Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Vetmia amerikane” pas një vetoje të fundit pro izraelite në OKB

Reagimet nga e gjithë bota ndaj “standarteve të dyfishta”, si u mbrojt SHBA për vijimin e bombardimit të Gazës

by te Sheshi
10/12/2023
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
“Vetmia amerikane” pas një vetoje të fundit pro izraelite në OKB

Udhëheqësit botërorë, grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar SHBA-në për veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza dhe për dështimin për t’i dhënë fund luftës që ka vrarë më shumë se 17,400 palestinezë që nga 7 tetori.

Një rezolutë e OKB-së për ndërprerjen e armiqësive dështoi të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten pasi SHBA vuri veton ndaj propozimit dhe Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Trembëdhjetë nga 15 anëtarët aktualë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan në favor të rezolutës së propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të bashkë-sponsorizuar nga 100 vende të tjera.

Ja disa reagime:

Palestinë

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se ishte “turp dhe një tjetër nxitje për shtetin okupues të masakrojë, shkatërrojë dhe zhvendosë”.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, tha se rezultati i votimit ishte “katastrofik”.

“Nëse jeni kundër shkatërrimit dhe shpërnguljes së popullit palestinez, duhet ta kundërshtoni këtë luftë. Dhe nëse e mbështesni këtë, atëherë ju mundësoni këtë shkatërrim dhe zhvendosje.

Hamasi dënoi me forcë veton e SHBA-së, duke thënë se e konsideronte veprimin e Uashingtonit “joetik dhe çnjerëzor”.

“Pengimi amerikan i rezolutës së armëpushimit është pjesëmarrje e drejtpërdrejtë me okupatorin në vrasjen e popullit tonë dhe kryerjen e masakrave të reja dhe spastrimin etnik,” tha Izzat al-Rishek, një anëtar i zyrës politike të Hamasit.

Izraeli

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, nuk iu drejtua Këshillit të Sigurimit pas votimit, por tha në një deklaratë: “Armëpushimi do të jetë i mundur vetëm me kthimin e të gjithë pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit”.

SHBA

Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB Robert Wood i tha Këshillit se projekt-rezoluta ishte një tekst i nxituar, i pabalancuar “që është i shkëputur nga realiteti, që nuk do t’i çonte gjërat përpara në asnjë mënyrë konkrete”.

“Ne nuk e mbështesim thirrjen e rezolutës për një armëpushim të paqëndrueshëm që vetëm do të mbjellë farat për luftën e ardhshme,” tha ai.

Amnesty International

Agnes Callamard, sekretarja e përgjithshme e Amnesty-së, tha në X se vetoja e SHBA “tregon një shpërfillje të pashpirt për vuajtjet e civilëve në dritën e numrit marramendës të vdekjeve”.

Deklarata gjithashtu theksonte se Uashingtoni “përdori dhe “armatozoi” me pafytyrësi veton e tij, duke minuar më tej kredibilitetin dhe aftësinë e Këshillit për të përmbushur mandatin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Mjekët pa kufi

Avril Benoit, Drejtor Ekzekutiv i Médecins Sans Frontières (MSF) tha: “Duke vënë veton ndaj kësaj rezolute, SHBA qëndron e vetme në hedhjen e një zëri kundër njerëzimit. Vetoja e SHBA është në kontrast të plotë me vlerat që pretendon të mbështesë. Duke vazhduar të sigurojë mbulim diplomatik për mizoritë në Gaza, SHBA po sinjalizon se ligji ndërkombëtar humanitar mund të zbatohet në mënyrë selektive – dhe se jetët e disa disa njerëzve janë më pak të rëndësishme se jeta e të tjerëve… Vetoja e SHBA-së e bën atë bashkëfajtore në masakrën në Gaza.”

Human Rights Watch

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut lëshuan një deklaratë duke thënë: “Duke vazhduar furnizimin e Izraelit me armë [dhe] mbulim diplomatik ndërkohë që ai kryen krime, duke përfshirë dënimin kolektiv të civilëve palestinezë në Gaza, SHBA rrezikon pjesëmarrjen në krime lufte”.

Në një postim në X, ish-drejtori ekzekutiv i HRË Kenneth Roth tha: “Qeveria amerikane po vë veton ndaj thirrjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Gaza. SHBA përmend të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit, por a mendon vërtet Biden se kjo arrihet duke vrarë civilët palestinezë në Gaza?”.

MB

Ambasadorja britanike në OKB Barbara Woodward tha se vendi i saj po frenohej sepse rezoluta nuk dënonte Hamasin.

“Izraeli duhet të jetë në gjendje të përballet me kërcënimin e paraqitur nga Hamasi dhe duhet ta bëjë këtë në një mënyrë që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare në mënyrë që një sulm i tillë të mos mund të kryhet më kurrë,” i tha ajo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Zëvendës ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, Mohamed Abushahab, pyeti Këshillin e Sigurimit: “Çfarë mesazhi po u dërgojmë palestinezëve nëse nuk mund të bashkohemi pas thirrjes për të ndaluar bombardimet e pamëshirshme të Gazës? Në të vërtetë, çfarë lloj mesazhi po u dërgojmë civilëve anembanë botës që mund të gjenden në situata të ngjashme?”.

Irani

Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian paralajmëroi për kërcënimin e një “shpërthimi të pakontrolluar” të situatës në Lindjen e Mesme pas vetos së SHBA-së, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

“Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist (Izraelit) dhe vazhdimin e luftës… ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrolluar të situatës në rajon,” i tha Amirabdollahian Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në një bisedë telefonike, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kinë

Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun, i tha Këshillit: “Të miratosh vazhdimin e luftimeve ndërkohë që pretendon se kujdeset për jetën dhe sigurinë e njerëzve në Gaza është vetë-kontradiktore. Të aprovosh vazhdimin e luftimeve ndërkohë që mbron parandalimin e pasojave të konfliktit është vetëmashtrim. Është hipokrite të arsyetohet vazhdimi i luftimeve duke përmendur mbrojtjen e grave dhe fëmijëve dhe të drejtat e njeriut. E gjithë kjo na tregon edhe një herë se çfarë janë standardet e dyfishta”.

Rusia

Ambasadori në OKB, Dmitri Polyansky, tha: “Kolegët tanë nga SHBA, fjalë për fjalë para syve tanë dhanë dënime me vdekje për mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra civilë të tjerë në Palestinë”.

Franca

Ambasadori në OKB, Nicolas de Riviere, tha në Këshill: “Për fat të keq, ky Këshill ka dështuar edhe një herë për shkak të mungesës së unitetit dhe duke refuzuar të angazhohet për negociata. Kriza në Gaza po përkeqësohet…”.

Turqia

Ministri i Jashtëm Hakan Fidan tha se SHBA-të mbetën të vetme për çështjen e Gazës pasi bllokuan miratimin e rezolutës.

“Miqtë tanë kanë shprehur edhe një herë pikëpamjen se Amerika është tani e vetme për këtë çështje, veçanërisht në votimin e mbajtur sot në Kombet e Bashkuara… Sistemi politik amerikan tani është i pafuqishëm në çështjet që lidhen me Izraelin,” tha ai.

Yanis Varoufakis, ish-ministër grek i financave

“Zoti Biden, duke vënë veton ndaj thirrjes së 13 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm (së bashku me abstenimin frikacak të Mbretërisë së Bashkuar), ju jeni bashkuar me Panteonin e kriminelëve të luftrave të fundit, së bashku me George W. Bush dhe V. Putin”, tha ai në një postim në X.

Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re

“SHBA-ja ka bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza, krejt indiferente ndaj numrit tronditës të të vdekurve dhe të plagosurve dhe shkatërrimit të shtëpive dhe infrastrukturës së komunitetit,” postoi ajo në X.

 Craig Mokhiber, ish-kreu i Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në New York

“Në prag të 75-vjetorit të Konventës së Gjenocidit, SHBA-ja përsëri vuri veton ndaj armëpushimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke demonstruar kështu bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm në gjenocidin në Palestinë. “Mijëra kanë vdekur që nga vetoja e fundit dhe më shumë do të vdesin tani,” tha ai në një postim në X. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Kirurgu plastik nën hetim, i mbeti bashkëshortja në dorë

Kirurgu plastik nën hetim, i mbeti bashkëshortja në dorë

A bëri marketing Zara me tragjedinë në Gaza?

A bëri marketing Zara me tragjedinë në Gaza?

Ai rast kur “armën e mbush shejtani”…

Ai rast kur “armën e mbush shejtani”...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni