Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ta fitosh Gjermaninë pa kërkuar azil dhe vuajtur kampeve si qen: ja profesionet ku gjen punë dhe niveli i gjuhës

by te Sheshi
07/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Ta fitosh Gjermaninë pa kërkuar azil dhe vuajtur kampeve si qen: ja profesionet ku gjen punë dhe niveli i gjuhës

PantherMedia A3174784

Nga Entela Canaj

Gjermania është kthyer kohët e fundit në vendin ‘ideal’ si destinacion emigrimi. Mijëra qytetarë shqiptarë dhe nga vende të tjera të Ballkanit kanë vendosur të shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil. Por megjithëse autoritetet gjermane pranojnë se është një vend i hapur për migrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, studentëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota, sërish nuk e aprovojnë emigrimin në formë azili ekonomik. Dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për të emigruar dhe ndërtuar një jetë në Gjermani, ka mënyra të rregullta ligjore për ta bërë këtë, pa kërkuar azil, pasi në këtë mënyrë rrezikohet edhe kthimi në Shqipëri, bashkë edhe me penalitete të tjera.

Procedura e emigrimit

Në vite, Gjermania ka realizuar reforma të shumta, për të lehtësuar procesin e imigrimit. Në vitin 2012 u ndryshuarn dispozitat ligjore të hyrjes në vend për fuqinë punëtore të kualifikuar. Ekspertët konfirmojnë se këto dispozita janë ndër më liberalet në mbarë botën. Njohja e diplomave të huaja është përmirësuar. Krahas kësaj, është aplikuar viza 6-mujore me qëllim kërkimin e vendeve të punës nga fuqia punëtore e kualifikuar. Në përfundim, Karta Blu e BE-së u lehtëson qëndrimin shumë profesionistëve me nivel të lartë kualifikimi. Krahas kuadrit rregullator të përmirësuar të imigrimit, Gjermania ka shumë se ç’të ofrojë si vend për të jetuar dhe punuar: një jetë kulturore të larmishme me tipare ndërkombëtare, qytete plot gjallëri e peisazhe të bukura, një infrastrukturë moderne dhe kushte të mira jetese.

Marrja e Kartës Blu

Si një leje qëndrimi qendrore për kuadrot akademikë, Karta Blu BE mundëson në mënyrë të thjeshtë dhe jo burokratike zhvendosjen në Gjermani të qytetarëve të shteteve të treta, të cilët kanë një diplomë të njohur shkollës së lartë dhe kërkojnë të punësohen në përputhje me kualifikimin e tyre në Gjermani. Kusht është vetëm që aplikuesi të dëshmojë një diplomë studimesh të larta të përfunduara dhe të ruhet një kufi minimal page prej 48.400 Euro (për profesione të munguara duke nisur prej 37.752 Euro (2015)). Nëse arrihet kufiri minimal prej 48.400, nuk kërkohet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Kjo vlen edhe për ata aplikues me diplomë gjermane të shkollës së lartë, të cilët punësohen në një profesion të munguar dhe marrin të paktën 37.752 euro në vit (2015). Karta Blu e BE-së ofron privilegje të shumta për imigrantin dhe familjen e tij, në mënyrë të veçantë përsa i përket të drejtës së hershme të një qëndrimi afatgjatë. Në këtë mënyrë aplikuesit potencialë kanë mundësi të planifikojnë të ardhmen e tyre në Gjermani në terma afatgjatë: pas një qëndrimi 33-mujor, zotëruesi i një Karte Blu të BE-së mund të marrë një leje të pakufizuar qëndrimi. Dhe nëse ky i fundit arrin të dëshmojë njohuri të gjermanishtes në nivelin B1, atëherë leja e qëndrimit jepet që pas 21 muajsh qëndrim.

Bashkimi familjar

Bashkëshortët e të huajve që zotërojnë një Kartë Blu të BE-së, kanë të drejtë të marrin lejen e qëndrimit edhe pa dëshmuar njohuritë e gjermanishtes përpara hyrjes në Gjermani, dhe familjarët marrin menjëherë akses të pakufizuar në tregun e punës (për punësim apo vetëpunësim).

Vizë për kërkim të një vendi pune

Viza për kërkimin e një vendi pune u mundëson të kualifikuarve të interesuar nga shtete të treta, që të vinë në Gjermani për një periudhë maksimalisht 6-mujore në kërkim të një vendi pune, në mënyrë që të gjejnë një vend pune që i përgjigjet kualifikimit të tyre. Kusht për këtë është një diplomë e njohur e shkollës së lartë dhe garantimi i vetëfinancimit të shpenzimve të jetesës. Nëse i huaji arrin të gjejë një punëdhënës brenda gjashtë muajve, atij nuk i duhet të largohet nga Gjermania, por mund të aplikojë për lejen përkatëse të qëndrimit apo për Kartën Blu të BE-së drejtpërsëdrejti në Gjermani. Viza për kërkimin e një vendi pune mendohet të ndihmojë sipërmarrjet e vogla e të mesme, që fuqinë punëtore e kanë të orientuar më së shumti në dimension rajonal.

Profesionet se ku të punosh në Gjermani

Sipas informacioneve të marra nga Ambasada Gjermane në Tiranë, ekonomia gjermane ka nevojë për fuqi punëtore dhe akademikë të mirëkualifikuar në shumë rajone dhe sektorë. Kështu për shembull në shumë sipërmarrje të mesme kërkohen ekspertë të teknologjisë së informacionit, teknikë dhe ekspertë të shkencave natyrore. Por kështu mundësi të shumta ka edhe në sektorin mjekësor. Por  shanset më të mira për të jetuar dhe punuar në Gjermani i kanë ata që janë të mirëkualifikuar dhe kanë njohuri bazë të gjuhës gjermane, pasi në këtë mënyrë kanë mundësi edhe të bëjnë kërkime dhe aplikime vetë për pune duke nisur që nga interneti. Për të aplikuar për punë në Gjermani ka faqe online të ngjashme me faqet shqiptare si njoftime.com, ku jepen të dhëna të detajuara për numrin e vendeve të lira të punës; llojin e punës (profesionin), datën e aplikimit, qytetin ku ofrohet puna dhe punëdhënësin. Përshembull, nga një kërkim që ne bëmë referuar edhe adresave ndihmëse që sugjeron Ambasada Gjermane në Tiranë, zbuluam se Gjermania ofron mijëra vende pune në të gjithë sektorët, duke nisur që nga media, turizmi, bankat, tekstilet, marketing – finance etj. http://jobboerse.arbeitsagentur.de/vamJB/stellenangeboteFinden.html?execution=e4s1&d_6827794_p=1

Vende pune në Gjermani sipas fushave dhe profesioneve

Bankier, sigurime , pasuri të patundshme (9763 vende pune)

Ndërtim , arkitekturë, anketimit (77244)

Miniera dhe gurore, qelq, qeramika (12048)

Zyra, biznes, administrata publike (77706)

Kimi , biologji, farmaci , fizikë (24824)

Elektrike (74947)

Mikpritje, Turizëm (43091)

Korporatë, Humanities  (2288)

Shëndet, Mjekësi, Infermieri, Sport (76275)

Tregti, shpërndarje, shitje (73880)

Aktivitetet ndihmëse (93966)

Dru, letër , plastike (38763)

IT , DV, shkenca kompjuterike, matematikë (33056)

Bujqësi, Natyra, Mjedisi (8639)

Konsulence menaxhimi (16231)

Marketing, Reklamim, Marrëdhëniet me Publikun (23921)

Media , art , kulturë , dizajn (12410)

Metalike , makineritë dhe pajisjet e transportit (154 803)

Ushqim dhe sende luksoze (36183)

Ligjor , tatimor , Financa , Kontroll (19822)

Shërbime të tjera (63420)

Pedagogji sociale (46476)

Tekstile, Veshje lëkure (14756)

Transporti, Magazina, Logjistika (71444)

Gjithashtu Agjencia Federale e Punësimit ka përcaktuar së fundmi (shtator 2015­) listën me profesionet për të cilat ka vende vakante në Gjermani dhe që janë të interesuar për aplikantët e huaj.http://www.arbeitsagentur.de/web/wcm/idc/groups/public/documents/webdatei/mdaë/mta4/~edisp/l6019022dstbai447048.pdf?_ba.sid=L6019022DSTBAI447051

Gjuha gjermane

Emisionet e radios dhe oferta e internetit e Deutsche Welle-s Deutsche Welle (Dojçe Vele) ofron shumë mundësi për të mësuar gjermanisht. Në ëebfaqen gjeni kurse falas të gjermanishtes për fillestarë dhe të avancuar në gati 30 gjuhë. Atje gjenden edhe listat e frekuencave të emisioneve të radios jashtë Gjermanisë. Mund të shfrytëzoni p. sh. edhe kursin audio të gjuhës “Radio D” të zhvilluar nga Deutsche Welle bashkë me Institutin Goethe. Fillestarët pa njohuri të mëparshme ose me njohuri të paktë mund t’i shkarkojnë seritë audio nga Radio D ose t‘i abonojnë si “podcast”. Përveç kësaj, kursi transmetohet në 16 gjuhë nëpër DW Radio. Veç kësaj, një kurs i ri interaktiv online i gjuhës paraqet në 30 mësime me mbi 1000 ushtrime interaktive një imazh të jetës në Gjermani. Në hapat e parë në gjermanisht mund të ndihmojë edhe romani policor “Misioni Berlin”. Në qoftë se ju pëlqen të mësoni rrugës, Deutsche Welle ju ofron edhe një guidë gjuhësore mobile, p. sh. për celularët. Përfshin mësime të vogla me ushtrime interaktive për t’u shkarkuar. Një fjalor me fjalë dhe shprehje ju ndihmon gjatë orientimit të parë në Gjermani. Material mësimor në formë letre dhe material multimedial mund ta blini edhe në Gjermani. Lista me literaturë dhe adresa në të cilat mund të blini material mësues i gjeni nëpërmjet webfaqes ose përmes zyrës për shërbime të qytetarëve të Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
FOTO/Studenti jeton në shtëpinë e lëvizshme. Ja pse ka vendosur ta ndërtojë vetë

FOTO/Studenti jeton në shtëpinë e lëvizshme. Ja pse ka vendosur ta ndërtojë vetë

Parlamenti shqiptar në një vit: Rrahje, bojkot, akuza, arrestime, dhe ligje të miratuara vetëm më votat e shumicës

Kuvend:deputetët votojnë unanimisht për heqjen e mandatit të Prengës, debate për dekriminalizimin

Kriza e refugjatëve në Europë: deri kur mund të “mbajë” Gjermania?

Kriza e refugjatëve në Europë: deri kur mund të “mbajë” Gjermania?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni