Përveç dëmit të madh në njerëz, tërmeti 7.8 ballësh në qendër të Nepalit pati pasoja negative edhe në gjatësinë e malit Evereset.
Mali më i lartë në botë u shkurtua me afro 3 cm, sipas një studimi të qendrës jo-fitimprurëse kërkimore shkencore UNAVCO.
Analiza është e bazuar në të dhënat e Agjencisë Hapësinore Europiane.
Kur pllakat tektonike midis Indisë dhe Euroazisë, lëvizën duke shkaktuar tërmetin, bënë që korja e Tokës të relaksohej. Dhe ky relaksim i Tokës, sipas shkencëtarëve, reduktoi lartësinë e Everestit.
Roger Bilham, anëtar i Institutit të Kërkimet Shkencore Mjedisore gjithashtu tha, se një mal i pozicionuar në afërsi të qendrës së Nepalit, Annapurna, u rrit me 20 cm./tesheshi.com/