UEFA nuk të fal kur bëhet fjalë për racizmin. Ndaj, thirrjet anti-shqiptare të tifozëve rus të Lokomotivës së Moskës, janë dënuar nga organet e shtëpisë së futbollit europian. Pjesa e tribunës ku ishin vendosur tifozët problematik që shkaktuan këto incidente, do të mbetet e zbrasur në ndeshjet e rradhës.
Gjithashtu, Lokomotiva e Moskës, duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh, si dhe të vendosë një banderolë në stadium, “jo racizimit”. Ky ndëshkim është mbështetur në nenin 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA-s. Ai do të zbatohet në ndeshjen e javës së ardhshme me Beshiktashin. /tesheshi.com/