Disa fëmijë bëhen xhelozë kur nuk janë më fëmija i vetëm në shtëpi, por një vogëlush ka treguar të kundërtën teksa është afeksionuar së tepërmi me vëllanë e tij të vogël.
Mamaja e tij 24 vjeçarja Emily Mattheës nga Jackson Tennessee shpërndau në Facebook një video të adhurueshme kur djali i saj 3 vjeçar Waylon përqafon vëllain e tij 9 javësh Lawless, duke refuzuar t’ia kthejë prapë asaj.
Klipi me 61 milionë klikime tregon momentin kur Emily e pyet Waylon: “Mund të ma japësh?”
“Jo”- i përgjigjet ai i vendosur teksa e shtrëngon më fort vëllanë dhe e puth të koka .
“Nuk mendoj se Lawless mund të kërkonte për një vëlla më të mirë se sa ai.” – u shpreh Matthews për Jackson Sun./tesheshi.com/