Rreth 20 banorë të Tiranës mbete në terr për 7 orë pas një defekti të rëndë që u shkaktua nga një person që ndërhyri në rrjet.
Pikërisht ky veprim në zonën e Kasharit ka shkaktuar sipas OSHE-së, dëmtimin e kabllove të tre fidrave të energjisë elektrike me fuqi 20 kv dhe ka lënë në terr zonën e Kasharit, në Tiranë.
Energjia u ndërpre rreth orës 14:00 dhe zonat që mbetën pa energji ishin: Pallatet në fushën Misto Mame, Yzberishti, Pallatet Giron dhe Unaza e Re. Ndërsa numri i abonentëve mbetën gjatë gjithë pasdites dhe orëve të para të mbrëmjes në terr rezulton 18.700.
OSHEE bëri të ditur se e ka denoncuar në komisariatin përkatës të policisë incidentin, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimin për identifikimin e përgjegjësit.
/tesheshi.com/