Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për skuadrat që kualifikimin në kampionatin europian ‘Francës 2016’ do ta kërkojnë përmes ndeshjeve të play off-it. Tetë skuadrat që përfunduan në vendet e treta në fazën e grupeve, kanë mësuar kundërshtarët e fundit para nisjes në Paris.
Përballja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë, një derbi skandinav. Ukraina kualifikimin për në Francë do ta kërkojë në duel me Slloveninë.
Bosnja dhe Hercegovina do ndeshet me Slloveninë dhe Hungaria me Norvegjinë.
Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 15 nëntor.
/tesheshi.com/