Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u mburr Trump me armëpushimin në Gaza dhe më pas e la të dështonte

Si e komentojnë analistët kthesën e presidentit amerikan? A do ai vërtet t'i japë fund luftës?

by te Sheshi
21/03/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Si u mburr Trump me armëpushimin në Gaza dhe më pas e la të dështonte
62
SHARES

Nga Ali Harb, Al Jazeera

Pas një periudhe të shkurtër qetësie, vetëm disa javë, pamjet e fëmijëve palestinezë të vrarë nga bombardimet izraelite janë rikthyer në lajme. Gati dy muaj pasi Donald Trump-i mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara, armëpushimi që kishte ndalur luftën e Izraelit në Gazë u prish, duke e zhytur rajonin sërish në konflikt.

Kjo ndodh pavarësisht premtimit të Trump-it për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Trump-i u mburr me meritat e armëpushimit në fillim të vitit, por tani po mbështet sulmet e ripërtërira të Izraelit, duke tradhëtuar premtimin e tij për zgjidhjen e konfliktit.

Analistët thonë se Trump-i – një mbështetës i vendosur i Izraelit – ishte më i interesuar të krijonte tituj lajmesh për të marrë merita për armëpushimin, sesa t’i jepte vërtet fund luftës. Ai madje paraqiti plane për spastrimin etnik të Gazës, duke propozuar largimin e banorëve të saj për t’i hapur rrugë një resorti luksoz.

“Shenjat e mungesës së sinqeritetit të Trump-it në lidhje me armëpushimin u shfaqën pothuajse menjëherë pasi mori detyrën – kur filloi të bënte thirrje për zhvendosje të detyruar dhe spastrim etnik të të gjithë palestinezëve nga Gaza, duke e bërë këtë një politikë të përhershme,” tha Josh Ruebner, pedagog në Programin për Drejtësi dhe Paqe të Universitetit Georgetown. “Prandaj, nuk është aspak befasuese që administrata Trump dha dritën jeshile për rifillimin e dhunës masive izraelite kundër palestinezëve në Gazë.”

Paralajmërimet

Në javët para bombardimeve të fundit, kishte shenja se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk kishte ndërmend ta respektonte plotësisht armëpushimin – dhe se as Trump-i nuk ishte i interesuar ta ruante marrëveshjen. Në fillim të shkurtit, Trump-i deklaroi se “nuk kishte asnjë garanci se paqja do të zgjasë” në Gazë.

Edhe para se armëpushimi të hynte në fuqi në janar, Netanyahu pohoi se marrëveshja ishte “e përkohshme” dhe se si Joe Biden-i – i cili ishte në ditët e fundit të presidencës së tij – dhe Trump-i kishin dhënë “mbështetjen e tyre të plotë për të drejtën e Izraelit për t’u rikthyer në luftime”.

Për më tepër, Izraeli e kishte shkelur vazhdimisht marrëveshjen duke qëlluar mbi palestinezët pothuajse çdo ditë dhe duke penguar hyrjen e shtëpive të lëvizshme në territor, ku shumë ndërtesa ishin rrafshuar ose ishin bërë të pasigurta. Më pas, më 2 mars, Izraeli vendosi një bllokadë të plotë për ndihmat humanitare të destinuara për Gazën.

Marrëveshja e armëpushimit duhej të përfshinte tre faza. Faza e parë, e cila përfundoi në fillim të marsit me lirimin e rreth 30 robërve izraelitë dhe qindra të burgosurve palestinezë, ndërsa armët heshtën. Por Izraeli refuzoi të kalonte në fazën e dytë të marrëveshjes, që do të sillte një fund të përhershëm të luftës. Një fazë e tretë do të përqendrohej në rindërtimin e territorit.

Në vend të kësaj, Netanyahu dhe administrata Trump insistuan në zgjatjen e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit. Por grupi palestinez Hamas e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij: nuk ka nevojë për nisma të reja, pasi ekziston një pakt i mbështetur ndërkombëtarisht, për të cilin të gjitha palët kishin rënë dakord tashmë.

Një armëpushim i destinuar për dështim

Ruebner shpjegoi se Trump-i dëshironte vetëm një armëpushim të përkohshëm për të liruar më shumë robër izraelitë, pa ushtruar presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës. Në një paraqitje të përbashkët me Netanyahun në shkurt, Trump shprehu gjithashtu dëshirën e tij që SHBA të “zotëronte” Gazën dhe ta kthente atë në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.

Më vonë, presidenti i SHBA-së lejoi Izraelin të “rifillonte këtë shkallë të tmerrshme dhune” kundër palestinezëve, shtoi Ruebner. Në ditët që kur Izraeli rifilloi sulmet e tij në Gazë, qindra civilë palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë me mbështetjen e presidentit amerikan, i cili kishte premtuar në fjalimin e tij të inaugurimit se do të linte trashëgiminë e një “paqebërësi”.

Annelle Sheline, një studiuese në Institutin Quincy për Punët Shtetërore të Përgjegjshme, tha se ishte e befasuar që armëpushimi zgjati për javë të tëra, edhe pasi “i kishte shërbyer qëllimit” të Trump-it.

“Motivimi i Trump-it për të nxitur armëpushimin ishte të tregonte se ai mund të arrinte atë që Biden nuk mundi, dhe ai e bëri këtë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë”, shpjegoi Sheline. “Në kohën kur u miratua armëpushimi, kishte shumë skepticizëm nëse do të arrinte në fazën e dytë, pasi kjo do të përfshinte negociata rreth një ndërprerjeje më të përhershme të armiqësive, për të cilën Izraeli dhe veçanërishtNetanyahu nuk kishin interes të binin dakord”.

Qendra për Politikë Ndërkombëtare (CIP), një institut me bazë në SHBA, tha gjithashtu se Trump-i “mbart përgjegjësi të konsiderueshme” për dështimin e armëpushimit.

“Edhe pse ekipi i Trump-it pati një sukses të hershëm në ndihmën e administratës së ish-presidentit Joe Biden në negocimin e lirimit të pengjeve dhe armëpushimit, ai më pas ka mundësuar këtë dështim masiv në diplomacinë e tij përmes një sërë hapash të gabuara të pacipë,” deklaroi Dylan Williams, nënkryetari i CIP për çështjet qeveritare.

Një “showman” politik

Williams përmendi “propozimin e turpshëm” të Trump për të detyruar palestinezët të largohen nga Gaza, si dhe mbështetjen e presidentit për shtytjen e Netanyahut për të rishkruar marrëveshjen e armëpushimit, si vendime që e bëjnë atë një “bashkëpunëtor të plotë në këtë gjakderdhje”.

Pavarësisht numrit të viktimave civile, administrata Trump ka shprehur mbështetje të patundur për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake në Gazë.

YL Al-Sheikh, një shkrimtar palestinezo-amerikan dhe organizator për Socialistët Demokratë të Amerikës, e përshkroi Trump-in si një “showman” që dëshironte të arrinte një “sukses të madh” që të merrte vëmendje. Por Al-Sheikh theksoi se presidenti i SHBA-së ka dështuar të bëjë që Netanyahu t’i japë fund luftës përgjithmonë dhe të bëjë Hamasin të lirojë robërit e mbetur.

“Pra, ai thjesht dëshiron të sulmojë dikë”, tha Al-Sheikh. Palestinezët, shtoi ai, janë “objektivi i natyrshëm”.

Çfarë mund të ndodhë më pas?

Analistët kanë frikë se ofensiva izraelite do të intensifikohet, duke shkaktuar më shumë vdekje dhe shkatërrim, në një fushatë që grupet kryesore të të drejtave dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara e kanë përshkruar tashmë si gjenocid.

“Trump-i dhe Netanyahu kanë të njëjtin synim: largimin e palestinezëve nga Gaza, qoftë duke i vrarë ata ose përmes spastrimit etnik dhe largimit të detyruar”, tha Sheline.

Al-Sheikh gjithashtu parashikon se dhuna do të vazhdojë: “Ne do të vazhdojmë me këtë cikël dhune derisa Netanyahu të dështojë të mbajë qeverinë e tij të bashkuar, ose derisa Trump-i të lodhet prej saj”. /Tesheshi.com/

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Kolapsi në qiell: se ç’po ndodh mbi Evropë?

Kolapsi në qiell: se ç’po ndodh mbi Evropë?

Armët që amerikanët pritet t’i shesin aleatit arab

Armët që amerikanët pritet t’i shesin aleatit arab

Reagimi i parë nga Erdogan pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit

Reagimi i parë nga Erdogan pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni