Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Plaçkitja e Pazarit të Korçës nga grekët dhe arratia e myslimanëve

by te Sheshi
18/10/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 8 mins read
A A
Plaçkitja e Pazarit të Korçës nga grekët dhe arratia e myslimanëve

Nga Vepror Hasani

Ushtria greke hyri për herë të parë në Korçë mëngjesin e 7/20 dhjetorit 1912, e udhëhequr nga kolonel Dhamianos. (7 dhjetor sipas kalendarit të ri, ose 20 dhjetor sipas kalendarit të vjetër). E bëmë këtë sqarim pasi në përshkrimin e ngjarjeve të kësaj periudhe u përdorën të dy kalendarët. Vijojmë me kalendarin e ri. Grekët qëndruan në Korçë 14 muaj e dhjetë ditë, deri më 17 dhjetor 1914. Ikën se i detyruan Fuqitë e Mëdha. Koloneli grek Kondulis, më 17 shkurt 1914, dorëzoi Korçën në duart e ushtrisë shqiptare prej 250 vetash, të kryesuar nga Mustafa bej Aranitasi dhe oficeri hollandez, kapiteni Leopold de Ghilard. Aranitasi krijoi Qeverinë Shqiptare të Korçës, e cila mbahet mend për thyerjen e kryengritjes “vorioepiriote” të 20 marsit, (ose të 2 prillit) dhe ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Korçë. Qeveria e Korçës e pati jetën të shkurtër, 4 muaj e 7 ditë. Më 24 qershor 1914 në Korçë hynë të ashtuquajturit “andartë”, të cilët ishin ushtarë pa uniformë, njerëz të nxjerrë nga burgjet dhe gangsterë të ardhur nga Gjiriti. Një pjesë e tyre mësyu nga Kolonja, tjetra nga Nikolica e Devollit. Udhëhiqeshin nga Giorgos Tsontos, i mbiquajtur  “kapedan Varda”. Andartët u larguan nga Korça më 18 tetor 1914. Vendin e tyre e zuri për herë të dytë ushtria greke, e cila qëndroi në Korçë deri ditën që u përzunë nga ushtria franceze, të dielën e 22 tetorit 1916. Çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe me Pazarin e Korçës dhe dhe myslimanët që morën arratinë, lexoni ngjarjet.

Grekët hyjnë në Korçë për herë të parë

Ushtria greke dhe andartët u bënë tmerr për Korçën që nga ardhja e parë. Ja si përshkruhet çasti i mbërritjes së tyre:

“… Një mëngjes, gdhihej e premte, kur tërë qarku i Korçës, i asaj Korçe bukuroshe, (që) po i binte drita e diellit të shkëlqyer që arrinte prej majave… Gjithë natyra qeshte ndën shkëlqimet e ndriçme dhe të sermajta të diellit… Këtë mëngjes arriti një nga fqinjët, (Greqia), ta vizitojë e ta përhirojë atë popull, të cilin e kishte patur ndihmësin e saj. Shqiptarët e mjerë, porsi e kanë zakon, dhe prej fisi, duallë me nderim të madh siç e meriton një mik i ndërshëm…”.  

Ishin gabuar: nuk po vinin miqtë, por vrasësit

 “…kur shikojmë një tokicë njerëz, kapardisur me hutat në dorë sikur kishin marrë kokën e krajlit, duke kënduar greqisht, u përhapën ndë qytet porsi të marrosur. Këta ishin andartët, mohonjësit e shtëpive të tyre. Pas tyre erdhi një tabor me ushtarë të rregullueshëm (me uniformë), të cilët u përndanë në mëhallat e myslimanëve për të mbrojtur nderin e tyre gjoja (të myslimanëve)”. (Gazeta “Koha” 3 june 1915, artikulli i cituar: “Kujtime të kaluara në Korçë”)

“Por jo, vizitorët “bukuroshë” si panë dritën e shkëlqimit të qytetit, ngulë këmbë e nisën të kapardisen. Një javë s’lanë gjë pa bërë: çnderuan, prenë, vodhën e prishën xhami e teqe dhe më pas vunë minaret në nishan dyfeku, këta që mos u mbiftë fara!” (Po aty, “Kujtime të kaluara në Korçë”)

Pazari i Korces 1

Myslimanëve s’u mbeti asgjë për të jetuar. Pazari dhe dyqanet u plaçkitën. Ua rrëmbyen tokat, çifligjet e gjithçka kishin. Shumë prej tyre u vranë e u therën. Ikën të gjithë. Mbetën vetëm disa pleq. U kthyen në Korçë kur u formua qeveria e Mustafa bej Aranitasit, më 17 shkurt 1914, por kjo qeveri e pati jetën të shkurtër.

Vijnë andartët

Grekët mbërritën përsëri, më 23 qershor 1914. Kësaj radhe vetëquheshin “andartë”, njerëz që vrisnin edhe foshjat në barkun e nënës. Lajmi i parë i andartëve për myslimanët ishte: Keni vetëm një orë kohë për t’u larguar nga Korça!

“Më një orë e sipër duheshe të pregatiten që të shkojnë. Pra, nuku muntnë të marrin gjë tjetër përveç ca bukë e djathë dhe nga ndonjë rrobë për të veshur, më të nevojshmet. Me të vërtetë, dyke pasur një frikë kaq të madhe nga ato egërsira, duke (u) dridhur, dyke qenë kaq të lebetitur, përpara një rreziku kaq të madh, dyke dëgjuar dhe parë foshnjat e tyre të qajnë, të blegërijnë, si mund të kishin mend në kokë të mjerat familje, të marrin shumë plaçka, sikur edhe të kishin kohë të përgatiteshin prej më shumë se një orë. Gra, burra, djem, vajza, dyke qarë, dyke lebetitur, më të shumtët më këmbë, të paktët me kafshë, ca mbathur, ca zbathur, ikën më të shpejt dhe nuk vështronin prapa…” (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës, f. 120-121)

Pazari mbeti në mëshirë të fatit.

 “Ca veta prej parësisë së Korçës (ortodoksë) bënë lutje ne shefi m’i madh i tyre, te Varda, që të urdhëronjë të formuarit e ca çetave prej 3-4 civilë të armatosur që të gjesdisnin natën nëpër famullitë e myslimanëve për të rrojtur plaçkat dhe pasjen e tyre, të cilën e kishin lënë shkretë dyke ikur me një nxitim të madh, sikundër që thamë më sipër nga frika e andartëve. Ca prej këtyre çetave duall natën dhe ca ditën, bënë patrullë te Kasabaja. Po për fat të keq kjo gjë nuk mbajti më tepër se tre ditë. Andartët si u çlodhë mirë e bukur në Korçë u sulë të parën herë natën nëpër Kasaba dhe rrëmbyen shumë prej plaçkave e shtëpive myslimane, prej ato më të mirat dhe më të vjetrat,( më të vyerat), papastaj zunë të rrëmbejnë plaçkë edhe ditën, jo vetëm nëpër shtëpitë, po edhe nëpër dyqanet edhe magazitë të  myslimanëve”. (Petro Harizi “Historia kronografike e Korçës” f., 125-126)

Plaçkitës u bë dhe një pjesë e ortodoksëve:

 “Sa për sjelljen e ca vendasve të Korçës, kuxojmë të dekllarojmë, me gjithë që na vjen keq, që nuk u suall mirë. Ca korçarë rrëmbyen edhe spastruan tërë ato plaçka të myslimanëve, të cilat i kishin lënë nëpër shtëpitë e myslimanëve, andartët”, që do të thotë, çfarë mbeti nga andartët u mor nga ortodoksët e vobektë ) (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f., 126)

Andartët nuk përmbaheshin. Nuk lanë dyqan dhe magazinë të myslimanëve pa shpërthyer. Nuk u bindeshin as oficerëve të tyre. E kishin një arsye: kishin ardhur me kushtin të vidhnin, të plaçkisnin e të grabisnin ç’të mundeshin për t’u kthyer në Greqi të kamuar. Pas tyre, nuk u përmbajtën dot as oficerët e ushtrisë greke:

Vardha solli nga Gjiriti nipin e tij Zografaqin dhe e emëroi drejtor të Financës

Zaptoi tërë drithin dhe kafshët që lanë, kur ikën nga Korça shqiptarët, të cilat i shiti dhe të hollat i futi në financë. Vumë re që shumë bagëti të mëdha si lopë, qe kuaj dhe buaj erdhë ca tregtarë nga Kosturi dhe që gjetkë, i blenë me pak të holla dhe i shpunë në Kostur dhe Follorinë. Ca prej misrit të zaptuar, nga ata që ikën prej Korçe, Vardha vuri një komision në Mitropoli… edhe e ndau për të vobektët. Dita me ditën andartët bëheshin në Korçë më kuxonjës, më të pafrikshëm, më palikarë, zunë edhe oficerët e tyre të mos i nderojnë fare, as t’i përshëndoshin ushtarakisht, as t’i respektojnë fare. Si i pastruan tërë shtëpitë e myslimanëve, s’lanë gjë përveç dërrasat dhe muret”. (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f., 129-130)   

Edhe shtypi i kohës përcillte të njëjtën situatë:

“Tashi e kuptuan bukur cili ishte greku. Ata që betoheshin ja vdekje , ja bashkim, mallkojnë sahatin e lik kur shkeli këmba e grekut këtu, se po shohim që, planet që kishin grekët për ta djeguar Korçën, ta bënte hi, jo vetëm që i përmbushi, përkundrazi, i kapërcyen njëqind herë më shumë. Njëqind herë më mirë ta kishin djegur sesa ta  lënë në mure vetëm, dhe me ca njerëz që s’u ka mbetur frymë në shpirt…” (Gazeta “Koha” Jamestown N.Y., 17 korrik 1915) 

Pazari i Korces 3

Më pas, Giorgos Tsontos (kapedanVarda) doli me një vendim, ku urdhëronte tërë shqiptarët e ikur të ktheheshin në Korçë pasi në të kundërt malli i tyre do të konfiskohej dhe fitimi do të shkonte për arkën publike, ose e thënë ndryshe, në arkën e nipit të tij. Asnjë familje mysliamane nuk u kthye. Malli u shit. Andartët u detyruan ta lënë Korçën më 19 korrik 1914, për shkak të Luftës së Parë Botërore.

Ushtria greke, për herë të dytë në Korçë

Vendin e andartëve e zuri ushtria greke. Edhe me ardhjen e tyre për herë të dytë, nuk ndryshoi asgjë. U plaçkitën edhe dyqanet e fundit të myslimanëve. Në pazar shitej malli i vjedhur. Askush nuk blinte. As emigrantët nuk dërgonin të holla prej Amerike. Kishte shumë nga ata që jetonin me mallin e grabitur të myslimanëve. Gazetat e kohës shkruanin:

 “Tregtia në Korçë është shumë e pakët, pazari nuk luan fare. Tërë tregtarët, edhe ditën e së shtunës rrinë me duart kryq dhe po hanë para të azërta, me që myslimanët u prishën fare… Po edhe ata bukuroshë korçarë, që rrëmbyen këtë behar sa plasën, rrinë dhe po u sosen të hollat, dhe po mendohen se s’kanë nga ta zënë, ngaqë  nuk gjejnë më të rrëmbejnë, se u mësuan liksht pa punë… një shtrenjtësi e madhe që nuk tregohet, vetëm mishi shitet me të lirë sepse kasapët kanë edhe lopë, edhe dhen të rrëmbyera..” (Gazeta “Koha” Jamestown N.Y., 8 prill 1915)

Për plaçkitësit ishte kohë e artë. Shëtisnin me kuaj, të armatosur, grabisnin dyqane e magazina, e merrnin gjoja me qira prona e çifligje. Askush nuk guxonte t’u dilte përpara:

“Këta të poshtër kanë marrë me qira çifligjet e bejlerëve dhe me ndihmën e qeverisë (greke) janë bërë më keq se Ismal Durdushi, vrasin e presin më të katër anët. Kanë nga tre palë kuaj dhe nuk dinë qysh të mundojnë çifçinjtë (bujqit) për të marrë më shumë bereqet…” (Gazeta “Koha”, Jamestown N.Y., 14 oktober 1915)

Pazari i Korces 5

Plaçkitësve u ishte ofruar mbrojta e qeverisë, që nga dita e parë e mbërritjes së grekëve në Korçë:

“Këtu në Korçë, siç flitet, u pikas që u fillua një komitet grek, i cili do të ketë  për detyrë që të trembë e të vrasë çdo njeri që i kundërshtohet propagandës greke. Ky komitet grek në Korçë u formua prej 8 vetash dhe Kondulit i ardhi urdhëri që ta njohë e ta mpronjë me çdo therori komitetin grek, kështu që komiteti të ketë duart e zgjidhura për të bërë si të dojë…”  (Gazeta “Koha” 1 prill 1915)

Kthimi i myslimanëve në Korçë dukej i pashpresë. Pazari përjetonte mjerimin e plaçkitjes së madhe dhe arratinë e dhimbshme të zotërve të tij. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Euro 2016: mësohen çiftet e play off-it, veçohet përballja skandinave Danimarkë –Suedia

Euro 2016: mësohen çiftet e play off-it, veçohet përballja skandinave Danimarkë –Suedia

Filipine goditet nga tajfuni Koppu, deri tani nuk ka viktima në njerëz

Filipine goditet nga tajfuni Koppu, deri tani nuk ka viktima në njerëz

Pija që jo vetëm ju dobëson, por ju sjell edhe një sërë përfitimesh të tjera në organizëm (nga mjeku i njohur amerikan)

Pija që jo vetëm ju dobëson, por ju sjell edhe një sërë përfitimesh të tjera në organizëm (nga mjeku i njohur amerikan)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni