Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Qasja që shpërfaq më së miri dështimin apo suksesin e njeriut

by te Sheshi
16/02/2025
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?
212
SHARES

Tregtia, ndonëse në mentalitetin e disa njerëzve -sidomos gjatë Mesjetës- shpesh përçmohej si profesion matrapazësh, është pa dyshim një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të botës, si dhe të shkëmbimit kulturor dhe shkencor mes popujve.

Islami u shpall mes arabëve, të cilët tregtinë e kishin pjesë të kulturës dhe shpirtit të tyre. Mjedisi klimatik dhe pozicioni gjeografik në të cilin ata jetonin favorizuan zhvillimin e tregtisë te këta njerëz. Ardhja e shpalljes së Zotit mes tyre i shndërroi këta njerëz nga tregtarë të vegjël mallrash në “tregtarë” të mëdhenj shpirtrash.

Pikërisht për ta përçuar sa më mirë këtë mesazh tek një popull me mendësi tregtare, në Kuran, Allahu ua krahason njerëzve marrëdhënien me Të me shëmbëlltyrën e tregtisë. Krijuesi i gjithësisë thotë:

“Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t’u dhënë në këmbim Xhenetin… Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.” (et-Teube:111)

“Ata që e lexojnë Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë vërtet në një tregti që kurrë nuk do t’u dalë me humbje.” (Fatir: 29)

“O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një tregti, që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit.” (es-Saf: 10-11)

Është në natyrën e tregtisë së mallrave që ajo të jetë e dukshme, e reklamuar, sepse sa më e ekspozuar që ajo të jetë për njerëzit, aq më shumë shanse ka që tregtari i tyre të shtojë klientët dhe të rrisë fitimet e tij. Jo më kot thuhet “reklama është shpirti i tregtisë”.

Mirëpo, marrëdhënia me Zotin nuk është si tregtia me njerëzit. Ajo, megjithëse pse ka edhe dimensionin e vet publik e komunitar, në thelb mbetet një marrëdhënie dhe shkëmbim intim dhe i padukshëm për sytë njerëzve. “Tregtia” me Allahun nuk ka nevojë për reklamë dhe publicitet; përkundrazi, sa më shumë të ekspozohen veprat e mira individuale, aq më të dëmshme dhe të rrezikshme ato bëhen për besimin dhe sinqeritetin. Krijuesi kërkon sinqeritet të plotë nga krijesat e Tij, në mënyrë që në këtë marrëdhënie mes tyre të mos hyjë askush- as egoizmi njerëzor që e shtyn dikë të duket para të tjerëve. Themeli i Islamit është pikërisht monoteizmi, që nuk është gjë tjetër veçse sinqeriteti më i thellë njerëzor në pranimin dhe adhurimin e një Zoti të vetëm, unik dhe të pashoq.

Ndërkohë publiciteti dhe shfaqja e tepruar e adhurimeve në sytë e botës – siç ndodh sot rëndomtë nëpër rrjetet sociale- dëmtojnë sinqeritetin dhe marrëdhënien mes njeriut dhe Zotit. Edhe pse mund të mendohet se popullarizimi sa më i madh i adhurimeve nga ana e individëve (siç është shtrimi i iftareve, falja e teravive, shkuarja në Mekë, ndihma ndaj nevojtarëve etj.) nxit një kulturë besimi dhe fetarizmi, ato në të njëjtën kohë dëmtojnë sinqeritetin, duke nxitur shtirjen dhe dyfaqësinë.

Për këtë arsye, myslimanët e hershëm spikasnin në përkushtimin e tyre, sepse ata kujdeseshin shumë që veprat e tyre të mira të mbeteshin të fshehta.

Hasan el-Basriu (rahmet pastë) thënë: “Ka pasur njerëz që e kishin mësuar gjithë Kuranin, pa e ditur njeri. Ka pasur njerëz që kishin përvetësuar shumë dije, pa e kuptuar njeri këtë. Ka pasur edhe të tillë që falnin namaze të gjata në shtëpitë e tyre, ndërkohë që pranë tyre mund të kishte vizitorë, pa e vënë re ata. Dhe me të vërtetë, kemi njohur njerëz që, po të ishte e mundur ta bënin ndonjë vepër të mirë fshehurazi, kurrë nuk do ta shfaqnin atë publikisht.”

Bishr ibn Harithi (rahmet pastë) ka thënë: “Nuk njoh njeri që dëshiron të bëhet i famshëm, veçse ka e humbur fenë dhe është turpëruar.” Ai gjithashtu ka thënë: “Një njeri që dëshiron të njihet nga njerëzit, nuk do ta shijojë ëmbëlsinë e botës tjetër.”

Ebu Hazimi (rahmet pastë) ka thënë: “Fshihi veprat e tua të mira më shumë seç fsheh gjynahet e tua.”

Dhe e gjitha kjo, sepse siç thonë dijetarët: Adhurimet e kryera fshehurazi janë shkak i qëndrueshmërisë në besim, ashtu siç gjynahet e fshehta janë shkak i regresit.

Kështu që ekspozimi i panevojshëm dhe i tepruar i adhurimeve individuale është “tregti” me dynjanë dhe jo me Zotin.

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Përshtypje të moshuarish britanikë mbi fundjetën në Shqipëri

Përshtypje të moshuarish britanikë mbi fundjetën në Shqipëri

Po sikur të ketë një luftë në Ballkan?

Po sikur të ketë një luftë në Ballkan?

Bota nën erëra lufte: ç’ushtri ka apo synon Shqipëria?

Bota nën erëra lufte: ç’ushtri ka apo synon Shqipëria?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni