Ka disa gjeste të përditshme që çdo femër i bën pa u menduar gjatë, pasi iu janë bërë zakon. Për disa vajza, vendosja e buzëkuqit, lapsit të syve apo rielit është pjesë e veprimeve rutinë. Megjithatë, kur vjen puna tek buzëkuqi, ai jo gjithmonë aplikohet në buzë në mënyrën e duhur, ose më mirë të themi, disa herë gabohet me të dhe kalohen disa faza si hidratimi apo esfolimi i buzëve.
Denise Rabor, themeluese e Woow Beauty thotë se “duhet t’i mbajmë gjithmonë buzët të hidratuara, duke aplikuar një krem hidratues përpara se të vendosim make upin”.
“Buzët janë lëkurë. Duhet të hidratohen në thellësi ndaj është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ujë. Përdorni një laps për buzët, i cili të jetë sa më natyral në mënyrë që të krijoni një bazë me ngjyrën e duhur në buzë”,- thotë ekspertja.
Ajo shton: “Nisni duke aplikuar një ngjyrë me një penel të vogël, duke hequr vija që nisin përherë nga qendra e buzëve, për të arritur më pas në pjesën e jashtme. Në fund, përpara se të procedoni me një lyerje të dytë të buzëve, nëse është e nevojshme, fshini lehtë me një kartopecetë buzët, në mënyrë që ngjyra të bëhet e njëtrajtshme”./tesheshi.com/