Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mentor KIKIA: Me bombë për të takuar Berishën (prill, 1995)

by te Sheshi
22/12/2015
in Retro
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Mentor KIKIA: Me bombë për të takuar Berishën (prill, 1995)

Alarm në Tiranë: Snajperët rrethojnë Presidencën

Tiranë – Një njeri-bombë, dje para presidencës te Berisha. “Dua të takoj presidentin, përndryshe do shpërthej bombën”,- kështu u ka thënë ai rojeve, ndërsa në portën kryesore të Presidencës po dilte kortezhi i makinave që shoqëronin Presidentin Skalfaro.

Në dorën e majtë mbante të shtrënguar fortë një granatë luftarake, rrezja e veprimit të së cilës ishte të paktën 40 metra. Pas kësaj ai kalon bulevardin dhe shkon tek shkallët e Pallatit të Kongreseve.

I riu, rreth 25 vjeç, nga Kruja, quhet Ilir Buza, për të cilin policia tha se ishte me të meta mendore. Ai kishte zgjedhur si moment të takimit me Berishën, kohën kur në sallonin e Presidencës sapo kishte përfunduar takimi i tij me presidentin italian Salfaro.

Pas lajmit, sheshi mes Presidencës e Pallatit të Kongreseve është mbushur nga forcat e shumta të policisë. Ka zgjatur plot 51 minuta aventura e tij, kohë gjatë së cilës ai kishte mundur të fliste në telefon edhe me Presidentin Berisha, deri sa forcat speciale kanë kapur atë në momentin kur teli i sigurisë donte dhe një centimetër të dilte, pas së cilës do të ndodhte shpërthimi.

Ngjarja krejt e rrallë ka ndodhur dje rreth orës 2 pasdite. Dje presidentët, Berisha e Skalfaro sapo kishin përfunduar bisedimet në sallën e Presidencës. Nuk dihet ende se si hyri deri tek porta, por me bombë në dorë ai njoftoi ushtarin e dua të takoj presidentin. Pastaj, me bombën në dorën e majtë, dhe me të djathtën tek siguresa, ishte ulur tek cepi i majtë i shkallëve të Pallatit të Kongreseve.

Ndërkaq, brenda Presidencës kishte mbërritur lajmi i tmerrshëm. Alarmi i dhënë menjëherë , brenda pak minutash ka sjellë makinat e shumta të policisë, dhjetëra policë si dhe forcat e gardës dhe ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë rrethuar gjithë zonën përreth Pallatit dhe Presidencës.

Trafiku është bllokuar në të gjitha drejtimet, ndërkohë që të tjera makina policie vazhdonin të vinin. Kureshtarët e shumtë, kishin formuar grumbullin e madh që luftonte me policinë, e cila nuk lejonte zonën e rrezikshme. Disa policë u afrohen shkallëve, por që u largohen me vrap sepse njeriu-bombë lëvizte nga vendi. “Mos u afroni se do të tërheq siguresën”,- ulërite ai.

Dikush afrohet për ta bindur por ai vrapon dhe del deri afër bordurës së bulevardit. Lëvizjet e tij transmetohen si vakët tek policia dhe pas saj te njerëzit që kishin mbushur gjithë zonën përreth. Te këndi i djathtë i hyrjes së Pallatit ndodhet një telefon që shërben për emergjencë për ushtarët e gardës që e ruajnë atë.

Në çdo pesë minuta, ai shkon atje, ngre receptorin, flet me dikë, ulërin dhe sapo njëri nga të forcave speciale i afrohet, lë telefonin dhe kërcënon: “Mos u afro”.

Për ta siguruar se çdo gjë ishte e vërtetë ngre dorën, tregon bombën dhe siguresën, të cilën e kishte gati në të tërhequr. Lëviz nëpër shkallë, ngre dorën për të siguruar se bomba mund të shpërthejë vërtetë dhe shkon sërish tek telefoni. Në moment nuk dihej me kë fliste, por më pas nga burime të policisë mësohet se ai kishte folur me Presidentin Berisha.

Pas pesëmbëdhjetë minutash vijnë snajperët. Me pushkë e me dylbi ata rrethuan Pallatin. Me veshje antiplumb dhe me kapuçë në kokë ata zunë pozicionet për të qëlluar. Njëri prej tyre u shtri në lulishten në krahun e majtë të Pallatit dhe një tjetër në të njëjtin pozicion simetrik.

Por vrasja ishte me shumë rrezik, pasi bomba rrezikonte të shpërthente dhe me dhjetëra policë që guxonin t’i afroheshin, mund të gjenin vdekjen.

Ndërkaq i riu Buza, i lodhur nga lëvizjet dhe ulërimat ka hequr xhupin xhins dhe me këmishën e bardhë ishte zot i shkallëve të Pallatit. Loja e tij po vazhdonte gjatë dhe askush nuk ishte në gjendje të përcaktonte fundin.

Por ndërkaq një plan i katër komandantëve të forcave speciale ka qenë shpëtimtar. Njeriu-bombë shkon përsëri tek telefoni, ngre receptorin dhe nis të flasë me ulërima.

Policia i kishte vënë para edhe një makinë, por edhe kjo nuk e kishte bindur të dorëzohej. Por, ndërsa ai kishte kapur sërish telefonin, tre nga komandantët po i afroheshin. Ai lë telefoni për t’i larguar, por një trokitje në xhamin e Pallatit, nga brenda, i ka tërhequr vëmendjen.

Ai ka kthyer kokën për të parë por tre të tjerë i janë sulur. Njëri prej tyre, Vasillaq Zoto, i ka kapur bombën në momentin e shpërthimit. Pas kësaj ai është futur në makinë. Këtu ka përfunduar edhe aventura e tij.

Marrë nga: Reportazhi Shqiptar, 1912 – 2010/ Gazeta Shqiptare, 20 prill 1995

Përgatiti për botim: Alba Skëndaj – /tesheshi.com/

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Thriller politik në faqen elektronike të kryeministrit Isa Mustafa

Thriller politik në faqen elektronike të kryeministrit Isa Mustafa

Parlamenti grek voton masat e reja shtrënguese

Parlamenti grek voton masat e reja shtrënguese

Një rast që të lë me gojën hapur: ushqehet veç me peshk e patate, ky burrë u dobësua 44 kg

Një rast që të lë me gojën hapur: ushqehet veç me peshk e patate, ky burrë u dobësua 44 kg

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni