Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Me shkak, endjen e një gazetari sa nga njëri besim te tjetri

by te Sheshi
20/04/2025
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
201
SHARES

Ditët e fundit, një gazetar i njohur shqiptar është bërë objekt vëmendjeje publike për një seri fotosh që e tregojnë duke u lutur, tek ai që hebrenjtë e quajnë “Muri i Lotëve” në Jerusalem – i konsideruar si vend adhurimi për ta. Reagimet, siç pritej, nuk munguan. Por ajo që e bën edhe më paradoksale këtë shfaqje, është fakti se vetëm një ditë më parë, ditën e premte, kur kryhet falja e xhumasë, po i njëjti gazetar kishte pozuar në Xhaminë e Al-Aksasë, dhe më pas në “Kishën e Varrit të Jezusit”. Nga fjalët që shoqëronin secilën foto, të krijohej përshtypja se ai kishte kryer adhurime në të tria objektet, me një lloj devocioni gjithëpërfshirës, që më shumë ngjan me një teatër postmodern shpirtërash se me një qasje të qartë fetare.

Në një rast tjetër, i njëjti person, tërhoqi vëmendjen për kontradikta të tilla, kur ai pati publikuar një foto në zyrën e tij, ndërkohë që pas shpine dukej e varur në mur një nga karikaturat dashakeqe, të gazetës së njohur famëkeqe franceze, për Profetin Muhamed (alejhi salatu ue selam). Një akt ky që nënkupton jo thjesht mungesë të ndjeshmërisë fetare, por më shumë se kaq. Dhe, për të plotësuar ciklin e përzgjedhjeve të tij spirituale, ai është parë gjithashtu dhe fotografuar me ihram, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Nga mbiemri dhe prejardhja, është e kuptueshme që ai vjen nga një origjinë myslimane, por veprimet e tij flasin për një mendësi që është përtej respektit për fetë e ndryshme, duke u përfshirë në rituale të këtyre feve, në një mënyrë që tejkalon kuriozitetin kulturor dhe shpalos një formë sinkretizmi të habitshëm.

Qëllimi i këtij shkrimi këtu nuk është personi në fjalë. Ai është vetëm simboli i një fenomeni më të gjerë – një mentalitet i rrënjosur thellë në shoqërinë shqiptare, që e ngatërron tolerancën fetare me një përzierje të pavetëdijshme dogmash të papajtueshme. Kjo është ajo që në terminologjinë fetare njihet si “sinkretizëm”: bashkimi i elementeve nga fe të ndryshme, që në thelb të doktrinave të tyre përjashtojnë njëra-tjetrën.

Feja nuk është një mozaik ngjyrash që mund ta konfigurojmë sipas qejfit, por një strukturë e brendshme e ndërtuar mbi një doktrinë koherente dhe të qëndrueshme. Judaizmi nuk e njeh Krishterimin si vazhdim të ligjshmërisë së shpalljes hyjnore, por e sheh atë si herezi. Krishterimi, në anën tjetër, e sheh Judaizmin si një fazë të kapërcyer me ardhjen e Krishtit, dhe e sheh Islamin njëlloj si Judaizimi Krishtërimin. Islami, ndërkaq, e konsideron veten si përmbushjen dhe mbylljen e ciklit profetik – fundin e një shpalljeje që e përfshin dhe e tejkalon gjithçka qiellore para tij.

Të marrësh pjesë në ritualet e të tria feve, është si të shkruash një ekuacion me zgjidhje të kundërta dhe të presësh një të vërtetë të përbashkët. Në fakt, ky është një absurd shpirtëror, një mungesë e theksuar e dijeve bazë fetare, që në shoqërinë shqiptare shfaqet me një vetëbesim të çuditshëm dhe të ngatërruar me krenarinë për “tolerancën fetare”.

Por toleranca nuk është relativizëm religjioz. Ajo nuk nënkupton që të gjitha rrugët janë të drejta, por që njeriu ka zgjedhur rrugën e vet, pa përjashtuar ekzistencën dhe bashkëjetesën me tjetrin, që ka një tjetër besim. Shqiptari që bashkon të tria fetë në një shpirt të vetëm, tregon se nuk i njeh dhe as nuk kupton asnjërën prej tyre. Ky sikretizëm nuk buron nga ndonjë filozofi perenialiste, por nga një mendësi e rrënjosur që vjen nga paganizmi politeist – një përpjekje për ta “marrë Zotin apo zotat me të mirë”, përmes të gjitha rrugëve të mundshme, që të mos mbetet pa mbrojtjen e asnjë “fuqie hyjnore”.

Kjo në thelb është padije, por një padije që ka marrë formën e një krenarie të gabuar. E kur dikush përpiqet ta kritikojë dhe shpjegojë gabimin, ai shpallet menjëherë “fanatik” apo “ekstremist”, ndërsa vetë injoranca mbetet nën petkun e “tolerancës unike shqiptare”.

Në thelb, kjo nuk është tjetër veçse një rikthim i idhujtarisë në forma të reja – jo më me statuja, por me simbole fetare të shpërndara si rekuizita në një teatër postmodern.

Mendësia e injorancës pagane, që i trajton zotat dhe Zotin si njerëz, i vjen për shtat postmodernitetit, sinkretizmit dhe relativizmit fetar, ndaj shqiptari që përqafohet me të gjitha fetë, në fakt nuk përqafon asnjë. Ai vetëm përpiqet të qetësojë ndërgjegjen e vet në një shoqëri që ka humbur busullën dhe kërkon ngushëllim në rituale të përziera që nuk kanë as shpirt, e as thelb.

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Një “Faraon” në hapësirë për sekretet e kohës

Një “Faraon” në hapësirë për sekretet e kohës

Armëpushim nën mosbesim

Armëpushim nën mosbesim

CNN: Ç’fshihet pas shpalljes së papritur të një armëpushimi rus?

CNN: Ç’fshihet pas shpalljes së papritur të një armëpushimi rus?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni