Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh: një fshat i rrënuar në qendër të konfliktit izraelito-palestinez në Bregun Perëndimor

by te Sheshi
29/08/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 5 mins read
A A
Reportazh: një fshat i rrënuar në qendër të konfliktit izraelito-palestinez në Bregun Perëndimor

Për një konfirmim të shpejtë të realitetit në ngërçin ekzistues të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve, nuk ka vend më të mirë për të vizituar sesa një fshat i vogël me kasolle të mjera dhe me vatha delesh në mes të asgjëkundit.

Fshati në kodrat në jug të Hebronit është shndërruar në një shembull të pabesueshëm në luftën e ftohtë që po zhvillojnë të ardhurit izraelitë, qeveria izraelite, diplomatët perëndimorë, aktivistët e paqes dhe pak a shumë 340 barinjë arabë që dikur banonin në shpellat rreth fshatit e që tani jetojnë në disa tenda të varfra.

Autoriteti ushtarak i Izraelit në Bregun Perëndimor dëshiron ta asgjësojë komunitetin palestinez, duke pretenduar se strukturat e rrënuara prej gomash të vjetra dhe letër katramaje janë ndërtuar pa leje dhe duhen shembur.

Banorët palestinezë këmbëngulin se ata nuk janë pushtues tokash, po trashëgimtarë të tokës që kanë punuar dhe ku kanë kullotur bagëtitë që nga koha osmane. Ata thonë se Izraeli dëshiron të shpopullojë zonën nga arabët dhe t’i zëvendësojë ata me hebrenj.

“Eshtë spastrim etnik”, thotë Nasser Nawaja, banor i fshatit, që gjithashtu është i punësuar nga grupi izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem, që kundërshton shembjen.

“Eshtë pa logjikë”, thotë Josh Hasten, drejtor ndërkombëtar i grupit pro vendbanimeve Regavim,  që ka nxitur qeverinë izraelite “të ndalë goditjen e kanaçes proverbial në rrugë” dhe të spastrojë këto “karrakatina të paligjshme” nga toka.

Hasten e përshkruan Susiya-n si një fshat të rremë dhe pjesë e një komploti të financuar nga Bashkimi Europian e të mbështetur nga Autoriteti Palestinez për të konfirmuar të drejta që nuk ekzistojnë dhe për të krijuar “një shtet palestinez de facto” në tokën që duhet t’i përkasë Izraelit.

Klani Nawaja në fakt, përbëhet nga njerëz kokëfortë, të ashpër, barinj të varfër që i kanë kaluar tre dekadat e fundit me ujë të mbledhur në cisterna të shkatërruara dhe me një fije rrymë që vjen nga një gjenerator. Ata nuk ka gjasa të largohen vetëm nëse iu drejtohet gryka e armës.

“Nëse ne mund të ndalojmë këto izraelitët, ne mund t’i ndalojmë ata nga shembja e fshatrave të tjerë”, thotë Jihad Nawaja, një nga pleqtë e fshatit.

Urdhëri final për hyrjen e bulldozerëve në fshat u vonua në mes të gushtit kur zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu i kërkoi gjykatës ta shtynte vendimin për konfliktin dymujor deri pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetete Bashkuara.

Administrata Obama paralajmëroi këtë muaj Izraelin se e konsideron shembjen e propozuar “shumë shqetësuese”.

Në korrik, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby tha se shembja e Susiya-s “do të vendoste një standard dëmtues për zhvendosjen dhe konfiskimin e tokës, sidomos duke pasur parasysh aktivitetin me vendbanimet e reja në zonë”. fshati 1

Shumë përtej Shteteve të Bashkuara, Susiyja qëndron tashmë në qendër të marrëdhënieve të tensionuara midis Izraelit dhe Europës e cila po furnizon me mbështetje vitale fshatin.

Panelet diellore në Susiya u dhuruan nga Gjermania, shkolla nga Spanja, pompat e ujit nga Irlanda. Belgjika, Italia, Norvegjia dhe shtete të tjera kanë kontribuar për një terren lojërash, një kontenier anijeje që përdoret si zyrë dhe një altoparlant të ri.

Megjithë këto ndryshime, bëhet fjalë për një vend të mjeruar, pa ujë të rrjedhshëm apo elektricitet nga rrjeti, edhe pse shtrihet vetëm disa pak kilometra nga linjat izraelite të furnizimit me ujë dhe energji që u shërbejnë vendbanimeve hebreje me të njëjtin emër.

Ministrat e krahut të djathtë në koalicionin qeverisës të Netanjahut janë bërë gjithmonë e më të zëshëm në kërkesën e tyre ndaj Europës për të qëndruar larg punëve të brendshme të Izraelit.

Por sipas gjasave, kjo gjë nuk do të ndodhë. Këtë muaj, dy diplomatë të lartë britanikë vizituan Susiya-n që të dëgjonin banorët lokalë.

Tony Kay, zëvendës-shefi i misionit në ambasadën britanike në Tel Aviv, ndaloi së pari në këtë fshat, vetëm disa javë pasi kishte mbërritur në vend.

“Qytetarët izraelitë kritikojnë palestinezët për ndërtime pa leje, por numri i lejeve për palestinezët që lëshohen për zonën C, është praktikisht nul”, tha ai.

Zona C  përbën 60 për qind të Bregut Perëndimor e kontrollohet tërësisht nga ushtria izraelite e cila mbikqyr si sigurinë ashtu edhe çështjet civile.

Palestinezët kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre në Rripin e Gazës dhe këtu në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi pasi fitoi luftën arabo-izraelite të vitit 1967. Qeveria izraelite pikërisht tani dëshironn të aneksojë formalisht zonën C në Bregun Perëndimor, ku janë ngritur 200 vendbanime hebreje, duke thënë se zgjidhja e konfliktit përmes krijimit të dy shteteve nuk është funksionale.

Pjesa më e madhe e botës i konsideron vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimore sit ë paligjshme, një përfundim ky që refuzohet nga qeveria e Izraelit.

James Downer, zëvendës-konsulli i përgjithshëm britanik në Jeruzalem pi kafe me klanin Nawaja. “Jam shumë i dhënë pas Susiya-s,” thotë ai.

Downer bën shaka se e ka vizituar aq herë këtë vend sat a shpalli qytetar nderi. Ai u premton banorëve se do të bëjë të pamundurën që shembja të mos ndodhë as këtu, e as gjetkë.

Çfarëdo ndjesie të ketë dhënë në të shkuarën, tashmë fshati ka më shumë pamjen e një kampi proteste sesa një fshati funksional palestinez. fshati 2

Nuk ka as rrugë, as dyqane, e as xhami dhe asnjë shtëpi e përhershme. Nuk duket se aty jetojnë shumë njerëz, madje, pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në qytetin ngjitur, Yatta.

Banorët thonë se që nga ngritja e vendbanimeve izraelite aty pranë në vititn 1983, fshati i tyre është rrafshuar dy herë dhe është shembur pjesërisht shtatë herë nga bulldozerët izraelitë. Në çdo rast, palestinezët janë kthyer në majën e kodrës dhe kanë ringritur kasollet e tyre.

Ajo për të cilën të gjithë bien në një mendje, është se Susiya është shndërruar në simbol. Dhe europianët e shohin hipokrizinë e izraelitëve. Ndërsa vendbanimet e tyre shtohen në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite shemb shtëpitë e palestinezëve, stallat e vathat e tyre.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Izraeli ka shembur 614 struktura të paautorizuara palestineze në Bregun Perëndimor këtë vit.

Kolonët izraelitë në këtë zonë e shohin një kërcënim të fshehtë nga palestinezët në tokat që ata besojnë se u janë dhënë nga Zoti.

Ka nga ata kolonë, si Jochai Damari, përfaqëson një këshill rajonal hebrenjsh në Hebron që i quan banorët e Susiya-s “pushtues” dhe “tribu kriminale”.

Regavim, grupimi që nxit largimin e palestinezëve, thotë se barinjtë e Susiya-s po ndotin tokën që është vend i rëndësishëm arkeologjik për shkak të rrënojave të një komuniteti hebraik dhe një sinangoge që daton në shekullin e tetë.

I njëjti vend mban gjithashtu rrënojat e një xhamie antike, ndërtuar sipër sinagogës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Mbërrin në Prishtinë për “festën e rrushit” Sofia Kastrioti, stërmbesa e Skënderbeut

Mbërrin në Prishtinë për “festën e rrushit” Sofia Kastrioti, stërmbesa e Skënderbeut

Malet ngjyrë ylberi të Kinës: si janë krijuar dhe a janë të vetmit?

Malet ngjyrë ylberi të Kinës: si janë krijuar dhe a janë të vetmit?

Presidentja e pezulluar e Brazilit i mohon akuzat dhe e quan procesin e hetimit të saj një grusht shteti

Presidentja e pezulluar e Brazilit i mohon akuzat dhe e quan procesin e hetimit të saj një grusht shteti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni