Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sania, një virgjëreshë mbi timon: ja pse mbeta pa martuar…

by te Sheshi
16/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Sania, një virgjëreshë mbi timon: ja pse mbeta pa martuar…

Nga Gjon Neçaj

Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit që është  zbatuar në malet tona, kreu  tretë “Martesa”, neni 28, ”Përcaktimi e mënyrat e martesës”,theksohet se “Me u martue sipas kanunit do me thanë me u ba shpi, me ia shtue shpis nji rob ma tepër sa për krah të punëve e sa për t`i shtu fmit.”

Sipas këtij neni, përcaktimi për martesë, konkretisht për krijim familje, në radhë të parë  konsiderohet krijimi i një tërësie të vogël ekonomike e cila ka edhe funksionin e saj biologjik. Duke pasur parasysh shprehjet e përdorura nga vetë neni i lartpërmendur, nënkuptojmë se femra konsiderohet një lloj robëreshe, e cila nuk ka tagër të vendosë për shumë çështje që kanë të bëjnë me jetën personale të saj.

Por në kundërshtim me sa më sipër, në Shqipërinë veriore është zbatuar një kod tjetër zakonor, i pashkruar: qëndrimi në shtëpinë e prindërve i vajzave të pamartuara, të quajtura ndryshe virgjëresha.

E njëra syresh, e mbramja që nuk u martua kurrë, është Sanie Vatoci. Sania, shoferja  tashmë 58-vjeçare, e lindur në Bujan më  22 mars 1957, ka vite që jeton në kontinentin e largët amerikan.

Fshati  Bujan i Malësisë së Gjakovës (Tropojës), do të thotë shumë për historinë shqiptare, sepse nepër shekuj është shquar  në sherbim të kombit.

Në Bujan kanë lindur Mic Sokoli, Col Delia, Tahir Sinani. Në këtë fshat është mbajtur Konferenca e Bujanit me 31 dhjetor 1943 dhe më 1 e 2 janar 1944. Në Bujan janë zhvilluar shumë ngjarje historike. Në Bujan, në vitin 1916, sipas studiuesve, është krijuar për herë të parë administrata civile, nënprefektura për krahinën e Malësisë së Gjakovës.

Por në Bujan pra, ka lindur dhe Sanija, personazhi ynë.

Sania, virgjëresha e fshatit Bujan, që në fëmijëri kur i vdiq i ati, bëri betimin që mos të martohej kurrë, por  të jetonte në shtëpinë e saj prindërore. Ndonëse ajo kishte vëllezër dhe motra, mori vendimin e jetës nisur edhe nga fakti se temperamenti dhe vizioni i saj për feminizmin nuk përkonin me paraqitjen e jashmte e as me botën shpirtërore.1

Ajo zgjodhi rrugën e jetës për t’u bërë shofere duke kryer kursin e rregullt të asaj kohe. Dekada ka punuar në ndërmarrjen e rrugëve, por siç tregon vite e vite më vonë, dalëngadalë ka filluar të ndjejë keqardhje për jetën e saj si shofere e vetmuar kamioni, madje për rrugën e jetës që ajo vetë zgjodhi.

“Shpesh herë gjatë viteve, vazhdon bisedën Sania, në mendjen time të turbullt, veçanërisht në vitet e rinisë së hershme, teksa  shkoja në dasma e kanagjeçe e shihja çiftet e reja, apo ndiqja filma me tema të tilla, pyesja veten: pse unë zgjodha këtë fat në jetë? Pse vazhdoj të sillem si burrë? Por tashmë ishte tepër vonë, pasi unë kisha bërë një betim para varrit të babit tim të ndjerë.”

Thyerja e premtimit sipas kanunit dikur dënohej me vdekje, ndaj ende kjo rëndonte si gur mbi Sanien, vajzën e bukur të Vatocit të Bujanit, e cila  zgjonte me britmat e borisë së saj dhe uturimat e motorrit të kamionit të Mirëmbajtjes, bashkëfshatarët e saj kur nisej në punë në agun e mëngjesit .

Tashmë Sanie Vatoci, virgjëresha e fundit e maleve, shoferja e kamionit, ndodhet emigrante  në SHBA, te motra e saj, banore  e hershme e kontinetit amerikan, duke punuar dhe jetuar me nostalgjinë e vendlindjes së saj dhe mallin për nënën që nuk jeton.

Rreth një dekadë më parë, shkrimtarja Elvira Dones, shkruan “se virgjëresha Sanie Vatoci  është një djalë i fortë dhe është e stërvitur për të qënë një mekanike kamioni”.

Në dallim nga virgjëreshat e tjera të Tropojës, ku çuditërisht nga fisi i saj Krasniqi ka patur më shumë se nga të gjitha fiset e tjera, Sania nuk ndryshoj emrin as lukun e jashtëm të paraqitjes, veçse ashtu siç ishte në rininë e saj të hershme,duke e thirrur thjeshtë “Sania”,”ajo”,”vajza e Vatocit”,”shoferja Sanie”, etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Arsyeja pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Arsyeja pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Afganistan, talebanët: luftë totale ndaj bazave amerikane në vend

Afganistan, talebanët: luftë totale ndaj bazave amerikane në vend

Mustafa: Kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës mbetet ai Pakos se Ahtisarit

Mustafa: Kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës mbetet ai Pakos se Ahtisarit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni