Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Rama 2”, një qeveri e vjetër me vetëm një risi: ja ç’përfaqësojnë 12 ministrat e “rinj”

by te Sheshi
27/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Rama 2”, një qeveri e vjetër me vetëm një risi: ja ç’përfaqësojnë 12 ministrat e “rinj”

I vetmi emër i ri fringo në qeverinë e dytë të Edi Ramës është financierja nga Shkodra, deputetja e PS-së dhe një bankiere në profesion: Senida Mesi.

Zv.kryeministrja e re është në pragun e të 40-ave, por është një profesioniste që vjen nga bankat e nivelit të dytë më shumë sesa një aktiviste politike.

Zonja Mesi, megjithëse një grua në karrierë është nënë e tre fëmijëve dhe përfaqësuese e një familje qytetare shkodrane.

Përgjithësisht ka qenë e majtë politikisht por u aktivizua më shumë kur shërbeu si kreu i fushatës së Keti Bazhdarit në zgjedhjet për bashkinë e shkodrës në vitin 2015.

Sonila Qato, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen është thuajse në një moshë me Mesin, dhe ka një të kaluar si teknokrate, në fillim në bashkinë e Edi Ramës dhe për katër vjet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Është e bija e Lambi Gegpriftit, ish-pjesëtar i nomenklaturës së PPSH-së, por një njeri që nuk pati histori përlyerje dhe korrupsioni, të paktën nuk u denoncua si i tillë.

Pandeli Majko, rithehet ministër pas 12 vitesh, këtë radhë me një detyrë të rëndësishme që t´a kthejë diasporën si pjesë reale e votuesve dhe kontribuesve të Shqipërisë. A qenë dy herë kryeministër, dy herë ministër i Mbrojtjes, është deputet i PS-së që nga viti 1992 dhe ka qenë pjesë e lëvizjes studentore.

Fatmir Xhafa, rimerr ministrinë e Brendshme pasi e shijoji vetëm për një muaj. Ish-kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pritet të akuzohet fort nga opozita si ish-hetues në kohën e diktaturës. Xhafës i është nxjerrë shpesh fotoja me Enver Hoxhën, por siç duket ajo i sjell më shumë fat. Bëhet për herë të tretë minister, pasi ka qenë dy herë me Fatos Nanon, i Drejtësisë dhe i Pushtetit Vendor.

Ditmir Bushatin e shkarkuan thuajse të gjithë në media, por duket se nuk e kishin kuptuar fare mesazhin e Edi Ramës. Nuk kishte si t´a bënte kryeministri një gjë, për një njeri që i ka besuar thuajse të gjithë operacionin e lëvizjeve të tij diplomatike. Madje në ditët më të këqija pas fitores së Trumpit, Rama dërgoi Ditmir Bushatin në Uashington, i cili vuri lidhjet me administratën e re. Por e rëndësishme është se me Bushatin, Rama u dërgon sinjal partnerëve që nuk keni pse prisni surpriza pasi atë e njohin.

Olta Xhaçka, e cila gjithashtu e shijoi vetëm një muaj qeverinë pasi erdhën teknikët, rivlerësohet nga Rama duke i dhënë dikasterin e Mimi Kodhelit. Xhaçka ka ardhur në PS nga Mjafti, por që prej 8 viteve është ngritur në strukturat më të larta dhe drejton Forumin e Gruas.

Arben Ahmetaj, bashkë me Damian Gjiknurin, është njeriu më i fuqishëm i qeverisë së Edi Ramës. Ai ka marrë jo vetëm Financat, por edhe ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punës e të Mirëqenies Sociale.

I diplomuari për anglisht, ka mbi shpatullat e tij një superdikaster që edhe pse Rama ia dha me kusht dhe deadline, duket gjë e frikshme. Ahmetaj ka qenë ministër Integrimi në kohën e Nanos, por dy herë ministër në kohën e Ramës: ministër i Ekonomisë dhe më pas i Financave.

Damian Gjiknuri, është gjithashtu njeriu kyç dhe realisht që ka në dorë sasinë më të mëdha të parave: do të drejtojë Energjitikën, pra naftën, KESH, OST, OSHE por edhe rrugët, aeroportet, portet etj. Fitoret e Gjiknurit në Dibër dhe Vlorë i kanë dhënë fuqinë e madhe të konsiderimit nga Rama si një “as” nën mëngë.

Është sulmuar shumë nga PD e Meta, të cilët i përgatitën edhe një dosje në prokurori, por që nuk rezultoi gjë. Është njeriu që ka qenë mankthi i Ilir Metës me dosjen e “CEZ-DIA-s.

Ogerta Manastirliu, drejtoi për 4 vjet QSUT-në, më pas ministrinë e Shëndetësisë për një muaj, fitoi në njësinë 9 si kryetare e shtabit elektoral, duke u imponuar si një grua e fortë që pritet të jetë një nga më të pushtetshmet e qeverisë “Rama 2”.  Vjen në qeverisje nga stafi i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Lindita Nikolla, ishte thuajse emri i vetëm për të cilën thuhej se nuk do të lëvizte nga arsimi. Ka qenë njëriu që ka zbatuar strategjinë e Ramës për arsimin, por edhe nuk depërtoi shumë sulmin e kundërshtarëve duke përdorur “diplomacinë mirditore”.  Nikolla, Ramës i ka treguar gjithmonë se mund të fitojë zgjedhje: e ka bërë në Tiranë 3 herë që ka kandiduar dhe herën e fundit në Lezhë arriti që nga fundi ta kthejë PS-në forcë e parë.

Blendi Klosi, njeriu i fuqishëm politik i PS-së që ishte një lob i Vangjush Dakos, tashmë drejton qarkun e Beratit, ku e ndaloi revanshin e LSI-së në qytetin ku kryeson Bashkinë.

Klosi është hera e katërt që bëhet ministër, ku tre herë i ka pasur me Fatos Nanon,

Mirela Kumbaro, dejavu-ja e Edi Ramës do të ishte edhe në dikasterin ku risia nuk jep kosto, madje mund të sillte më shumë energji. Por Rama emëroi sërish motrën e mikut të vjetër, që në mandatin e pare, gjithsesi tregoi një menaxhim të qetë dhe me qytetari. Filologia e frëngjishtes vjen për herë të dytë në mandatin e një dikasteri.

Shkurt, asnjë ministri nuk është risi, përveç numrit dy të qeverisë , që sipas gjasave do të jetë një lloj stenografe menaxhuese e axhendës shumë të ngjeshur të Edi Ramës, i cili pasi mendoi gjatë, arriti në përfundimin se mund të ecë para me njerëzit që u beson më shumë. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Zakonet tona të këqija kur bëhet fjalë për dietë

Zakonet tona të këqija kur bëhet fjalë për dietë

Qeveria ndahet në dy pjesë: ministrat e LSI-së kërkojnë kokën e Tahirit

Ministrat që zhgënjyen Ramën dhe "ëndrra e parealizuar" për t´u bërë deputet i presidentit të Kukësit

Isa Mustafa: Teuta Rugova të respektojë partinë me të cilën mori votat

Isa Mustafa: Teuta Rugova të respektojë partinë me të cilën mori votat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni