Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Agron Luka: Babai im, Gjovalini, komandanti që hyri i pari në Shkodrën e çliruar me 29 nëntor (foto-dëshmi)

by te Sheshi
01/12/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Agron Luka: Babai im, Gjovalini, komandanti që hyri i pari në Shkodrën e çliruar me 29 nëntor (foto-dëshmi)
7
SHARES

Nga Musa Kurtulaj

Janë dashur të mbushen 71 vite nga dita e çlirimit, për t’u mësuar publikisht se kush e ishte komandanti që udhëhoqi njësitin partizan i cili hyri i pari mëngjesin e 29 nëntorit të vitit 1944, në qytetin e Shkodrës. Ai quhet Gjovalin Luka, anëtar i Grupit Komunist dhe i Qarkorit të Shkodrës gjatë Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare, shok i ngushtë i Zef Malës,  Qemal Stafës, Vasil Shantos, Sadik Bekteshit, e shumë figurave të tjera të rëndësishme të levizjes antifashiste në Shkodër. Pohimi vjen nga djali i tij, Agron Luka, studiues. Ai thotë  se ky fakt është ditur nga shokët e babait të tij, por nuk është pohuar sepse u përndoq politikisht. Gjithçka për këtë sqarohet në intervistën e mëposhtme….

Z.Luka, ju deklaroni se babai juaj, Gjovalin Luka, ka komanduar njësitin partizan të batalionit “Perlat Rexhepi” që hyri i pari me 29 nëntor të vitit 1944, në qytetin e Shkodrës. Si e provoni këtë?

Njësiti partizan në pjacën e Shkodrës me 29 nëntor 1944, i dyti nga e djathta është Gjovalin Luka
Njësiti partizan në pjacën e Shkodrës me 29 nëntor 1944, i dyti nga e djathta është Gjovalin Luka

Ky është një fakt historik i pakontestueshëm. Janë shumë fotografi që e kanë të fiksuar mëngjesin e datës 29 nëntor të vitit 1944, kur njësiti partizan i komanduar nga babai im, Gjovalin Luka, hyri në qytetin e Shkodrës dhe marshoi në pjacën e këtij qyteti duke konfirmuar kështu çlirimin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nga okupatorët gjermanë. Unë po ju tregoj vetë dy fotografi nga ajo, ditë. Në dy fotot babai im, Gjovalin Luka, është i dyti në rresht të parë nga e djathta. I pari është Frano Jakova, vëllai i Tuk Jakovës. Kështu, janë indentifikuar me radhë edhe emrat e tjerë ne rreshtin e parë.

Ku ka qënë babai juaj para datës 29 nëntor të vitit 1944?

Babai im, Gjovalin Luka, ishte komandant i njësitit partizan të batalionit “Perlat Rexhepi”, njësit që kishte si detyrë të luftonte për të zhbllokuar Urën e Mesit, 3 km në veri të qytetit të Shkodrës, e cila ishte bllokuar nga trupat gjermane. Kanë luftuar ne këtë pikë me trupat gjermane deri në të gdhirë të datës 29 nëntor. Më pas trupat gjermane janë larguar në drejtim të Koplikut për në Podgoricë, ndërsa njësiti partizan marrshoi drejt qytetit të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të datës 29 nëntor. Ishte i pari njësit partizan që hyri në këtë qytet.

Po mirë, pse kontestohet atëherë 29 nëntori, ka 25 vite me historinë 28 apo 29, kur është fjala për datën e saktë të çlirimit të Shkodrës?

Unë nuk e di pse kontestohet, por di se e vërteta është që Shkodra është çliruar më 29 nëntor. Kjo as që mund të vihet në dyshim. Babai im, ndonëse u persekutua tmerrsisht nga regjimi i Enver Hoxhës, asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim këte datë, sepse nuk kishte si ta vinte në dyshim një ngjarje që ka qënë vetë protagonist i saj.

Buletini

E dyta, pse anashkalohet Buletini i Luftës Nacional Çlirimtare i datës 1 dhjetor 194. Lexojeni këtë buletin ku është e shkruar e zeza mbi të bardhë se në pasdrekën e 29 nëntorit te vitit 1944, kur po zhvillohej një miting i rinise në Tiranë dhe ishte duke folur Liri Belishova, e ndërpret fjalimin dhe e merr fjalën Nako Spiro, i cili deklaron se sapo erdhi lajmi që edhe Shkodra u çlirua. Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar edhe si studiues, se pse tentohet të mohohet 29 nëntori që ështe një e vertetë historike. Babai im ka mbajtur rregullisht shënime për periudhen e luftës e më vonë, ndaj ngado që ta marrësh gjithçka është e dokumentuar, kështu që nuk e di pse krijohet gjithë ky konfuzion.

Shkurtimisht, si është historia e babait tënd dhe aktiviteti i tij.

Babaim im, Gjovalin Luka, ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe anëtar i Qarkorit. Shok i ngushtë me Zef Malën – kryetar i këtij grupi, shok i ngushtë me Qemal Stafën, Vasil Shanton, Sadik Bekteshin e shumë figura të tjera të rëndësishme të levizjes në Shkodër. Regjimi i Zogut e ka arrestuar së bashku me Qemal Stafen si aktivistë të levizjes. Po me ketë motiv është perjashtuar ne vitin 1940 nga Gjimnazi i Shtetit në Shkodër, ku për këte ekziston edhe vendimi i perjashtimit.

Gjovalin Luka partizan me bashkëshorten
Gjovalin Luka partizan me bashkëshorten

Më pas merr pjesë në çetën e parë partizane të Shkodrës dhe në formacionet e batalionit “Perlat Rexhepi”. Për veprimtari antifashiste, është dënuar me vdekje në mungesë nga gjykata fashiste në Shkodër.

Historinë e drejtimit të njësitit të parë partizan që hyri në Shkodër mëngjesin e 29 nëntorit 1943 ua tregova, ndaj nuk po zgjatem.

Pas çlirimit caktohet sekretar i agjitacionit e propagandës në Shkodër dhe kryeredaktor i gazetës “Jehona e Shkodrës”, e në vijim i gazetës “Koha e Re”. Në shtator të vitit 1945, me kërkesë të Nako Spiros, ngarkohet në Tiranë me detyrë në Bashkimin e Rinisë Antifashiste. Në të njëjtën kohë zgjidhet sekretar i shoqatës së miqësisë Shqipëri – Bashkimi Sovjetik, ndërkohë që ishte edhe deputet i Postrribes dhe Shllakut. Më 1 maj të vitit 1947 është në përberje të delegacionit të parë me Nako Spiron, Nexhmie Hoxhën, Haxhi Lleshin, Fadil Paçramin dhe Vera Pojaninin (Ngjelën), që vizitojnë Bashkimin Sovjetik dhe priten nga Ministri i Jashtëm, Mulotovi. Më vonë, vihet në shënjestër nga Koçi Xoxe dhe shpëton mrekullisht. Zgjidhet anëtar i Sekretariatit të Kuvendit Popullor dhe kryeredaktor i revistës “Miqësia”.

Gjovalin Luka në vitet e çlirimit
Gjovalin Luka në vitet e çlirimit

Në vitin 1955 caktohet kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Varshavë, kur firmos deklaratën e kësaj konference për çarmatimin. Falenderohet për ketë nga Enver Hoxha, por me 19 qershor të vitit 1955, Hoxha e thërret ne zyrë dhe debatojnë ashpër për një shkrim që kishte botuar një vit më parë në “Zëri i Popullit”, ku shkruante se Bashkimi Sovjetik kishte bërë kërkesë per të hyrë në NATO. Enver Hoxha e akuzon se kishte dekonspiruar strategjinë e Traktatit të Varshavës. Të pranishëm ne këte debat kanë qenë edhe Rita Marko e Haxhi Kroi. Pas këtij debati, filloi edhe kalvari i vuajtjeve për babain tim. U degdis nëpër spitale, e  internuan në Zvernec e Roskovec, dhe vetëm në vitin 1973 e lejuan të kthehej në Shkodër.

Qëndronte brenda në shtëpi, lexonte, shkruante…dhe kështu deri me datën 18 janar të viti 1980 kur dhe u nda nga jeta. Për konçidencë, data e vdekjes i përkon me datën e lindjes, 18 janar të vitit 1921. Pak a shumë, kjo është historia e babait tim, që nuk iu përmend emri nga shokët e tij që pas 18 qershorit të vitit 1955. Më gjerësisht kam shkruar një libër për këtë, por u ndala shkurtimisht meqenëse me pyetët. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Kupa “Pavarësia” shkon në Ulqin

Kupa “Pavarësia” shkon në Ulqin

Tyson Fury rrëzon nga froni Wladimir Klitschko-n dhe shpallet kampion bote

Tyson Fury rrëzon nga froni Wladimir Klitschko-n dhe shpallet kampion bote

Mijëra vetë protestojnë në Londër kundër fushatës së bombardimeve mbi Siri

Mijëra vetë protestojnë në Londër kundër fushatës së bombardimeve mbi Siri

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni