Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Xhamia e Korçës: Organizatorja e mitingut të madh të shkronjave shqipe

by te Sheshi
28/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Xhamia e Korçës: Organizatorja e mitingut të madh të shkronjave shqipe
11
SHARES

Nga Vepror Hasani

Xhamia e Madhe e Korçës u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori në vitin 1496.  Edhe sot e kësaj dite ajo mbahet mend si shembull mirësie, urtësie, diturie dhe atdhetarie. Pranë Xhamisë u ndërtua një shkollë për djem dhe vajza, (e para dhe e vetmja shkollë në Shqipëri në atë kohë). Vajzat dhe djemtë mësonin në të njëjtën mësonjëtore. Shkollimi bëhej falas. Flitet për 5 shekuj më parë. Të gjitha këto kanë mbetur të shkruara te vakëfnameja, (kthimi në vakëf i pronave të Iljaz bej Mirahorit). Në fund të Dekretit Perandorak (vakëfnamesë) thuhet:

 “Ky dokument u redaktua më 1 të muajit Ramazan të vitit 910”. (sipas kalendarit Hixhri)

Me kalendarin e sotëm në viteve 1504-1505, që do të thotë se shkolla ishte ndërtuar para vitit 1504.

Në dekret shkruhet:

“Iliaz bej Mirahori ngriti e ndërtoi… një shkollë të bukur e të hijshme. Pastaj caktoi këtë si vakëf për gjithë ata djem dhe vajza myslimane që vazhdojnë të mësojnë këndimin e Kur`anit e të studiojnë dituri të tjera”.

Bashkë me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, Mirahori ndërtoi edhe një qendër sociale, të quajtur ndryshe “Imaret”, të cilin e vuri në shërbim të gjithkujt që ndihej i vobektë, vendas apo i huaj qoftë. Në vakëfnamenë e tij lexojmë:

“Ngriti e ndërtoi edhe një Imaret (institucion bamirësie) të shenjtë dhe të hijshëm me gjithë lokalet e nevojshme, si: kuzhinë, depo, furrë, han, etj dhe i caktoi si vakëf për gjithë ata që shkojnë e vijnë etj dhe e pajisi këtë Imaret me të gjitha mjetet, enët dhe komoditetet e nevojshme…”.

Pra, në han mund të flinin edhe të varfërit që rasti i sillte në Korçë. Në këtë qytet gjithkush gjente parajsën. Nuk kishte rëndësi nëse ishe i vobektë, pasanik apo i varfër. Vakëfnameja udhëzonte për gjithçka e në çdo rast:

“Vakëflënësi i lartpërmendur vë si kusht që në këtë Imaret të gatuhet e të furnizohet çdo ditë dy herë me ushqim, në drekë e në darkë
Do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi etj dhe do të hajë kushdo që të jetë i pranishëm në kohë të bukës, i vobektë, pasanik, i varfër, i huaj, udhëtar e banues, fëmijët e studentëve etj, kushdo qoftë, çka do që të hanë e kanë hallall dhe u bëftë mirë”

3 OBELISKU I ABC-esë

Xhamia e Korçës që nga zanafilla e saj qëndroi në përkrahje të diturisë. Në xhami hyri gjuha shqipe. Mevludi, (Lindja e Profetit Muhamet) u këndua shqip. Hoxhallarët u bënë mësues të gjuhës amtare, që t’u mësonin fëmijëve të shkruanin dhe të lexonin gjuhën e nënës. Shtëpitë e tyre i kthyen në mësonjëtore. U përkrahën zonjat myslimanka të krijonin shoqëri e të ndihmonin përhapjen e shqipes. Xhamia organizonte lutje në shenjë nderimi për ngritjen e flamurit më 28 nëntor. Në ditë të tilla, sipas “Gazeta e Korçës”, 15 nëntor 1927,  Xhamia  ftonte në ambientet e saj korin katër-zanor prej 130 vetash  të Liceut te Korçës, të këndonte lutjet fetare në tedeumin e kësaj dite.

Mbi të gjitha, edhe pse nuk është thënë kurrë, shndrit e vërteta e pamohueshme: Xhamia e Korçës u bë organizatorja e Mitingut të Madh të Shkronjave Shqipe më 14 shkurt 1910 ku morën pjesë më shumë se 12 mijë veta.

Të gjitha këto që sapo renditëm, vijnë të faktuara më poshtë sipas kronikave të kohës:

 “Për gëzimin e gjithë shqiptarëve gjuha shqipe hyri në idadije (gjimnaz turk).

Klubi rekomandoi për mësonjës z. Mihal Grameno. U dha urdhër që gjithë hoxhallarët e fshatrave të vijnë në Klub’ të Korçës që të mësojnë shqip për të mësuar djemtë”. (Gazeta “Korça”, 24 shënëndre 1908)

Një  kronikë tjetër thotë:

 “Prej 15 ditësh hoxhallarët e fshatrave po mësojnë në Klub, (është fjala për klubin “Dituria Shqip” të Orhan Pojanit),edhe për së shpejti do t’u jepet diplomë që të venë e të mësojnë djemtë shqip”. (Gazeta “Korça”, 22 janar 1909)

Pjesë e gjuhës shqipe u bënë edhe  zonjat myslimanka:

 “Zonjat e Korçës po krijojnë një shoqëri për të përhapurit e mësimit midis zonjavet që nuk kanë mundur të mësojnë diturin’.

Reagimi i gazetës “Korça”: Shprehim se kjo shoqëri e vjejtur do t’i shërbenj kombit shqiptar. Pa dyshim se të gjitha zonjat shqiptarka do t’i zgjatin dorën kësaj shoqërie dyke ndihmuar me çdo gjë”. (Gazeta “Korça”, 18 shkurt 1909)

Përkrahjen e gjuhës shqipe nga kleri mysliman e gjejmë gjithandej:

 “Baba Abidini i Teqesë së Frashërit shtëpin’ e tij që ka në katunt Krushovë e ndërtoi mirë, e bëri shkollë shqipe, me qenë që shtëpia është e madhe, ka ndarë dhe ca dhoma që të flenë nxënësit, të cilët i kanë katundet larg”. (Gazeta “Korça”, 18 shkurt 1909)

Numri i hoxhallarëve të Korçës që mësonte të shkruante dhe të lexonte shqip, rritej vazhdimisht:

“Gjer më sot 70 hoxhallarë mësuan në Klub gjuhën shqipe edhe shkuan në fshatra për të mësuar djemtë”. (Gazeta “Korça”, 6 mars 1909)

Atdhetarët po i kthenin shtëpitë e tyre në shkolla për djemtë dhe vajzat:

 “Atdhetari i flakët Emin Efendiu, i cili është nëpunës i tapive në Korçë, kuptoi se gjuh’ e vet lartëson mendimin e njeriut dhe forcon kombësinë, hodhi këmbën përpara dhe hapi një shkollë në fshat të tij Selenicë (Frashër). Nga zemra e urojmë këtë zot dhe të vëllanë Jakub Efendinë, i cili do të jetë i detyruar për përparimin e kësaj shkolle”. (Gazeta “Korça”, 20 mars 1909)

Në xhami Lindja e Profetit këndohej shqip:

“Në xhami të Korçës Mevludi (Lindja e Profetit Muhamed), u këndua mbi gjuhën shqipe. Dëgjonjësit qenë aq të tepër (të shumtë) sa xhamia nuk i nxinte. Të gjithë mbetnë të kënaqur se kishin shumë kohë që këtë mevlud e këndonin më gjuhë tjetër, po kurrë nuk u ka bërë një përshtypje kaq të mirë dhe të tepërt (të madhe). Prandaj urojmë Hafiz Alinë, i cili e këndoi dhe e ka përkthyer këtë vivël më gjuhën shqip. Padyshim dhe shumë gjëra të tjera që po përkthehen shqip do të këndohen nëpër xhamitë”. (Gazeta “Korça”, 31 mars 1909)

Në gjimnaze gjuha shqipe jepej nga njerëzit më të shkolluar të kohës:

“Mësonjës për gjuhën shqipe në shkollën gjimnasto të Korçës u zgjodh direqtori (drejtori) i gazetës “Korça”, z. Sami Pojani”. (Gazeta “Korça” 1 vjesht’ e II-të 1909)

Mbi të gjitha, edhe pse nuk është thënë kurrë, shndrit e vërteta e pamohueshme: Xhamia e Korçës u bë organizatorja e Mitingut të Madh të Shkronjave Shqipe më 14 shkurt 1910 ku morën pjesë më shumë se 12 mijë veta.

Gazeta “Lidhja Ortodokse” shkruan, organizatorë të mitingut ishin:

Çerçiz bej Zavalani, Mustafa bej Selenica, Stavre Karoli, Xhafer bej Luarasi, Tefik efendi Panariti, Ali bej Frashëri edhe Rakip Efendi Jemenli.

Në krye të njerëzve u vunë klerikët e poshtëshënuar:

Baba Xhemali prej Kreshove me 14 dervishë, baba Hyseni dhe dervishlerët, dervish Hajdari nga teqe e Turanit dhe 5 dervishlerë të tjerë, pesë shehlerët e Devollit: Qerimi dhe Hasani nga Bilishti, Sheh Riza Cangonji, sheh Hyseni Pilur, edhe dervish Ahmet Progri, dhe baba Qazimi i Qatromit.

“Lidhja ortodokse” jep edhe detaje të tjera mbresëlënëse:

Në krye të “Bandës së Lirisë” me pleqësinë e anëtarët, të gjithë me kongarda edhe me flamur, kolonjarët me flamurë edhe me Çapare në kraharor shkruar: “Rroftë abe-ja shqipe!”

Pastaj vinin kaluar Shenjtëri e tyre: Baba Hyseni, Baba Qazimi, Baba Xhemali,
Sheh Ibrahimi i Korçës, Sheh Qerimi, Sheh Hasani, edhe Sheh Hyseni.

(Gazeta “Lidhja Ortodokse” e hënë, 22 shkurt 1910)

Çdo 28 nëntor Xhamia e Korçës bënte lutje në nderim të flamurit shqiptar

Ja çfarë thuhet në programin e kësaj dite:

Më 27/11/20 më darkë (pasnesër, të shtunë mbrëmanet), të gjitha zyrat qeveritare do të ndriçohen me kandila e do të zbukurohen me llampa etj.

Më ora 07.00, mbrëmanet, Banda do të lozë marshe para zyrave qeveritare dhe do të shëtisë në shumë rrugë

Më ora 08.00, mbrëmanet, do të lëshohen qorrëfishekë në breg të “Shën Thanasit”

Më 28/11/20 , të gjitha zyrat do të jenë në pushim.

Më 28/11/20 , ora 09.00, pasdreke, do të bëhet lutje ne xhami, dhe në ora 09.30 do të bëhet lutje ne kishën e “Shën Gjergjit”…”

(“Gazeta e Korçës”, e dielë 28 nëntor 1920)

Lutjet për flamurin fillimisht bëheshin në Xhami e më pas në kishën e “Shën Gjergjit”, ndërsa më pas lutjet filluan të bëheshin në të njëjtën kohë.

Kjo është Xhamia e Korçës.

Te porta e Xhamisë së Madhe gjendet një mbishkrim ku thuhet:

“Themeluesi i (kësaj vepre) të dobishme e të mirë, Mirahor Iljaz beu e ndërtoi (këtë xhami) në vitin nëntëqind e një.(sipas kalendarit Hixhri)

(Sipas kalendarit të sotëm 1496).

Më nëntëqind e tetëmbëdhjetë Mehmet Beu plot gëzim i vuri plumbin.

(Me kalendarin e sotëm, 1572-73).

Më njëmijë e dyqind e dyzet e nëntë Dervish Islam Beu kreu meremetimin e parë.

(Me kalendarin e sotëm 1833-84).

Më njëmijë e dyqind e tetëdhjet e pesë, Sali Beu e bëri shumë mirë meremetimin e dytë. (Me kalendarin e sotëm 1868-69)

 Shpirtrat e tyre le të prehen me lutje dhe të mira, 1289

(Me kalendarin e sotëm 1872-1873)

Edhe sot e kësaj dite Xhamia e Korçës mbahet mend si shembull mirësie, urtësie, diturie dhe atdhetarie.

/tesheshi.com/

Related Posts

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Next Post
Agron Luka: Babai im, Gjovalini, komandanti që hyri i pari në Shkodrën e çliruar me 29 nëntor (foto-dëshmi)

Agron Luka: Babai im, Gjovalini, komandanti që hyri i pari në Shkodrën e çliruar me 29 nëntor (foto-dëshmi)

Kupa “Pavarësia” shkon në Ulqin

Kupa “Pavarësia” shkon në Ulqin

Tyson Fury rrëzon nga froni Wladimir Klitschko-n dhe shpallet kampion bote

Tyson Fury rrëzon nga froni Wladimir Klitschko-n dhe shpallet kampion bote

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni