Specialja që do të veprojë në Kosovë, selinë do e ketë në Hagë. Kjo është konfirmuar nga ministri britanik për Evropën, David Lidington.
“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropën, David Lidington.
Gjithashtu, Lidington ka bërë të ditur se BE-ja do të ofrojë fondet për këtë gjykatë. /tesheshi.com/