Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Triumfi i nostalgjisë sovjetike: reportazh nga Donjecku, ku janë rishfaqur portretet e Stalinit

by te Sheshi
19/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Triumfi i nostalgjisë sovjetike: reportazh nga Donjecku, ku janë rishfaqur portretet e Stalinit

Nostalgjia sovjetike ka shtrirë mbretërimin e vet në territoret e kontrolluara nga separatistët në Ukrainës, ndërsa portrete të ish-diktatorit, Stalinit, rishfaqen në qendër të Donjeckut, kryeqytetit separatist të krahinave lindore të Ukrainës, që dikur mbante emrin Stalino.

Tre portrete të ish-diktatorit sovjetik, Jozef Stalin tashmë janë vendosur hapur në qendër të Donjekut, ndërsa autoritetet separatiste që kontrollojnë qytetin po nxisin një atmosferë të nostalgjisë për kohën kur vendi ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Portretet e Stalinit janë vendosur në sheshin qendror dhe mbi to mund të lexohet edhe një citim nga lideri I kohës së luftës. “Çështja jonë është e drejtë. Armiku do të shfarroset. Ne do të na takojë fitorja”.

Më herët një tabu, por tani portretet e diktatorit dalin hapur në publik ndërsa separatistët po përpiqen të ringjallin zakonet sovjetike për të çimentuar regjimin e tyre që mbështetet nga Moska, ndërsa krimet e Stalinit mbeten në hije.

Një grua e re, duke kaluar pranë portreteve, shpreh atë që po duket të jetë atmosferë mbizotëruese në Donjeck, se ajo ndihet mirë me këtë realitet. “Mendoj se portretet e Stalinit janë një gjë e mirë. Eshtë historia jonë dhe shumë njerëz kanë harruar, madje, që ai ka ekzistuar”, thotë Yekaterina, një studente 22-vjeçare.

Tmerret e përjetuara nën regjimin shtypës të Stalinit dhe vdekja e 5 milionë ukrainasve në vitet 1930 për shkak të urisë së shkaktuar nga kolektivizimi, kalojnë pa u përmendur.

Lideri separatist i Donjeckut,  Alexander Zakharchenko, thotë se i vjen keq për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

“Bashkimi Sovjetik ishte një vend i madh dhe ishte një gabim shumë gjigand që u shkatërrua nga CIA dhe shërbimet e tjera sekrete”, thotë 39-vjeçari, ish komandant ushtarak që preferon të vishet me rroba kamuflazhi. “Europa dhe vendet e tjera ishin kaq të frikësuara prej nesh”, shton ai.

Portretet e Stalinit janë shndërruar në foto zyrtare në ndërtesat e autoriteteve separatiste në lindje të Ukrainës, ku konflikti me Kievin deri më tani, ka shkaktuar më shumë se 8 mijë të vrarë.

Zëvendësministri separatist i Mbrojtjes, Eduard Basurin, mban një shirit me profiling e Stalinit në uniformën e tij.

Kulti i ri i Stalinit rilind kujtimet në Donjeck, një ish-qytet minatorësh që më parë njihej me emrin Stalino.

Emri i qytetit u ndryshua në fillim të viteve 60 pasi Nikita Hrushovi, që u ngjit si lideri sovjetik në pushtet pas betejës që pasoi vdekjen e Stalinit, dënoi kultin e individit të paparendësi të tij.

Një nderim i tillë për Stalinin bie në konstrat të thellë me qeverinë properëndimore të Kievit, e cila në maj të këtij viti miratoi ligjet që e bëjnë të paligjshme paraqitjen në publik të simboleve sovjetike, ashtu si në rastin e zvastikave hitleriane. Ligji kërkon shembjen e monumenteve sikundër edhe riemërtimin e rrugëve, qyteteve dhe ndërmarrjeve që mbajnë emra sovjetikë.

Në territorin e Ukrainës, autoritetet kanë shkatërruar tashmë një numër të madh statujash të Leninit, si për “inat” të liderëve separatistë.

Ministri i  Kulturës së Donjeckut, Alexander Paretsky, dënoi “vandalizimin dhe barbarizmin” ndërsa lideri i rajonit tjetër separatist Luhanskut, e cilësoi një “genocid moral”.

stalini donjeck 1

Në qytetin Novoazovsk në detin Azov, separatistët zhvilluan një ceremoni për rikthimin e një statuje të Leninit në piedestalin e saj pasi morën kontrollin e qytetit nga forcat ukrainase.

Në mbrujtjen e këtij identiteti të ri për rajonet separatiste, rebelët janë kthyer gjerësisht tek e kaluara sovjetike.

Territoret e tyre quhen “republika e popullit”, duke i bëjë jehonë emrave të epokës sovjetike në vendet satellite të Moskës, si Bullgaria, Mongolia apo Rumania.

Republika Popullore e Luhanskut ka edhe një emblemë të re ku duken koçanët e misrit dhe një yll i kuq, njëjtë me ato të republikave të BRSS-së.

Separatistët po përpiqen madje, të ringjallin grupet e të rinjve të kohës sovjetike, organizatat e Pionerëve.

Por, këto nuk janë asgjë në krahasim me lëvizjen tjetër, atë të emërtimit të organeve të sigurisë si ministri e Sigurimit të Shtetit, i njëjti emër i policisë secrete të Stalinit nga viti 1946 deri në vitin 1953.

Sistemi i tyre i Drejtësisë gjithashtu është modeluar sipas sistemit sovjetik ku të pandehurit kanë pak shanse për të dalë përpara gjyqit e për t’u mbrojtur.  “Eshtë modeli i sistemit sovjetik i prokurorit të shtetit që ne kemi përshtatur në Donjeck”, thotë Andrei Spivak, zyrtari që është ngarkuar me ngritjen e sistemit.

Gjithashtu, në Donjek një ekspozitë pikturash nderon heroin sovjetik, “punëtorin e palodhur”, Alexei Stakhanov, i cili arriti nivele rekord në prodhimin e qymyrit në një minierë në rajonin e Luhanskut, në vitet 1930.

Historianët  e shohin rishfaqjen e Stakhanov si të orkestruar me kujdes nga autoritetet për të nxitur ngritjen e normave.

Duke admiruar pikturat e minatorëve dhe punonjësve të fabrikave, Galina, një 73-vjeçare rikujton të kaluarën me ngjyra rozë. “Gjërat ishin shumë më mirë në atë kohë, ishte një jetë krejtësisht e ndryshme”, thotë ajo.

Por një idealizim i tillë i epokës sovjetike nga ana e autoriteteve vjen ndërkohë që mohohet çdo gjë që mund të dëmtojë imazhin e lulëzuar të saj. Në muajin gusht, autoritetet separatiste të DonjeCkut vendosën të rrëzojnë një monument për viktimat e urisë së viteve ’30 në Ukrainë.

Dhe Universiteti shtetëror i Donjeckut largoi një monument për disidentin ukrainas, Vasyl Stus, një poet dhe aktivist i kulturës kombëtare që u dergj në burg me dekada dhe ndërroi jetë në një kamp të burgosurish politik në vitin 1985 në moshën 47-vjeçare.

“Ai ishte një akt kriminal”, thotë Maria, pensioniste, por pikëpamja e saj mbështetet tashmë nga shumë pak njerëz.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh
Azia

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Next Post
Çfarë përfaqëson nisma e Jahjagës për të tejkaluar krizën?!

Çfarë përfaqëson nisma e Jahjagës për të tejkaluar krizën?!

Kroacia hap kufirin me Serbinë, dynden refugjatët. UNCHR: Kushte të tmerrshme

Kroacia hap kufirin me Serbinë, dynden refugjatët. UNCHR: Kushte të tmerrshme

Rashiti nga Gjilani: Një imam “high definition”

Rashiti nga Gjilani: Një imam “high definition”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni