Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë, ekonomia u rrit me 0.9 për qind, por investimet publike ranë me 22.3 për qind,

by te Sheshi
04/08/2015
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Kosovë, ekonomia u rrit me 0.9 për qind, por investimet publike ranë me 22.3 për qind,

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2014, sipas vlerësimeve paraprake të ASK-së, ka shënuar rritje reale prej 0.9 për qind. Ky vlerësim është bazuar në rritjen e investimeve prej 1.5 për qind dhe konsumit prej vetëm 1.4 për qind, ndërkohë që neto eksportet e thelluan deficitin tregtar për 3.2 për qind.
“Komponenti kryesor në kuadër të PBB-së mbetet konsumi, me pjesëmarrje prej 104.5 për qind, investimet me 27.8 për qind dhe neto eksporti me -32.3 për qind”, thuhet në raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore e Kosovës.
Sipas BQK-së, në përgjithësi viti 2014 është karakterizuar me rritje të konsiderueshme të remitancave me 11.8 për qind dhe rritje të kredive konsumuese me 48.7 për qind. Po sipas BQK-së, si rezultat i vendimit të Qeverisë për rritje të pagave dhe pensioneve, edhe shpenzimet rrjedhëse të Qeverisë shënuan rritje të konsiderueshme me 11.9 për qind.

Në anën tjetër është shënuar një rënie e konsiderueshme e investimeve publike me 22.3 për qind, ndërkohë që edhe investimet e huaja direkte pothuajse u përgjysmuan në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013.

“Sektori fiskal në vitin 2014 u karakterizua me rritje të lehtë të të hyrave dhe nivel të ngjashëm të shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, sektori i jashtëm është karakterizuar me përkeqësim të pozicionit tregtar në vitin 2014.

Remitancat si një ndër komponentët kryesore të llogarisë rrjedhëse shënuan rritje prej 11.8 për qind në vitin 2014 dhe arritën vlerën prej 693.7 milionë eurosh.

BQK-ja ka njoftuar se sistemi financiar është karakterizuar me zgjerim të aktivitetit dhe nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjithë sektorët përbërës të tij. Roli i sektorit bankar në financimin e aktivitetit ekonomik në vend është përforcuar gjatë vitit 2014.

“Në vitin 2014 u regjistruan 9 404 ndërmarrje të reja apo 16 ndërmarrje më pak sesa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1 671 biznese apo 163 biznese më shumë sesa në vitin paraprak. Struktura e ndërmarrjeve të reja të regjistruara është e ngjashme me vitin e kaluar ku dominojnë tregtia, hoteleria, prodhimi, ndërtimtaria dhe bujqësia.”

Krahasuar me vitin paraprak, është shënuar rënie e numrit të bizneseve të regjistruara tek ndërmarrjet me aktivitete të patundshmërisë prej 198 ndërmarrjesh dhe ndërtimtarisë me 140 ndërmarrje më pak të regjistruara, ndërsa hoteleria dhe prodhimi kanë shënuar rritje për 123, përkatësisht 106 ndërmarrje. Rritje kanë shënuar edhe ndërmarrjet e regjistruara në sektorin e tregtisë”, është thënë në raport, në të cilin është shtuar se sa i përket vitit 2015, pritet që ekonomia e Kosovës ta përshpejtojë ritmin e rritjes.

Kjo rritje, sipas BQK-së, pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e PBB-së.
Pavarësisht parashikimeve për rritje më të lartë të eksporteve, niveli më i lartë i importit të mallrave krahasuar me eksportin do të ndikojë që deficiti tregtar i mallrave të thellohet”, është bërë me dije në raportin e BQK-së./tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Next Post
Deputeti i partisë së Merkel strehon dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë e tij

Deputeti i partisë së Merkel strehon dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë e tij

Ka edhe metoda shkencore për të mbajtur dietë, ndiqni rregullat dhe shikoni rezultatin

Ka edhe metoda shkencore për të mbajtur dietë, ndiqni rregullat dhe shikoni rezultatin

Rrathë të errët poshtë syve, nëse flini mirë, do duhet të kontrolloni dietën

Rrathë të errët poshtë syve, nëse flini mirë, do duhet të kontrolloni dietën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni