Kampion për herë të dytë rresht. Spanjollët e Sevillas e fituan edhe sonte Ligën e Evropës, duke mposhtur në finale ukrainasit e Dnipros, me rezultat 3:2.
Takimi i luajtur në Varshavë të Polonisë, solli pesë gola, dhe një ndeshje dramatike.
Të parët shënuan Dnipro në minutën 7 përmes Kaliniqit. Për Sevillan barazoi Krychowiak, në minutën 28, kurse tre minuta më vonë Bacca kaloi spanjollët në epërsi, 2:1. Shifrat i barazoi Rotan në të 44-tën.
Në pjesën e dytë, Bacca sërish gjeti rrugën e rrjetës, dhe ky gol bëri që Sevilla të festojë në fund.
Shiko golat: https://www.youtube.com/watch?v=WFjTsZepMhA /tesheshi.com/