Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Njeriu që synon të rikthejë Berishën në pushtet me kartën e Trump-it

by te Sheshi
09/05/2025
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
49
SHARES

Strategu politik, i cili kontribuoi shumë në rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, tani ka sjellë ekspertizën e tij në Ballkan. Chris LaCivita po punon me ish-Presidentin e Shqipërisë Sali Berishën si pjesë e përpjekjeve të opozitës për t’u rikthyer në pushtet pas 12 vitesh sundimi të Ramës.

Zgjedhja e La Civita-s për të mbështetur Berishën forcon një pol politik që përputhet hapur me retorikën e Trump-it, në një vend me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, pikërisht sepse konsiderohet i prekshëm ndaj ndikimit rus dhe kinez. Siç i tha Politico-s zëdhënësi i Partisë Demokratike, Alfred Lela, “dy njerëzit që LaCivita i ka këshilluar në dy vitet e fundit janë Trump dhe Berisha”. Sipas tij, të dy burrat kanë “profile çuditërisht të ngjashme”, pasi ata “u persekutuan nga establishmenti, u etiketuan si të rrezikshëm nga elitat dhe u paraqitën si të huaj që duheshin eliminuar politikisht me çdo mjet”.

Në një aktivitet publik, vetë La Civita do deklaronte: “Me një demokraci të lulëzuar dhe miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ta bëjmë Shqipërinë përsëri të madhe”, duke përvetësuar qartë gjuhën politike “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.

Berisha, i cili ka shërbyer si president dhe dy herë si kryeministër, u tërhoq nga udhëheqja e partisë në vitin 2013. Megjithatë, në vitin 2021, administrata Biden e shpalli atë person “non grata” me arsyen e “korrupsionit serioz”, duke sanksionuar dhe familjen  tij. Ai u akuzua për përvetësim të fondeve publike dhe nepotizëm politik në kurriz të besimit të popullit shqiptar tek institucionet.

Anthony Blinken, si Sekretar i Shtetit, nuk i bëri publike provat pavarësisht kërkesave të vazhdueshme si nga Berisha ashtu edhe nga ligjvënësit amerikanë.

Ky vendim e zhyti të djathtën në krizë. Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, u përball me një hetim gjyqësor, u akuzua për korrupsion dhe u vu në arrest shtëpiak. Gjatë izolimit, ai iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja e apartamentit të tij në katin e tetë, me ndihmën e një mikrofoni dhe altoparlantësh. Në vjeshtën e vitit 2024, gjykata e njohu përsëri udhëheqjen e tij të partisë.

Por në sondazhe, socialistët dalin fitues me 48%, me një epërsi prej të paktën 10-12 pikësh, ku shpresa mbetet te vota e diasporës. Nëse Berisha ia del mbanë, ky do të jetë një rikthim spektakolar politik për një figurë që shumë e konsideronin përfundimisht të përfunduar.

Në të kundërt, Edi Rama, i cili ka dominuar skenën politike që nga viti 2013, kërkon të rinovojë mandatin e tij duke promovuar rrugën evropiane të vendit si një përparësi. Nga kryetar bashkie i Tiranës, ai evoluoi në një udhëheqës socialist, me retorikë që kombinon populizmin me pro-evropianizmin. Ai ka investuar në aleanca pro-perëndimore, duke punësuar këshilltarë britanikë që nga viti 2012, si Alastair Campbell dhe më vonë Tony Blair. Në të njëjtën kohë, në një përpjekje për të mbajtur kontaktin me kampin e Trump, Rama ka deklaruar se Trump është “i mirë për të gjithë” dhe se “Zoti e shpëtoi atë” nga atentati në vitin 2024 “jo vetëm për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por edhe për ta zgjuar Evropën”.

Përveç kësaj, Rama i dha Jared Kushner-it, dhëndrit të Trump, dy nga projektet më të mëdha të investimeve në historinë e vendit: ishullin e Sazanit, një ish-bazë ushtarake, dhe një zonë në grykëderdhjen e lumit Vjosa për zhvillim turistik.

Në këtë klimë përçarjeje, konflikti politik merr një dimension më të gjerë gjeopolitik. Marrëdhëniet me SHBA-në mbahen lart në axhendë – Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në Evropë – por mënyra se si secili prej dy pretendentëve kryesorë përpiqet t’i afrohet Uashingtonit ndryshon rrënjësisht.

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni