Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

U rrita duke luajtur me armët që vranë gjyshin tim

Pol Oster shpjegon fiksimin e amerikanëve pas armëve

by te Sheshi
18/07/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
U rrita duke luajtur me armët që vranë gjyshin tim

Nga Giulio D’Antona, La Stampa

Në një tregim të Xh.D.Vans, autori i librit me kujtime “Elegji amerikane”, dhe që prej disa ditësh është emëruar si kandidat për zëvendëspresident nga Donald Trump në rast se fiton sërish zgjedhjet në nëntor, një burrë nga Kentaki i thotë pushkës së tij: “Ti je shoku im i vetëm! Askush nuk më kupton si ti. Prandaj së bashku do t’i bëjmë ata që të kuptojnë…”, duke nënkuptuar një masakër të afërt, por mjerisht të zakonshme në këtë vend.

Statistikisht, nuk ka asnjë amerikan që nuk do të duhet të përballet me armët të paktën një herë në jetën e tij, në anën e atij që tërheq këmbëzën, apo të tjetrit që qëllohet. Dhe nuk është aspak çështje fati apo shansi, heroizmi apo fati të keq, por diçkaje të zakonshme.

Për disa amerikanë, armët janë një kult; për të tjerët një e drejtë kushtetuese; ndërsa për të tjerë akoma një mallkim. Dhe për të gjithë armët janë aty pranë, në brezin e policëve, në dyqanet e qendrave tregtare, në kroskotin e makinave dhe në dollapët e kuzhinës, gati për të “takuar” ata që do t’i përdorin dhe ata që do t’i shohin të drejtuara ndaj tyre.

I armatosur apo jo, në SHBA nuk je asnjëherë mjaftueshëm larg tytës së një arme.

Kur Pol Oster ndeshi armën e tij të parë, ai ishte nëntë ose dhjetë vjeç. Ishte një pushkë e kalibrit 22 që përdorej për të qëlluar mbi një objektiv prej kartoni gjatë aktiviteteve të kampit veror të nxënësve.

Ishin vitet 1950. Ishte koha e mitit të baballarëve, të heronjve triumfalë të Luftës së Dytë Botërore dhe e gjyshërve që kishin shërbyer në Luftën e Parë. Ata u përzien me historitë e Perëndimit të Egër, ndaj në atë kohë kishte asnjë djalë të vogël që të mos kishte një pistoletë plastike të varur në brez, që të mos eleminonte grabitqarët dhe karvanet imagjinare, që të mos ishin në anën e banditëve apo njerëzve të zbatimit të ligjit (sherifëve).

Oster ishte gjithmonë në krah të djemve të mirë, megjithatë edhe ai qëllonte si gjithë të tjerët. Dhe i dukej se nuk kishte asgjë të keqe:mësimi i përdorimit të armës, ishte dhe është ende pjesë e fëmijërisë së amerikanëve, si mishi dhe sheqeri, si miti i kufirit dhe bejsbolli.

Arma e dytë e Oster ishte një pushkë gjahu. Ishte 14-vjeç dhe i pëlqente të gjuante në pjatel  bashkë me një shokun e tij gjatë pushimeve në një zonë rurale. “Gjatë gjithë asaj pasditeje nuk më shpëtoi asnjë nga shenjestrat”, shkruan ai në librin “Një komb i lartë në gjak” (që do të dalë ne treg edhe në Itali në nëntor nga shtëpia botuese Einaudi).

Por pavarësisht argëtimit në dukje, nuk i dha asnjëherë vazhdimësi kësaj prirjeje të natyrshme. Thoshte se armët ishin indiferente ndaj tij, pa ndonjë arsye të dukshme. E ndjente se diçka nuk shkonte mes tij dhe këmbëzës. Dhe siç ndodh arsyeja ishte një histori e errët familjare.

Në Shtetet e Bashkuara, ka vende ku mbajtja e një arme në shtëpi, nuk është një gjë as e rrallë dhe as e papërshtatshme. “Sot nuk është më një simbol i statusit social, por një normë”, shkruan shkrimtari i famshëm i gjinisë thriller dhe horror Stefën King në një nga esetë që e broshurës sensibilizuese “Armët” (kundër mbajtjes dhe përdorimit të tyre).

Për ta është njëlloj si të kesh një abazhur apo një jastëk divani. Ndërkohë ka edhe vende, në të cilat është e zakonshme ulja në banakun e një restoranti për të pirë një kafe dhe ngrenë një copë tortë, teksa mund ta nxjerrësh lirisht armën nga këllëfi dhe ta vendosësh sipër tavolinës për t’ua treguar klientëve të tjerë.

Kështu, cilindo që do të kalonte andej, do të shihte një varg armësh zjarri të rreshtuara me rregull mbi banak, dhe të alternuara me filxhanë kafeje, gota me pije të ndryshme, pistoleta të tjera dhe disa pjata me ushqime. Dhe nuk po flasim për cepa të largët të ndonjë zone të humbur, por për shtete të tëra që e pretendojnë të drejtën për t’u armatosur si të drejtën për të qenë të lirë dhe kërkuar lumturinë.

Sepse “Lumturia është një pistoletë e nxehur nga të shtënat!”, sikurse shprehet dikur Shoqata Kombëtare e Armëve në SHBA, organizata më me ndikim në vend me mbi 5 milionë anëtarë. Gjyshi i Oster u qëllua për vdekje shumë kohë përpara se të lindte Pol.

Të afërmit e tij jetonin në Kenosha, Uiskonsin. Babai i tij ishte gjashtë vjeç e gjysmë, ndërsa xhaxhai i tij nëntë. Kur u rrit rastisi që dikush të pyeste se si i vdiq vërtet gjyshi, megjithatë përgjigjet ishin gjithmonë evazive:një aksident në gjueti, në front gjatë Luftës së Parë Botërore, apo për shkak të rrëzimit nga çatia.

Në realitet – Oster thotë se e zbuloi nga një kushërirë e cila kishte takuar rastësisht një burrë i moshuar që ende jetonte në Kenosha – ai u vra nga gjyshja e tij, para syve të njërit prej fëmijëve të saj. Ishte një akt i nxitur nga xhelozia, kur pas ndarjes, gjyshi kishte shkuar të jetonte me një grua tjetër.

Gjatë një vizite, ku kishte marrë me vete disa dhurata për dy djemtë, ish-bashkëshortja i kërkoi t’i ndërronte një llambë të djegur në kuzhinë. Më pas ishte ngjitur lart, kishte marrë pistoletën dhe e vrau me dy të shtëna:një në ijë dhe tjetrën në qafë. Në skenën e ngjarjes ishte djali i madh i çiftit, që në atë moment po mbante një elektrik dore për t’i bërë dritë të atit teksa rregullonte poçin elektrik, dhe ndërsa ishin duke biseduar për shkollën.

E gjykuar dhe e liruar për “çmenduri të përkohshme mendore”, gjyshja u largua nga Uiskonsin për në Nju Xhersi, duke u thënë fëmijëve të saj të mos flisnin kurrë për atë ngjarje. Dhe kështu ndodhi për një kohë shumë të gjatë. Gjyshja e Oster ushtroi të drejtën e saj, të garantuar nga shteti ku jetonte.

E mbante armën nën dyshekun e krevatit të djalit të saj më të vogël, babait të Pol, i cili për pjesën tjetër të jetës së tij do t’i frikësohej armëve, dhe do t’i përçonte edhe djalit të tij indiferencën instinktive ndaj armëve, që megjithatë do t’i mbante në duar për një fare kohe dhe do të mësonte t’i përdorte ato.

Më shumë se 80 për qind e vdekjeve çdo vit nga armët në botë ndodhin në Shtetet e Bashkuara. Oster shkruan: “Diferenca në krahasim me atë që ndodh në pjesën tjetër të planetit, është aq e madhe, aq mbresëlënëse dhe aq jo proporcionale, sa që është e pamundur të mos pyesim veten mbi arsyet pse ndodh kjo”.

Armët amerikane vrasin presidentë, kandidatë presidencialë, senatorë, policë, qytetarë të lirë. Dhe kjo për shkak të ushtrimit të një të drejte, të cilën siç e thekson Oster, “disa prej nesh nuk e kanë pretenduar kurrë, por që gjithsesi e gjejnë veten duke e ushtruar”.

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Sociale & Shoqëri

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Next Post
Paralajmërimi: Ballkani, nëse Trump fiton zgjedhjet amerikane

Paralajmërimi: Ballkani, nëse Trump fiton zgjedhjet amerikane

Zbulim i madh në qendër të Romës

Zbulim i madh në qendër të Romës

Avokatë: Pse FIFA duhet të pezullojë Federatën e Futbollit të Izraelit

Avokatë: Pse FIFA duhet të pezullojë Federatën e Futbollit të Izraelit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni