Kryeministri Rama lajmëroi zgjatjen deri në 23.00 të orës policore për muzikën, gjithsesi duke zgjedhur një gjuhë paksa përçmuese ndaj atyre që xhiron ditore e kanë bazuar te muzika.
Me shkak protestën në Lungomare, Rama shkroi:
“Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike“. /tesheshi.com/