Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shpëtojeni Syrin e Kaltër z. Kryeministër!

by te Sheshi
21/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shpëtojeni Syrin e Kaltër z. Kryeministër!

20150316_103917

Në kushte të tjera, Syri i Kaltër do kishte qenë një “minierë” të ardhurash nga turizmi. Dhe kur themi në kushte të tjera, kemi parasysh një tjetër vend, me të tjera institucione, me tjetër vizion menaxhues, e tjetër ndjeshmëri prej njerëzve që e udhëheqin, që për fat ne nuk i kemi. Dhe më qartë se Syri i Kaltër, pasqyrimin e trishtë të këtij realiteti, nuk ta jep asgjë tjetër .

rruga

Edhe pak javë e aty do të dynden vizitorët. Ka një lajm të mirë, që pas 7 vjetësh, aty do hidhen ca lekë. Për rrugën, që është më e keqe se ajo që të çon në fshatin më të humbur të Shqipërisë. Por lajm  i keq është se nuk është bërë asgjë për t`i dhënë dum një halli të madh që u ka zënë rrepeve të atyshme.

Po bëhen vite që shtatet e tyre janë mpakur prej një sëmundjeje të ligë që i ka zënë, e që disa dhe i ka plandosur përtokë.

drure te rene ne rrjedhe

Sipas atij pak stafi që merret me hapësirën e atyshme, nuk është vetëm halli i kësaj pasurie të rrallë pujore, por dhe i njerëzve që do enden poshtë tyre, pasi degët që bien heraherës, apo dhe vetë trungjet, mund t`u rrezikojnë jetën.

liqeni

Në raport me mrekullinë që ofron, Syri i Kaltër përçon vërtet dhimbje. Sidomos kur mbyll sytë një moment dhe e imagjinon se si mund të ishte; të ishte në atë mënyrë që çdo stinë të vitit, në verë a dimër, aty të lulëzonte turizmi. Por ja që ka qëlluar në vend të gabuar, tek njerëzit e gabuar.

Edhe pse pranvera ka dhënë sinjalet e para që po vjen, cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar të Syrit të Kaltër mungojnë. Diku dëgjohet një e lehur qeni, ndërsa stafi po merret më pastrimin e terrenit. Kudo ka ferrishte, e nuk gjen një pëllëmbë për t`u ulur, nëse do ishte e nevojshme për pak shkrirje me natyrën. Suprina e një miniliqeni pak metra larg  burimit të Syrit, është paqja vetë.

20150316_101127

Por është një vetmi trishtuese, kur mendon se ç`gjallëri do kish aty nëse diku do luhej tenis, diku golf, diku do gjuhej peshk, diku do lundrohej me kajak, e diku do endej me biçikletë a në këmbë monopateve të Parkut, për t`u takuar me kaproj, lepuj e ketra, në një nënqiell gjithë zogj. Asgjë nga këto nuk ndodh.

Këtë e parandjen që kur hyn në Park, me lopë indiferente e një udhë që të duket sikur të shpie në një vendvuajtje.

lopa

Një javë më parë, kryeministri i vendit ishte në Karavasta të Divjakës, për të promovuar strategjinë e rilindjes së Parkut të atjeshëm. Këtë të shtunë, ishte në Virua të Gjirokastrës, edhe ajo në prag të rilindjes. Ndërsa Syri i Kaltër, më shumë se për t`u rilinduar,  ka nevojë për t`u shpëtuar.

Shpëtojeni Syrin e Kaltër, z. Kryeministër!

                                                                                               /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Next Post
Dossier/ Historia e hidhur e syrgjynosjes së dinastisë otomane

Armët bërthamore, Irani denoncon “ngacmimin” e Amerikës për bisedime

Lë burgun një “gërdecas”: Dritan Minxholli lirohet me kusht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni