Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ 100-ditët e Kosovës nën Isa Mustafën, ja si u debatuan seancën e së enjtes

by te Sheshi
02/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ 100-ditët e Kosovës nën Isa Mustafën, ja si u debatuan seancën e së enjtes

Nga Donat Maloku

Lëvadata e fyerje, debate të ashpra pozitë-opozitë, kërkim dorëheqje e ministrave të caktuar, mosprania e kabinetit qeveritar në seancë, dhe quajtja e Hashim Thaçit ende kryeministër i Kosovës ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan seancën e së enjtes ku kyremisnitri i Kosoës Isa Mustafa raportoi për 100-ditëshin e qeverisjes së tij.
Për mazhorancën 100-ditët e Mustafës kanë qenë të suksesshme kurse për partitë opzitare një dështim i madh.

Qysh në fillim seanca plenare ishte e zjarrtë. Kjo falë kritikës që bëri kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” Glauk Konjufca i cili qeverinë Mustafa e quajti jo premtuese, që ka nisur punën mbrapshtë. Për më tepër ai tha se qeverinë PDK-LDK nuk e presin ditë të mira.

Konjufca ia ka njohur Qeverisë Mustafa tri gjërat që i ka mbajtur në mend për këto njëqind ditë të punës së saj.

“Në ditën e parë e mbaj mend që pesë minuta pasi kryeministri e mori detyrën e re iu drejtua me një fjalim aspak të lavdishëm deputetëve rebelues që nuk e kishin votuar atë. Më ka mbetur në mend deklarata e kryeministrit që njerëzit që po ikin nga Kosova janë me Iphone dhe nuk i kanë punët bash keq, dita e 50-të e qeverisjes. Dita e 100 e qeverisjes çka më mbeti në mend ishte dje dhe deklarata e kruyeministrit se ushtria e Kosovës nuk do të shkel në një pjesë të shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Kjo deklaratë e Konjufcës aspak nuk i pëlqeu kreut të ekzekutivit kosovar Isa Mustafa i cili u kundërpërgj ndaj fjalës së deputetit Konjufca.

Kryeministri kosovar tha se ka vërejtur se në mocionin e Konjufcës të përkrahur nga 6 deputetë të tjerë ka shumë të pavërteta. Mustafa tha se është e pavërtetë se Qeveria ka përkrahur dhunën policore, dhe mohoi të  ketë thënë se qytetarët kanë ikur nga Kosova me Iphone në  duar dhe nuk kanë pasur gjendje të rëndë ekonomike.

 “Është e pavërtetë që unë i kam quajtur prindërit e fëmijës që humbi jetën në Hungari të papërgjegjshëm, por e vërteta është se familjarët kanë përgjegjësi për fëmijët e tyre, e pavërtetë është që kam thënë që Trepça që bëhet kompani publike”, tha kryeminsitri.

Mustafa deklaroi poashtu se LDK nuk ka deputetë rebelues por ata kanë të drejt të kenë mendime të ndryshme, ashtu siç ka të drejtë edhe personalisht ai. Mustafa tha se Konjufca nuk ka licencë t’i vlerëson deputetët.
Por, ‘kacafytja’, mes tyre vazhdoi edhe më tej. Mustafa më pas paraqiti programin qeverisës, duke u ndalur në objektivat në aspektin ekonomik, social, integrimeve dhe fushave tjera, derisa lavdëroi 100-ditët e qeverisjes. Ndaj fjalimit të Mustafës reagoi deputeti i VV-së i cili tha se kryeministri nuk po bën debat parlamentar por monolog qeveritar.

Lavdërojnë punën e ‘shefit’

Punën e shefit tëtij e ka lavdëruar kreytari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, dhe deputetë të tjerë të kësaj partie me ç’rast përmendën disa nga arritjet që shpalosi edhe Mustafa për këto 100-ditë të qeverisjes.

Punën e Mustafës e lavdëroi  edhe partia e koalicionit PDK, deri dje partia rivale.
Ish ministri Besim Beqaj tani deputet i PDK-së tha se kjo qeveri ka filluar të tregoj shenja të angazhimit serioz.

“Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimet që janë marrë gjatë këtyre ditevëve, politikat dhe prioritetet që janë bërë nga legjislacioni i kaluar janë vazhdimësi e tyre, që kanë për vizion jetën sa ma të mirë të qytetarëve”, ka thënë Beqaj.

Opozita: Shteti është kapur

Punën 100-ditëshe të qeverisë e kritikuan edhe kryetarët e tri partive opzitare, Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës partisë Nisma për Kosovën.

Lideri i ‘Vetëvendosjes’ Visar Ymeri tha se programi i Qeverisë është i përgjithësuar dhe kjo është bërë me qëllim në mënyrë që puna e Qeverisë të jetë e pa monitorueshme.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është i kapur dhe pa e trajtuar këtë temë nuk ka drejtim të mirë për këtë vend.
“E dyta, a mundemi me ndalë korrupsionin, ose me zvogëlu. E treta, me i krye punët e shtëpisë”. “Ju po e fundosni shtetin. Kur të takohemi herën tjetër do të jemi më keq”, është shprehur Haradinaj.

Kryetari i partisë Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni aktual qeverisës PDK-LDK është vazhdimësi e qeverisë së kaluar. Ai ka pohuar se grevat dhe protestat po ndodhin për shkak mashtrimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.  

Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e ministrit të Kulturës

Të pakënaqur me punën e ministrave të caktuar ishin edhe deputetët e koalicionit për çka u kërkua edhe përgjegjësi.
Deputetja nga radhët e PDK-së Xhevahire Izmaku kërkoi dorëheqjen e Ministrit të kulturës, Kujtim Shala. Ajo ka thënë se është shumë keq që ky ministër ka bërë politizim në Ministrinë e Kulturës, qysh në fillim të mandatit.
“Kërkesa ime është që LDK të emërojë një tjetër profil në këtë dikaster. Kultura kërkon komunikim dhe vizion. Jo mbyllje dhe politika të ngushta”, ka thënë Izmaku.

Donika, e quan kryeministër Thaçin

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi duke komentuar punën e qeverisë Mustafa , gjatë 100 ditëshit të punës së kësaj qeverie, ia ka huqur postin që mbanë tani për tani, Hashim Thaçi. Kadaj- Bujupi i është referuar si kryeministër Thaçit, dhe siç duket asaj ende i është ‘ngulitur’ në mendje që Hashim Thaçi vazhdon të jetë kryeministër për të.

Ndryshe, debati pritet të vazhdoj edhe të premten. Opozita ka përgatitur 11 rekomandime për kryeministrin dhe qeverinë e Kosovës të cilat pret që t’i sjellë në votim në fund të debatit. Për miratimin e këtyre rekomandimeve në fund të debatit opozita do të ketë nevojë për mbështetjen e pozitës pasi që nuk i ka votat e mjaftueshme.

11 rekomoandimet e opozitës:

  1. Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrat t’i përgjigjen sipas Kushtetutës kërkesave të parlamentarëve, të marrin pjesë në seanca të përgjigjen në interpelanca dhe pyetje nga deputetët dhe grupet parlamentare.
  2. Të paraqesin në Kuvend çfarëdo marrëveshje me palë a shtete të huaja, veçmas për bisedimet në Bruksel dhe Gjykatën Speciale.
  3. Ministri i Drejtësisë të raportoj në seancën e radhës lidhur me gjendjen e Këshillit Prokurorial dhe grevën e gjykatësve.
  4. Të aplikohen masa të menjëhershme për rritjen kontrollit të doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës për ta luftuar kontrabandën dhe evazionin fiskal
  5. Të fillojë menjëherë së zbatuari për taksat doganore për produktet bujqësore e ushqimore të subvencionuara nga vendet e tyre të origjinës
  6. Ta publikojnë menjëherë kontratën për autostradën Prishtinë – Han i Elezit, dhe të paraqesin para komisioneve përkatëse koston e shpronësimeve deri më tani. Ta ndërpresë kontratën me “Bechtel Enka” për shkak të gjendjes ekonomike e sociale.
  7. Trepçën ta shpallë ndërmarrje publike.
  8. T’i bëjë publike të gjitha të dhënat për tenderimin e termocentralit Kosova e Re
  9. Në rishikimin e Buxhetit ta rris buxhetin për sektorin e furnizimit me ujë
  10. Në afat sa më të shpejtë të paraqesë strategjinë konkrete për punësim
  11. Qeveria ta bëjë publik vendimin me shkrim për shkarkimin e ministrit për Kthim e Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Rama pohon se e ka “zbuar” më kohë deputetin Frroku nga mbledhjet e grupit të PS-së

Rama pohon se e ka “zbuar” më kohë deputetin Frroku nga mbledhjet e grupit të PS-së

Pas “bombave”, opozita maqedonase ia nis me marshimet: i pari në Kumanovë

Pas “bombave”, opozita maqedonase ia nis me marshimet: i pari në Kumanovë

Roshi drejt largimit, refuzon FSV Frankfurtin

Roshi drejt largimit, refuzon FSV Frankfurtin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni