Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mimoza Hafizi përballë Enkel Demit: Njerëzit në Shqipëri mezi e presin një parti të re…

by te Sheshi
03/05/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Mimoza Hafizi përballë Enkel Demit: Njerëzit në Shqipëri mezi e presin një parti të re…

Mimoza Hafizi, edhe pse është pjesë e grupit parlamentar socialist, duket se i lënë njëherë e mirë strukturat e kësaj partie. Largimi në një udhë tjetër është i pashmangshëm, sidoqoftë, Hafizi, ndjehet më socialiste se shumë deputetë të ulur majtas në sallën e Kuvendit.

Nuk e fsheh më projektin e ri politik të sajin dhe Blushit, por ende kjo Lëvizje nuk ka marrë formën e partisë. Ajo përshkruan një forcë politike ndryshe nga partitë e tjera në “treg”, ndaj dhe mbështetësit duhet të jenë ndryshe: idealistë dhe të pakomprimistë, jo në gjueti mundësish, por në gjueti besimi e meritash. Sa do t’ia dalë Hafizi dhe të tjerët të mbajnë këtë kryq të rëndë moral dhe politik, por edhe për shumë dilema të tjera ajo është përgjigjur në “Shih Programin” në TVSH.

Në pikëpamjen filozofike dhe ideologjike a është e majta në pushtet?

Jo nuk është në pushtet në pikëpamjen ideologjike. Në 2013 ne e morëm pushtetin me një hendek shumë të madh mes të pasurve dhe te varfërve. A është ulur kjo diferencë? Jo. Në arsim nuk ka lëvizur asnjë presje dhjetore GDP për arsimin, në shëndetësi janë disa koncesione dhe përtej diskutimeve për klientelizëm, këto akte po cënojnë shërbimin publik të shëndetit, paratë po ikin në një drejtim që nuk forcon shërbimin spitalor. Pagat, pensionet nuk kanë levizur fare për 3 vite. Masat shtrënguese për energjinë elektrike kanë rënduar të varfërit, ligji për arsimin e lartë favorizon universitetin privat.

Cfarë është Partia Socialiste, a është e majtë?

Në program po, por ai nuk u respektua.

Ju e keni përplasjen për mënyrën si po udhëhiqet partia?

Unë që në 2013 nuk kam qenë dakord për mënyrën sesi është përkthyer qeverisja. U menaxhua në mënyrë të parcializuar duke u lënë në dorë të disa individëvë që sigurisht e përdorën pushtetin për interesat e tyre. Kjo shkon përtej ideologjisë dhe sistemit politik. Çfarë është kjo? Unë besoj se e imja nuk është më përplasje ideologjike, por kam frikë se përballje me sistemin autoritar. Beteja për demokratizimin e PS dukej si një përpjekje utopike, por unë mendoj se ka qenë përpjekja e duhur. Nuk votohet në PS, nuk funksionojnë forumet. Përpjekja për demokraci në PS besoj se ishte lëvizja më e zgjuar që kemi bërë ne. Drama që ndodh në PS u çua në një teatër të hapur. Të gjithë shqiptarët e panë që PS është privatizuar dhe nuk ka demokraci të brendshme.

Ju i jeni bashkuar një beteje politike që e ka nisur Ben Blushi. Për mua ka qenë surprizë bashkimi me të, sepse keni patur profilin e një zonje të mendimit politik, jo të aksionit…

Unë nuk kam qenë dakord që në 2013 me mënyrën sesi po qeverisej dhe këtë e kam shprehur. Për mua ky ishte mandati i parë në Kuvend dhe do një farë përvoje për të kuptuar sistemin. Kushdo që e ka kuptuar jetën parlamentare e mëson se kjo jetë do një farë përvoje. Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje Blushin në të gjitha prononcimet e tij dhe jam ndjerë komode që kishte një njeri që thoshte gjërat që mendoja edhe unë. Po të mos ishte Beni ndoshta nuk do të kisha patur shkathtësinë për të dalë e para. Por unë jam natyrë luftarake, sepse jam idealiste. Ndoshta një ndër faktorët është që jetën politike e kam përjetuar në Shkodër dhe aty ambjenti është më i ekstremizuar. Kjo eksperiencë dhe pesha e rëndë që kam mbajtur përballë elektoratit shkodran pas 2013 nuk më ka lënë asnjë rrugë tjetër, përveç kundërshtimit të hapur për gjendjen e krijuar.

Nëse do të kishte patur ligj dekriminalizimi para 2013 a do të ishit përfshirë në këtë lëvizje?

Ky ligj nuk dihet se çfarë efekti do të ketë. Rama ka thënë se asnjë nga ligjvënësit e PS nuk do të preket nga ky ligj. Ky ligj është miratuar prej disa kohësh dhe nuk ka asnjë pasojë. Shoh edhe njerëz të opozitës që nuk e çmojnë këtë ligj. Ai duket si një ligj pa efekt. Nuk dua ta paragjykoj, por ai nuk ka cekur mentalitetin.

A është e vërtetë që e ke takuar Ramën këto kohët e fundit dhe ai të ka ftuar Rama të punosh në Shkodër?

Nuk e di sesa etike është të flasim për këtë, por unë e kam takuar disa herë Ramën që nga janari, kur jam prononcuar hapur në lidhje me zgjedhjet ne PS. E kam takuar dhe në seli dhe në kryeministri. Më ka kërkuar që të merrem me bazën e PS në Shkodër, por unë që në fillim nuk kam pranuar dhe jam e distancuar. Në fund të marsit kur e kam takuar për herë të fundit, para referendumit të 9 prillit, meqenëse gjërat kishin lëvizur drejt referendumit që unë e kundërshtoja nuk mund të isha më pjesë e një lëvizje që unë e kundërshtoja.

A nuk mendon se kjo kërkesë e Ramës ishte vlerësim për ju?

Frikë ndoshta më shumë?! Nuk di ta them këtë, por me siguri që Rama vlerëson faktin që në politikë kam qenë aktive. Unë kam qenë vullnetare për shumë kohë, 8 vjet. Vlerëson dhe faktin që unë jam njeri idealist dhe kam punuar me përkushtim.

Rrugët tuaja me Edi Ramën janë ndarë?

Po, patjetër…

Ju nuk jeni pjesë e PS?

Unë jam pjesë e grupit parlamentar, por nuk do të pranoj të jem pjesë e listës konkuruese. Nuk besoj se do të ndryshojë këtë vendim, sepse nuk besoj se edhe vetë Edi Rama do të ndryshojë dhe do ta kuptojë gabimin si me zgjedhjet e brendshme, ashtu dhe me referendumin.

Çfarë është “Shqipëria mbi partinë”, nacionalizëm?

“Shqipërinë mbi partinë”, nuk është çështje nacionalizimi, është çështje prioriteti politik. Shqipëria mbi partinë është një emergjencë kombëtare, sepse partitë e kanë vënë vendin mbi partinë. Gjatë muajve të fundit debati në PS ka qenë gjithmonë një kundërveprim.

Në program PS është një ndër partitë më nacionaliste, ka dhe Kosovën dhe Çamërinë, atëherë përse duhej ky diskutimi Parti-Shqipëri?

Programi është thjesht i shkruar në letër, praktika është tjetër.

Ben Blushin e ke njohur më së shumti këto kohë apo edhe më parë?

Benin e kam njohur që në 2009 kur isha pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Kam qenë e interesuar për jetën politike të Benit edhe në periudhën kur kam qenë pjesë e jetës akademike. Dorëheqja e tij në 2007 si kreu i grupit parlamentar socialist, kur u zgjodh një President me vota të blera nga socialistët, ka qenë një akt moral shumë i vlerësuar. Në 2009 jam përjashtuar në momentin e fundit nga listat e deputetëve në Shkodër. Në 2013 pushteti i Berishës ishte bërë i padurueshëm. Rrëzimi i tij duhej bërë patjetër. Një kategori njerëzish u panë asaj kohe si garanci që njerëzit do të shkonin të votonin, pasi vota që do të shkonte për ne nuk do mbrohej. Nuk e kam menduar që këta njerëz do të kishin influencë pas zgjedhjeve. E kam menduar se do të falenderoheshin dhe do të ishin thjesht deputetë. Shkodra ka qenë shumë më problematike me listat. Unë po t’i bëja vetë listat nuk do t’i bëja me banditë. Një parti e madhe në pushtet vjen me frymë, jo me njerëz të fortë.

Pagat, arsimi, demokracia e brendshme në parti, këto janë defektet e Ed Ramës?

Sistemi politik me tremb më shumë, edhe në parti edhe në qeverisje. Do të kisha dashur që sociologët ta përkufizojnë në çfarë sistemi po jetojmë. Për përkufizimin le të kemi durim, për aksionin jo…

Tani ju thonë se po bëni opozitë si Berisha…

Absolutisht jo. Opozita aktuale është klienteliste. I kundërvihet pushtetit për interesat e veta. Unë kam bërë një betejë shumë të gjatë në komisionin e ligjeve për ligjin e Arsimit të Lartë për shembull. Ata kanë mbyllur sytë për hir të pakteve me klientët e vjetër edhe kur gjërat ishin flagrante.

Kur mendoni ta krijoni partinë e re?

Nuk ka qenë qëllimi ynë i parë krijimi i një partie. Por sot, pas asamblesë së fundit, unë shoh që brenda forumeve të PS nuk ka ndonjë shpresë. Ne të detyruar nga kjo, por edhe me shumë përkushtim, po takojnë socialistët e bazës dhe po dëgjojmë se çfarë duan ata. Shumë po na kërkojnë krijimin e partisë. Nëse duam të krijojmë diçka të re duhet të jetë përtej të gjitha modeleve që janë sot. Shqiptarët jam e bindur se mezi e presin, por duhet parë nëse realiteti shqiptar ofron aktivistë të një partie që nuk i fton militantët për të rrëmbyer favorin e parë që ju del në shteg, por njerëz që vijnë për një karrierë të ndershme, të përkushtuar, te painkrimunuar. Duhet parë edhe nëse a na e ofron edhe ne Shqipëria një mundësi të tillë.

Unë si gazetar që kam ndjekur që në ’93-in partitë e reja dhe të gjithë kështu e nisin, por ju sa “mirë” do të silleni me njerëzit, pa u bërë si simotrat politike?

Ka një favor për ne, sepse realiteti politik në Shqipëri është asimetrik. Ka mungesë për një parti të majtë me parime të vendosura mbi drejtësinë sociale dhe solidaritetin njerëzor. Të gjitha partitë politike e kanë vënë veten mbi Shqipërinë. Besoj se sot shqiptarët janë mjaft të zhgënjyer nga politika. Ne kemi vënë gjithë energjitë dhe përkushtimin për të gjitha çfarë i duhet njerëzve. /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Lestëri ia del! Çelsi i jep kampionatin

Lestëri ia del! Çelsi i jep kampionatin

Disa “magji” që mund të bëni me sodën e bukës

Disa “magji” që mund të bëni me sodën e bukës

Pak shpresa për pushimin e bombardimeve në Halep, De Mistura në Moskë

Pak shpresa për pushimin e bombardimeve në Halep, De Mistura në Moskë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni