Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Turqi nxjerrin qartë në pah se përbërja e re e kuvendit do të hyjë në histori me numrin më të lartë grave deputete.
Rezultatet treguan se numri i grave deputete në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë është rritur nga 79 në 96 deputete.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) do të përfaqësohet nga 44 gra deputete në parlament.
Partia CHP numëron 18 deputete kurse partia MHP 3 deputete.
Partia Demokratike Popullore pro-kurde e majtë (HDP) do të përfaqësohet me 31 deputete.