Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    NATO, me stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë

    NATO, me stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë

    Zbarkimi turk në “Adem Jashar”

    Zbarkimi turk në “Adem Jashar”

    SHBA: Festa e maturës kthehet në mort

    SHBA: Festa e maturës kthehet në mort

    EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë

    EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë

    Palmat e lëna përgjysmë të Dubait, rikthim në projekt

    Palmat e lëna përgjysmë të Dubait, rikthim në projekt

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Korrupsioni në drejtësi, ja shuma e ryshfeteve që merrnin sekserët, prokurorët dhe gjyqtarët

Nga te Sheshi
09/06/2015
në Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Korrupsioni në drejtësi, ja shuma e ryshfeteve që merrnin sekserët, prokurorët dhe gjyqtarët
5
SHPËRNDARJE

Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, që po hartojnë reformën në Drejtësi, ka publikuar dje raportin “Analiza e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, sipas të cilit thuhet se prokurorët dhe gjyqtarët për t’u transferuar apo emëruar në qytete të rëndësishme, paguajnë ryshfet nga 100 mijë deri në 300 mijë euro.

Në raportin voluminoz nuk citohen studime apo sondazhe të shoqatave të ndryshme, por të gjitha akuzat për rastet e denoncuara si pagesa korruptive është quajtur në dokumentin zyrtar si perceptim i qytetarëve.

“Në fakt, opinioni i gjerë publik beson, dhe disa vëzhgues të afërt të sektorit, pohojnë se disa prokurorë dhe gjyqtarë paguajnë për t’u emëruar ose transferuar në vende pune të rëndësishme (fitimprurëse sipas logjikës së korrupsionit), si p.sh. në Tiranë apo qytete të tjera të rëndësishme. Duke qenë se shifrat që thuhet se paguhen për këto pozicione janë marramendëse (100.000 deri 300.000 euro për disa pozicione), është e natyrshme të besohet se këta funksionarë të drejtësisë do të korruptohen për t’i rimarrë (dhe mundësisht shumëfishuar) ato”, thuhet në raportin, e publikuar nga “Panorama”.

Prokurorët dhe gjyqtarët

Në raportin e hartuar nga ekspertët e huaj dhe vendës thuhet se ryshfet marrin dhe policët gjyqësorë, të cilët në këmbim të parave prishin provat e çështjeve të ndryshme. Mosfillimi i çështjes, sipas raportit, paguhet me vlerën e 1 mijë deri në 2 mijë eurove.

“Të dhëna jozyrtare që qarkullojnë në publik dhe janë konsistente në kohë, sugjerojnë se cikli i pagesave korruptive fillon që me policinë gjyqësore, oficerë të korruptuar të së cilës pranojnë pagesa për të shkatërruar provat në vendin e ngjarjes. Më tej, prokurorë të korruptuar pranojnë pagesa për të mos e filluar një çështje ose për të mos ngritur akuzë (1000 deri në 2000 euro për çështje standarde)”, nënvizon raporti.

Më tej përmenden dhe rastet e ndryshimit të masës së dënimit, nga arresti me burg në detyrim paraqitjeje, gjyqtarët marrin nga 60 mijë deri në 80 mijë euro. “Vlen të veçohet perceptimi në lidhje me shifrat që duket se paguhen për të ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie ose detyrim për paraqitje (60.000 – 80.000 euro).

Gjyqtarë të korruptuar zvarrisin caktimin e seancës së parë ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar (ndonjëherë edhe zbardhjen e vendimit) në pritje të ryshfetit. Madje, ka të dhëna se disa gjyqtarë bëjnë lojë të dyfishtë, duke përfituar ryshfete nga të dyja palët. Sikur të mos mjaftonte kjo, shpesh dhënia e ryshfetit nuk siguron rezultatin e dëshiruar”, evidenton raporti i hartuar nga ekspertët e Drejtësisë.

Sekserët

Persona të tretë bëjnë ndërmjetësimin, thuhet në raport, dhe paratë nuk kërkohen drejtpërdrejt. “Shpesh sekseri është një i afërt i familjes së gjyqtarit ose prokurorit, një mik i përbashkët, ose një avokat. Në çdo rast, sekseri është një person që gëzon besimin e gjyqtarit ose prokurorit për shkak të marrëdhënieve të vjetra private ose kontakteve të qëndrueshme të punës. Në përgjithësi ka të dhëna për një strukturë të mirëpërcaktuar të shifrave që paguhen për shërbime të ndryshme. Madje, flitet edhe për ndarje të paracaktuar të përfitimit të paligjshëm midis gjyqtarit/prokurorit dhe ndërmjetësit ose personave brenda zyrës së gjyqtarit/ prokurorit, të cilët duket se marrin një përqindje për lehtësimin e kalimit të ryshfetit nga korruptuesi tek i korruptuari”, thuhet në raport, në të cilin theksohet më tej se:

“Në çdo rast, palët në transaksionin korruptiv shmangin telefonatat. Pagesat bëhen me para në dorë. Shpesh përfitimet e paligjshme dërgohen jashtë vendit ose u jepen të afërmve/familjarëve të gjyqtarit/ prokurorit apo personave të tretë të besuar”.

Korrupsioni në drejtësi

100 mijë deri në 300 mijë euro është ryshfeti që paguajnë prokurorët apo gjyqtarët për t’u transferuar në Tiranë apo qytete të tjera të rëndësishme.

1 mijë deri në 2 mijë euro janë pagesat që pranojnë prokurorët e korruptuar për të mos filluar një çështje, ose për të mos ngritur akuza.

60 mijë euro deri në 80 mijë euro paguan ryshfet një qytetar për të ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.

Seanca e parë zvarritet nga gjyqtarët e korruptuar ose kushtëzohet vendimi përfundimtar në pritje të ryshfetit.

Avokatët në raste të caktuara kërkojnë ryshfet në emër të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe ato i mbajnë për vete.

Policët gjyqësorë pranojnë të marrin pagesa korruptive dhe në këmbim prishin provat në vendngjarje.

Anketa me gjyqtarët

25% e gjyqtarëve ishin të mendimit se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërsa 58% besonin se sistemi perceptohej si i korruptuar.

50% e gjyqtarëve ishin të mendimit se sistemi gjyqësor nuk ishte i çliruar nga ndikimi politik.

Tags: korrupsioni ne drejtesi

Të ngjashmeLajme

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u
Amerika

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

07/06/2023
As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?
Sport

As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?

07/06/2023
Kurti, një përgjigje për Escobar-in
Politikë

Kurti, një përgjigje për Escobar-in

07/06/2023
Lajme të tjera
Protestat e 13 qershorit, Kasami: Do të ketë mbi 10 mijë qytetarë, nuk bashkëpunojmë me Zaev

Protestat e 13 qershorit, Kasami: Do të ketë mbi 10 mijë qytetarë, nuk bashkëpunojmë me Zaev

Nishani mesazh qytetarëve: Mos bëni pazare me votën

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, Nishani: Te pushtetarët mbizotëron interesi politik, jo ai kombëtar

Kundërshtarë në betejën e Tiranës, Kosova e Veliaj shtrëngojnë duart

Kundërshtarë në betejën e Tiranës, Kosova e Veliaj shtrëngojnë duart

TË FUNDIT

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

9 orë Më parë
As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?

As në Spanjë e as në Saudi, kë zgjedh Messi për klub të ri?

13 orë Më parë
Kurti, një përgjigje për Escobar-in

Kurti, një përgjigje për Escobar-in

14 orë Më parë
Kjo ishte “Muza” e Piccaso-s: shuhet në 101 vjeç Françoise Gilot

Kjo ishte “Muza” e Piccaso-s: shuhet në 101 vjeç Françoise Gilot

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën

Nga Beogradi, mesazhi më i fundit i Escobar-it për Prishtinën

07/06/2023
Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument

Kryekomandanti musliman që spanjollët i ngritën një monument

07/06/2023
Një “Krisht” për president të ardhshëm amerikan

Një “Krisht” për president të ardhshëm amerikan

07/06/2023
Ukrainë: “pse”-ja e goditjes së një dige

Ukrainë: “pse”-ja e goditjes së një dige

07/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist