Parlamenti grek ka aprovuar një seri masash shtrënguese pas zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara muajin e kaluar, të cilat u provokuan nga shmangia e një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë. Votimi ishte konsideruar si testi i parë parlamentar për kryeministrin Alexias Tsipras pas rikthimit të tij.
Deputetët kanë aprovuar ndër të tjera, edhe ligjin për të penalizuar pensionet e parakohshme. Këto masa, bashkë me masa të tjera të ndërmarra, kanë qenë të nevojshme për të aderuar në një borxh prej 2miliad euro në kuadër të marrëveshjes së tretë të arritur nga Greqia me kreditorët e eurozonës./tesheshi.com/