Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Stela, Ylli i Alpeve: nga Italia në Kelmend me “Bukë, kripë e zemër”

by te Sheshi
10/07/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Stela, Ylli i Alpeve: nga Italia në Kelmend me “Bukë, kripë e zemër”

Nga Alba Skëndaj

Njihuni me Estela Hysajn, vajzën e Kelmendit, që ka lënë ëndrrën italiane për t’u kthyer në fshatin e lindjes, ku ka vendosur të investojë në turizëm me një restorant tradicional….

Në mes të maleve të Kelmendit, atje ku dielli del vonë dhe perëndon herët, një vajzë e vogël  me një emër italian, Stela, që në shqip do të thotë “yll”, ëndërronte të  largohej nga fshati dhe të shihte botën e qytetëruar.

Ishte vetëm 13 vjeçe kur zbriti nga malet e Kelmendit në qytetin e Shkodrës, për të studiuar për Gjuhë të Huaja. Më tej ajo fitoi të drejtën e studimit jashtë vendit, pranë Universitetit të Shkencave Gastronomike në Brá të Italisë.

Gjatë shkollës pati mundësinë të provonte pjatat e kuzhinierëve më të famshëm italianë, të njihte nga afër shërbimin në restorante dhe të kuptonte si funksionon turizmi gastronomik. Por, megjithëse mund të gjente punë dhe të jetonte në vendin ku mijëra shqiptarë e shohin si një mundësi për të ardhmen e tyre, Stela vendosi të kthehej.

Fillimisht punoi me një shoqatë italiane për promovimin e turizmit, e tani, që prej disa muajsh drejton restorantin e saj në Tamarë, Kelmend.

“Bukë, kripë e zemër”, quhet restoranti i vogël në qendrën e vogël të shtruar me gurë, buzë ujërave të akullt të lumit Cem, po aty gjen më shumë se sa “bukë e kripë”, “zemër”.

Mikëpritja, komunikimi me turistët dhe servirja me aq përkujdes, e bën Stelën të jetë e preferuara e atyre që vendosin të kalojnë një ditë mes maleve, kryesisht turistë të huaj, por dhe shqiptarë të ardhur nga Tirana posaçërisht.

Dreka nis me një gotë lëng shege, që ka një shije të mrekullueshme. Menuja është e vogël, por të gjitha gjërat janë tradicionale, bio dhe shumë të shijshme. Kryesisht ajo shërben mish të zonës, peshk troftë, Kaçimak, Djath të zier, Mishavine, Ferlik, Mazë, etj., të gjitha gatime tipike të zonës, recetat e trashëguara nga stërgjyshet.

“Të gjitha produktet që shërbej i marr nga zonat përreth. Peshkun ose nga lumi ose nga vaskat që ka babai dhe vëllai im në fshat, mishin ua blej banorëve, djathin dhe kosin e zë vetë”- thotë Stela.

Është e vetmja grua në këto male të ashpra që ka hapur një biznes të sajin dhe e ndjen shpesh mbi kurriz atë maskilizmin tipik shqiptar, por nuk mërzitet.

“Në fillim kur shkoja të flisja me banorët e Kelmendit që t’i këshilloja  si të kthenin shtëpitë në bujtina për turistët e huaj, se si të shërbenin ushqimin, etj.. më shihnin me habi dhe madje më thonin: ‘ti vajzë kaq e vogël po na mëson ne’, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ata vetë e kanë kuptuar sa i rëndësishëm është shërbimi për turistin dhe po ia shohin hajrin”- thotë ajo për tesheshi.com.

Ajo mendon se ky vend akoma nuk e ka fituar vëmendjen që meriton, edhe pse tash pas bërjes së rrugës së re që të çon deri në Lëpushe, ka shumë lëvizje turistësh.

Ëndrra e saj është të investojë në agroturizëm, një model i “Mrizit të Zanave”, ku ajo dhe ka bërë një lloj shkolle kuzhine (intership) me shef Altin Prengën para se të hapte restorantin e saj.

Kur shumica e të rinjve hedhin sytë përtej detit e përtej maleve për të ardhmen e tyre, Stela ka vendosur të jetë një yll mes Alpeve, për t’i dhënë jetë traditës dhe për të ndërtuar jetën e saj, aty ku fati e përcaktoi që në lindje.

Duket një histori e rrallë ndoshta, por jo e pamundur. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Next Post
Çedomir Jovanoviç: Srebrenica është turpi dhe mëkati ynë

Rama në Stamboll, kokë më kokë me homologun Yildirim dhe një “foto dite” me Erdoganin dorë për dore

Rama në Stamboll, kokë më kokë me homologun Yildirim dhe një "foto dite" me Erdoganin dorë për dore

Shenjë zbutjeje: Arabia Saudite lejon diplomatët e Katarit të kthehen në Mbretëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni