Ngritja e Syriza-s në Greqi ka rritur shpresat e grupeve të së majtës ekstreme në Europë, ndër të cilat edhe partia Podemos në Spanjë.
Por, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka përdorur krizën greke për të fshikulluar kundërshtarët e tij të majtë në pritje të zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndërsa afron ajo që është parashikuar të jetë një nga fushatat më të ashpra elektorale në dekada, Rajoy ka dalë me argumentin: “Nuk duhet të shkojmë shumë larg për të parë sesa lehtë mund të shkatërrohet rimëkëmbja.
A është ky ndryshimi që ofrojnë partitë e së majtës ekstreme në Spanjë?”
Duke vijuar argumentin, ai shton se ajo që po ndodh sot në Greqi është rikthim në recession.
“Ka shpresa që këtë fundjavë qeveria greke të arrijë më në fund marrëveshje me institucionet europiane… por kjo nuk do të riparojë dëmin e shkaktuar”, shkruan Rajoy. /tesheshi/