Kreta, një ishull krenar dhe i këndshëm, plot me urrejtje për Gjermaninë
Nga David Patrikarakos
Politico.eu
Heraklion, Greqi – “Mu në lule të ballit”, shtyn dy gishta në qendër të ballit të tij për të treguar vendin, Marinos mbush pushkën e tij dhe qëllon.
Plumbi çan ajrin dhe trupi im tronditet. “Kjo është ajo që unë do t’i jepja Merkelit,” thotë ai me një buzëqeshje të gjerë. Kreta është ishulli më i madh i Greqisë. Shtëpi e rreth 620.000 njerëzve, ajo është vendlindja e qytetërimit Minoan, muzikës të lashtë, poezisë greke dhe gjakmarrjes.
Për shekuj me radhë, njerëzit këtu kanë punuar fushat nën një diell djegës më shumë afrikan sesa europian, ata kanë mbledhur delet nëpër fshatrat malore, dhe kanë kujtesë shumë, shumë, shumë të gjatë.
Kam arritur në Heraklion, kryeqytetin e Kretës. Ai duket si çdo kurth tjetër për turistët. Rrugët kanë lëvizje papushim me pushues që ecin me motorë Scooters të marrë me qira. Dyqanet janë të pajisur me kova dhe lopata, shkopinj plazhi dhe topa. Shishet plastike me ujë janë grumbulluar në pirgje për t’i shitur sa më shpejt.
Kreta është vendi ku takohen Greqia urbane dhe ajo rurale. Ndarja në mes të qytetit dhe të fshatit është një pjesë vitale e historisë së krizës greke. E tillë është dhe situata e bujqësisë lokale, pasi Kreta është një gumbujsh ishujsh me tokë të mjaftueshme që mund ta mbajë veten edhe pa turizmin.
Një aftësi e vlefshme në kohën kur katastrofa financiare mund të jetë vetëm disa ditë larg. Kretasit janë kokëfortë. Dhe ata krenohen me kundërshtimin e tyre. Gjatë referendumit të 6 korrikut në Kretë u regjistrua përqindja më e lartë e votës “JO” në të gjithë vendin (73,27 për qind), përkatësisht në Chania, qyteti i dytë më i madh i ishullit. Jam këtu për të gjetur arsyet e kësaj vote. Në mbrëmje bëj një shëtitje rreth Heraklionit. Është fundjavë dhe festimet janë në fuqi; duke ngrënë, pirë dhe qeshur në rrugë.
Arrij të kap të folura në rusisht, gjermanisht. Por natyrisht edhe anglishte me theks amerikan dhe britanik. Unë shkoj në Sheshin e Luanëve, një nga sheshet kryesore të qytetit. Gjërat duken mirë. “Veranda All Day Kafe and Restorant” është e mbushur me njerëz. Por dyqanet me rroba firmato, përfshirë dhe bursën janë të gjithë në shitje.
“Çdo gjë vetëm 15-30 euro” lexon një tabelë. “Çmime Speciale”, thuhet në një tjetër. Si kudo tjetër në Greqi gjërat duket të ecin në rrjedhjen e zakonshme, por po të shikojmë vetëm pak me më vëmendje duket që kriza është kudo.
Ndërsa kthehem në hotelin tim kaloj përpara “The Gusto All Day Café”. Në altoparlant dëgjohet Tracy Chapman me këngën e tij: Talkin’ About a Revolution me një zë të ulët.
* * *
“Kemi shumë qytetërim këtu; shumë Europë; shumë gjithçka”, thotë Jorgo Chatzidakis, duke hedhur poshtë shqetësimet e mia ndërkohë që ndez një cigare pikërisht poshtë tabelës “Ndalohet duhani!”.
Jorgo është një vendali nga Kreta, një shoqëri që funksionon pothuajse tërësisht në lidhjet farefisnore dhe miqësitë e ngushta, pra me lidhjet tribalë.
Ai është perfekt si guida ime në zonat e brendshme rurale të Kretës, ku, siç thotë ai, ndodhet “shpirti i vërtetë” i ishullit ku banon.
Pa dikë si Jorgo, askush në brendësi nuk do të flasë me mua, sepse unë para se të gjithash jam gazetar i një media me bazë në Bruksel, faqja e internetit e të cilit përfundon me eu, dhe nuk i thonë pak.
Jorgo është një mësues gjuhe, por si pothuajse të gjitha Kretasit merret me bujqësi. Së bashku me gruan e tij, ai zotëron rreth 350 rrënjë ullinj, të cilat ai i vjel çdo vit.
Plani është që të udhëtojmë me “Agrotiko”-n e Jorgos, një kamion i vogël me rimorkio të hapur për transportin e mallrave. Thuajse të gjithë kretasit e kanë një të tillë. Ne e mbushim kamionin me ujë të ftohtë pasi vapa është e tmerrshme. “Falë Zotit është më butë sot, ndryshe nuk do ishte e durueshme”, thotë Jorgo”.
Ne largohemi nga qyteti. Peizazhi bëhet gradualisht më i shkretë. Kodrat dhe malet janë të mbuluara në shkurre ulliri dhe vreshta rrushi. Traktorë dhe Agrotiko ecin nëpër fusha në të dyja anët e rrugës. Kalojmë pranë një kishe të vogël në një fushë – një kishë private, shpjegon Jorgo.
“Në Kretë, në se keni probleme shëndetësore ose familjare, mjafton të puthni pjesën e artë apo të argjendtë të Ikonës dhe shpëtuat. Nëse vërtetë jeni në gjendje të rëndë mjafton të ndërtoni kishën tuaj. Disa e ndërtojnë edhe në kujtimin e atyre që kanë vdekur. Kemi kaq shumë njerëz që vdesin çdo vit në rrugë”.
“Njerëzit në Kretë nuk mësojnë kurrë,” thotë Jorgo duke psherëtirë dhe rënkuar pranë një kthese të fortë.
Ne jemi tani në rrugën dredha-dredha nëpër mallet e Kretës. Peizazhi shtrihet poshtë nesh. Rruga është e ndotur me shalqi të thyer.
Duhet t’i shmangemi një maceje të ngordhur nëpër rrugë. Jorgo fillon të më japë reagimin e tij për kreditorët e Greqisë. “Mbi 1,000 fshatra të Kretës u shkatërruan nga gjermanët gjatë luftës,” thotë ai, duke mbajtur një dorë te timoni dhe një tjetër e përdor për të ndezur një cigare.
“Pastaj ishte sigurisht ‘huaja’ e famshme e pushtimit kur gjermanët detyruan qeverinë greke për t’i dhënë atyre para. Ata morën 90 për qind të rezervave të arit të Greqisë – e gjithë kjo për të ushqyer trupat e tyre “.
“Unë mendoj se disa njerëz duhet të ulin kokën para këtyre gjërave”, vazhdon ai. “1000 fshatra – u fshinë nga harta. Janë gjetur skeletet e qindra fëmijëve. Unë mendoj se ne duhet të vënë të gjithë këto në një album dhe ta dërgojmë për ditëlindje ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble”.
* * *
Ne arrijnë në Matala, vendi i një serie shpellash të famshme që në vitet 1970 u mbushën me hippies nga e gjithë Evropa të cilët erdhën aty për të festuar. Unë ulem mbi kuvertë në kafe Zafiria. Në një plazh, vetëm metra larg, turistët notojnë dhe bëjnë banja dielli – kjo është pjesa më e mirë e Greqisë.
Ndërkohë që jam duke e zbuluar, shoh se sa më shumë hyn në qytet aq më shum ë njerëz të mirë gjen. Këtu, kriza ka goditur, por turizmi ka ndihmuar në zbutjen e efekteve të saj.
Takoj Heracles Molosis, një 57-vjeçar që menaxhon dy hotele në qytet. Është i veshur me bluzë sportive kuq e blu dhe pantallona të shkurtëra të kuqe.
“Për momentin gjërat janë në rregull – nuk kemi telashe të mësha. Unë kam myshterinj francezë, ti e di ka një dashuri ndërmjet Greqisë dhe Francës. “Të gjithë e duan Greqinë, e ndërpres unë” “Gjermanët jo”, përgjigjet ai. Molosis ka votuar “Jo” në referendumin e fundit dhe është një nga disa njerëz që unë kam takuar, i cili ndihet i relaksuar në lidhje me perspektivën që Greqia të braktisë eurozonën.
“Edhe pse ne nuk mund të mohojmë se gjërat ka gjjasa të përkeqësohen, për mendimin tim më mirë të lëmë eurozonën,” thotë ai. “Greqia do të jetë një destinacion më i lirë për turistët.”
Ne i themi lamtumirë dhe marrim rrugën e fshatit Meghali Vrisi. Ne tani jemi duke hyrë në vendin e hakmarrjeve dhe hajdutëve të deleve. “Njerëzit këtu gjithmonë e më shumë po i vjedhin delet e njëri-tjetrit”, më informon Jorgo me gëzim. “Këtu mund të ndodhë që të vjedhin delet dhe dikush nga njerëzit më me shumë reputacion të negocojë për t’i gjetur°, shton me qësendi, kjo traditë vazhdon prej shekujsh.
Peizazhi është edhe më i thatë. Cactusët kanë mbirë në ara. Kalojmë Malin Psiloritis, malin më të lartë në Kretë. “Atje lart u zhvillua Beteja e Trahili,” thotë Jorgo. “Vendasit ishin vetëm rreth 50 apo 60 burra, që luftuan kundër një ushtrie të madhe gjermane dhe po fitonin. Por dikush i tradhëtoi natën dhe i treguan gjermanve shtegun që të ngjit në mal. Gjermanët i rrethuan luftëtarët dhe ata luftuan dhëmb për dhëmb. Disa arritën dhe të shpëtonin duke u larguar nën mbulesën e errësirës.
“Kjo tokë ka prodhuar shumë heronj të mëdhenj,” thotë ai i mallëngjyer. “Por edhe disa nga tradhëtarët më të regjur”.
* * *
Tani hyjmë në brendësi të thellë të Kretës. Kalojmë Manastirin e Virgjëreshës Mari. Nxehtësia dhe lagështia janë bërë të tmerrshme dhe ngjitëse. Në distancë turbinat e erës që lëvizin ngadalë, duket se të shpëtojnë jetën. Në afërsi të fshatit, Jeorgo është i prirur për të vendosur disa rregulla bazë. “Nëse ju shikoni një grua në rrugë as mos e shiko e as mos i fol,” thotë ai.
“Ne nuk duam telashe. Dhe nuk besoj se ke mend për tu martuar”. Ecim drejt Meghali Vrisi dhe shkojmë në një shtëpi ku Jorgo ka organizuar një takim me disa fermerë lokalë me të cilët ai ka lidhjet e tij.
Sapo hyj në shtëpi përjetoj ngrohtësinë e plotë të mikpritjes së Kretës. Një gjyshe e moshuar më jep një të puthur mbi buzët dhe ne të gjithë ulemi pasi ushqimi është sjellë jashtë. Pjata me kastraveca, mish qengji, kërmij, djathë, ullinj dhe domate, tryeza mbushet plot.
“Mos i bëj foto ushqimit”! Bërtet një burrë. “Ndryshe do të kujtojmë se kemi bollëk dhe do të na vënë rregulla të reja kursimi”.
Pastaj vjen rakia. Burrat marrin nga një gotë, e kthejnë e pastaj e mbushin sërish. Nuk kalon shumë dhe ushqimi është ngrënë.
Një grua më tregon se vajza e saj u martua 15 ditë më parë dhe më jep një shportë të vogël mbushur me ëmbëlsira.
Ajo pyet nëse unë jam i martuar dhe, kur ajo e gjen se unë nuk jam, menjëherë më fut një lugë mjaltë në gojën time për të “ëmbëlsuar qëndrimin tim ndaj martesës.” Një traktor i nisur nga një djalë 12-vjeçar ecën matanë nesh drejt rrugës. Një burrë i hipur mbi kale e arrin më pas.
Ulem në tryezë përballë katër fermerëve. Të gjithë janë të veshur me këmisha të zeza tradicionale të Kretës. Dy janë të veshur shalle të bardha qëndisur rreth qafës dhe supet e tyre. Jorgo Selioniotakis, 53 vjeç është më i madhi, kështu që unë e nis bisedën me të.
Ai thotë se ka përjetuar kohë të vështira, pasi u detyrua të shesë një nga arat e tij në 50 për qind të vlerës së saj. Ai votoi Jo – si të gjithë në tryezë, sepse nuk kishte asgjë për të humbur: Jorgo nuk ka para të depozituara në bankë. “Ajo që Hitleri nuk ka arritur ta bëjë nëpërmjet përdorimit të forcës, Merkel është duke u përpjekur për ta bërë përmes përdorimit të financave,” më thotë mua.
Për kretanët, gjithçka rikthehet në Luftën e Dytë Botërore. Nga monumentet e rezistencës, varrezat e dëshmorëve etj, lufta ka lënë një shenjë të pashlyeshme në ishull. Gjermania naziste pushtoi Kretës nga viti 1941-1943, e famshme kad mbetur Beteja e Kretës, e cila filloi më 20 maj 1941 është një pjesë e njohur e folklorit grek.
Pasi Greqia zmbrapsi sulmet fillestare italiane, gjermanët ndërhynë dhe sulmuan ishullin. Por Wehrmachti u ballafaqua me një rezistencë të fortë nga popullata lokale.
Ashtu si Fallschirmjäger, parashutistët gjermanë, desantuan në ishull, por Kretasit, të armatosur vetëm me pushkë sulmuan ushtarët duke vrarë shumë prej tyre.
Beteja zgjati për dhjetë ditë dhe vonoi përparimin e gjermanëve në drejtim të lindjes. Kretasit u mundën përfundimisht, por rezistenca vazhdoi, e si pasojë pushtuesit u kundërpërgjigjën në mënyrë brutale, shpesh duke masakruar fshatra të tëra në përgjigje të vrasjes së një ushtari të vetëm gjerman.
I kthehem 43 vjeçarit Marinos Michelakis, i cili është gjithashtu një fermer. Çfarë do t’i thonit Angela Merkelit në qoftë se ajo ishte këtu tani? Çfarë do t’i kërkoja unë?! “Asgjë”, përgjigjet ai. “Unë do ta pështyj në fytyrë”.
Është Greqia në një luftë ekonomike me Gjermaninë? Insistoj unë. “Po”, më përgjigjet pa hezitim. “Qeveria gjermane urren Greqinë për shkak të ngjarjeve të 1941-1943. Schäuble në veçanti, ka një zemërim hakmarrës kundër vendit tonë, sidomos Kretës, për shkak se babai i tij ishte një prej nazistëve të vrarë në betejën e Maleme Aeroportit “.
Ai insiston se varri i babait të Schäuble-së, është në varrezat gjermane këtu në Kretë. (Karl Schäuble ka vdekur në Gjermani në vitin 2000.)
Michelakis ka vuajtur edhe gjatë krizës. Por ai ia del mjaftueshëm, dhe ndjen se njerëzit në fshat mund të përballojë efektet më të këqija të krizës më mirë se sa në qytete. Unë e pyes se çmund të ndodhën nëse do rikthehen njerëzit të banojnë në fshatra.
“Ajo tashmë po ndodh,” thotë ai. “Njerëzit po kthehen në fshatrat e tyre nga qytetet e mëdha.” Është një fakt interesant i krizës greke se modelet tradicionale të migrimit po përmbysen. Në kohët vështirësive ekonomike, njerëzit në përgjithësi lëvizin në qytete me shpresën për të gjetur punë. Në Greqi, me sa duket po ndodh e kundërta.
Jeta është e vështirë për njerëzit këtu, por papunësia masive dhe pamundësia për të mbuluar nevojat themelore të jetës nuk ka përvojë në qytete dhe dukshëm mungon këtu.
“Mënyra se si unë i shoh gjërat është që duhet të largohemi nga euro dhe të kthehemi tek dhrahmia” përfundon Michelakis. Pse? Insistoj unë. “Kjo është mënyra e vetme që ata të na lënë të qetë”, përgjigjet ai.
Vëllai i tij Nektarious, një bujk dhe bari, është po aq i hapur. “Unë votova “Jo” sepse si qeveria greke dhe eurozona janë duke përfituar nga populli grek.
Ata duan të përfitojnë nga Greqia – dhe sidomos Kreta, për shkak të pozitës sonë gjeografike. Kjo ishte arsyeja pse Gjermania donte të pushtonte vendin, dhe sidomos Kretë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo është arsyeja pse ata duan të na pushtojnë edhe ekonomikisht tani “.
“Duan burimet tona natyrore”, vazhdon ai. “Gazi natyror që ekziston në jug të ishullit dhe mineralet – ata na duan si një udhëkryq tregtar. Merkel synon të bëjë pak a shumë atë ë bëri Hitleri; të arrijë Azinë e Vogël dhe Afrikën. Kjo është arsyeja pse ajo dëshiron për ta mbajë vendin nën vete”
Tjetri është Stefanos Papadakis. Ai gjithashtu flet me atë që unë kam kuptuar tashmë se mund të quhet ndershmëria tipike e Kretës. “Unë kam votuar “Jo”, sepse në qoftë se ne vazhdojmë të themi ‘PO,’ gjëja tjetër që ne do të duhet të bëjmë është të ulim pantallona tona dhe të ecim me katër këmbë”, thotë ai. “Po të ishte Merkel këtu?! “Do ta hidhja nga shkëmbi i Mavros Kolipos”! Jorgo më thotë se në atë shkëmb kretanët hodhën tradhtarët gjatë luftës.
Një i ri, jo një fermer, ka shumë dëshirë për të thënë diçka. Kur unë i kërkoj mendimet e tij, ai ma kthen: “Nuk ka rëndësi sa përpiqet Gjermania të fshehë të kaluarën e saj nazidte, kjo duket sheshit”, thotë ai. “Gjermanët ende e shohin veten si raca ariane të Europës dhe të gjitha kombet e tjera si inferiore.” Ai duket i kënaqur që ka nxjerrë dufin nga gjoksi i tij.
I pyes në lidhje me lajmet e fundit që Kryeministri grek Aleksis Tsipras është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje me kreditorët. A ndjehen ata, sit ë lënë në baltë pasi u mori votat? Ata përgjigjen të gjithë njëzëri: Tsipras duhet të ekzekutohet.
Në atë kohë mbërrijnë armët. Grupi më tregon pushkët e tyre dhe shtijnë në ajër. Jorgo i eksituar tregon pistoletën që gjyshi i tyre Georgos Seliniotakis ka përdorur në Luftën e Dytë Botërore.
“Ai ka vrarë gjermanë të vërtetë,” thotë ai. Një burrë kthehet me një automatik, të cilën me krenari ma lejon mua për të mbajtur. “Ka dy gjëra që kurrë nuk do të zhduken nga Kretasit bujq: “Ushqimi, dhe armët.”
Marinos përfundon festimet e ditës me një breshëri përfundimtare të shtënash: “Mos u shqetësoni, Greqia kurrë nuk do të vdesë”, thotë ai. “Ajo do të jetë gjithmonë Greqi”.
/tesheshi.com/