Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sekretet e nëndheshme të “Qytetit të Dritës”

Nga tunelet e ndaluara tek katakombet, Parisi bart një anë më të thellë e më të errët

by te Sheshi
24/07/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 5 mins read
A A
Sekretet e nëndheshme të “Qytetit të Dritës”

Nga Mary Winston Nicklin, National Geographic

Monumentet përrallore të Parisit, kishat e saj sublime dhe vendet ikonike, u ndërtuan nga guri gëlqeror i gërmuar në një labirint të gjerë guroresh nëntokësore, duke filluar që nga koha e Mesjetës. Të braktisura kohë pas kohe, këto tunele shtrihen në një gjatësi rreth 320 km dhe hyrja në to është e ndalur.

Megjithatë, të ashtuquajturit katafilë, apo eksplorues urbanë, nuk mund t’i rezistojnë dot tundimit për të hyrë atje nëpërmjet pusetave të trotuareve apo të dyerve sekrete.

Historitë mbi botën e nëndheshme të Parisit janë bërë legjendë: guroret e vjetra, muret e tyre të etiketuara me mbishkrime, kanë pritur diskotekat e natës, shfaqje arti të paligjshme, deri edhe kinema sekrete.

Epiteti “katafil” buron nga katakombet, që zënë një pjesë e guroreve të pashfrytëzuara, ku ndodhet një nga vendgrumbullimet më të mëdha të eshtrave njerëzore në botë. Të shtrira në një gjatësi gati 1.6 km nën rajonin e 14-të në Parisin Jugor, katakombet përmbajnë eshtrat e rreth gjashtë milionë parizianëve.

Si i vetmi vend i ligjshëm për të eksploruar tunelet nëntokësore, ato mbeten një atraksion turistik shumë popullor. Origjina e katakombeve ka lidhje me një incident të rëndë ndodhur në vitin 1774: një gropë e madhe u hap befas, duke përpirë disa shtëpi në një rrugë pranë Place Denfert-Rochereau.

U pa se rrjeti i guroreve poshtë kryeqytetit ishte i paqëndrueshëm dhe në rrezik shembje. Për të shmangur katastrofa të ngjashme, Mbreti Louis XVI emëroi arkitektin Charles-Axel Guillaumot, për të hartuar një plan për sigurinë e galerive në vitin 1777.

Disa vite më vonë, një ngjarje makabër ndodhi në Rue de la Lingerie: një mur mbajtës u shemb pranë Cimetière des Innocents (Varrezës të së Pafajshmëve), duke e mbushur bodrumin e një shtëpie me kufomat e dekompozuara të një varri masiv.

Në fakt, varrezat më të mëdha të Parisit – që shërbenin si një varrezë kryesore që nga shekulli X – ishin të tejmbushura me kufoma. Nën rrezikun e një epidemie, mbreti urdhëroi të ndërtoheshin varrezat e reja jashtë Parisit. Trupat u zhvarrosën dhe u transferuan në vendin e ri të prehjes, në një projekt të frymëzuar nga katakombet e Romës së lashtë.

Atje nëntokë, punëtorët organizuan kafkat dhe kockat në mure të rregulluara mirë. Pllakate të gdhendura, tregonin varrezat e origjinës dhe datën e transferimit të eshtrave. Katakombet u hapën për vizitorët vetëm në vitin 1809. Në hyrje të këtij nekropoli shkruhet: “Arrête! C’est ici l’empire de la mort” (Ndalo! Kjo është perandoria e vdekjes).

Katakombet ishin aq në modë, sa që u vizituan edhe nga perandorët Françesku I i Austrisë dhe Napoleoni III i Francës. Ndërkohë, në vitin 1897, një turmë e madhe ndoqi atje një orkestër simfonike që luajti “Marshin funebër“ të kompozitorit Frédéric Chopin.

Fotografi i njohur Gaspard-Félix Tournachon , i njohur ne nofkën Nadar, eksperimentoi atje gjatë një periudhë tre mujore në vitin 1861, fotografitë e para të krijuara me dritë artificiale.

Shkencëtarët kryen kërkime mbi florën dhe faunën që lulëzon në errësirë. Kështu natyralisti Armand Viré zbuloi në tunele krustacet trogloditike.

“Në kushte të përshtatshme, kockat mund të ruhen për një kohë të gjatë. Megjithatë, ato mbeten të brishta”- thotë Isabelle Knafou, administratorja e përgjithshme e këtij siti turistik. Për të siguruar qëndrueshmërinë e tij, në vjeshtën e vitit të kaluar nisi një restaurim në shkallë të gjerë, i cili pritet të përfundojë në vitin 2026.

Rrjeti i metrosë metropolitane, ka qenë pjesë përbërëse e jetës pariziane që nga linja e parë që lidhte Neuilly dhe Vincennes në vitin 1900. Metroja nuk është vetëm një sistem transporti publik i shpejtë dhe efikas, por edhe një emblemë e trashëgimisë, dhe ruhet me fanatizëm nga RATP – Autoriteti i Transportit në Paris.

Stacionet e saj janë të mbushura me vepra arti: Pont Neuf, është zbukuruar me monedha gjigante prej qeramike. Ndërkohë Louvre-Rivoli shfaq riprodhimet e statujave të muzeut dhe stacionin Arts et Métiers i veshur me bakër ngjan me brendësinë e një nëndetëseje, frymëzuar nga romani “Njëzet mijë lega nën det” i Jules Verne.

Në rrugë, tabelat e metrosë dallohen menjëherë, si pjesët më të famshme të peizazhit të qytetit. Nëse përdorni metronë, nga dritarja mund të vini re diçka misterioze: një stacion metroje në errësirë, në dukje i braktisur. Në funksion deri në fillim të shekullit XX-të, katër stacione të tilla fantazma u mbyllën në fillimin e Luftës së Dytë Botërore: Arsenali, Croix-Rouge, Champ de Mars dhe Saint-Martin.

Më pranë nivelit të rrugës, kanalizimet e kanë magjepsur prej kohësh publikun. “Vizitorët i vizituan për herë të parë ato në majin e vitit 1867 gjatë Ekspozitës Universale”- thotë Miquel  Berrichon, një punëtor i kanalizimeve, njëherazi udhërrëfyes në Muzeun e Kanalizimeve të Parisit.

“Autoritetet vendosën varka në disa nga kanalet”- thotë ai. Por kërkesa ishte aq e lartë, sa më vonë u ndërtuan vagona elegantë për të transportuar publikun kureshtar. Ujërat e zeza kalonin dikur në qendër të rrugëve të Parisit. Një epidemi kolere 6-mujore i mori jetën 19.000 njerëzve në vitin 1832, duke e fokusuar vëmendjen tek higjiena gjatë planifikimin urban.

Nën programin e modernizimit të shekullit XIX-të të baronit Haussmann, inxhinieri i shkëlqyer Eugène Belgrand e transformoi sistemin e kanalizimeve në një grumbull të madh dhe të rregullt tunelesh dhe tubash gravitacionalë, që përdoren ende sot. Baroni Haussmann e shihte Parisin si një organizëm metabolik.

Uji i tij pijshëm hynte nga burimet e freskëta dhe mbeturinat e derdhura shkonin për të plehëruar fushat në periferi të kryeqytetit. N

ë një fragment të romani të tij “Të mjerët” (1862), me titull “Zorra e Leviathanit”, Victor Hugo shkroi:”Parisi ka nën të një Paris tjetër; një Paris të kanalizimeve i cila ka rrugët e tij, udhëkryqet e tij, sheshet e tij, rrugicat e tij qorre, arteriet e saj dhe qarkullimin e tij, i cili është prej balte por minus formën njerëzore”.

Heroi i librit, ish i dënuari Jean Valjean, i ikën armikut të tij dhe barrikadave të Rebelimit të Qershorit 1832, duke mbajtur në krahë Mariusin e plagosur nëpër kanalizimet nëntokësore dredha-dredha, një rrugë shpëtimi e përdorur historikisht edhe nga mashtruesit dhe kriminelët e jetës reale.

Sot, rrjeti i kanalizimeve të tubacioneve dhe tuneleve ka një gjatësi totale 2674 km, ose sa dy udhëtime vajtje-ardhje Paris-Marsejë.

Me pajisje mbrojtëse dhe me një sensor për të zbuluar gazrat e dëmshëm, punonjësit e kanalizimeve punojnë çdo ditë në labirintin nëntokësor, i cili është i lidhur me kabllo interneti, dhe i shënuar me shenja rrugore që korrespondojnë me rrugët e mësipërme. Këta heronj të jetës reale, e mbajnë qytetin funksional për miliona parizianë por edhe vizitorë.

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Biden: Pse u tërhoqa nga rikandidimi

Biden: Pse u tërhoqa nga rikandidimi

Kjo po e çon kjo grua kryeministre vendin e saj?

Kjo po e çon kjo grua kryeministre vendin e saj?

Komandanti izraelit: Sinwar, Saladini i ri!

Komandanti izraelit: Sinwar, Saladini i ri!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni