Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët e Kosovës kanë marrë 1.96 miliardë euro kredi: mirë apo keq?!

by te Sheshi
24/07/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Qytetarët e Kosovës kanë marrë 1.96 miliardë euro kredi: mirë apo keq?!

Nga Bashkim Kastrati

Marrja e kredive nëpër banka është bërë një zgjidhje shumë e shpeshtë për qytetarët e Kosovës për të realizuar nevojat nga me të ndryshmet, duke filluar nga investime në biznese, investime dhe blerje të natyrave të ndryshme, e deri të kreditë për të shkuar në pushime.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Besnik Kada, ka thënë për tesheshi.com se vlera e gjithsej stokut të kredive deri në maj 2015 arriti në 1.96 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 5.4 për qind.

Ai thotë se rritja e aktivitetit kreditor në periudhën e fundit i atribuohet kryesisht faktorëve të ofertës, megjithëse kërkesa gjithashtu ka shënuar rritje. Kada thotë se bankat komerciale kanë lehtësuar standardet dhe kushtet e kreditimit dhe se kjo mund të vërehet edhe nga monitorimi i normave të interesit në kredi të cilat shënuan rënie më të theksuar gjatë fundit të vitit 2014 dhe gjysmës së parë të vitit 2015.

Ekspertë për çështje financiare, ndërkaq thonë se vlera e rritur e kredive në sistemin bankar, tregon më së miri se në tregun e Kosovës mungojnë paratë e gatshme, pagat janë të vogla dhe nuk sigurojnë kursime për çfarëdo lloji investimi.

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, thotë se arsye e rritjes së kërkesave për kredi janë: Lehtësirat në kredi, rritja e pagave sidomos në sektorin e arsimit, njëkohësisht edhe marrin kredi për larjen e kredive të mëparshme.

Ai thotë se fitimi i raportuar prej Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për tremujorin e parë të vitit 2015 në vlerë prej 20 milionë eurosh, s’do koment se sa i dëmshëm është për gjepin e konsumatorit dhe koston e bizneseve.

“Ajo që është shqetësuese për mua është normat e larta të interesit, përkundër faktit se bankat kanë fitim marramendës nga kreditë dhe prapë se prapë ato vazhdojnë me kamata të larta, madje ato edhe kanë rritur koston e mirëmbajtjes, transfereve dhe të gjitha shërbimet ndaj klientëve, përkundër që nuk e kanë rrit transparencën efikasitetin dhe efektivitetin ndaj klientit”, thotë Beqiri.

Bankat me fitime marramendëse në raport me standardin jetësor

Profesori i ekonomisë Naim Gashi, ka thënë për tesheshi.com se industria bankare në Kosovë po shënon fitime marramendëse në raport me standardin jetësor të popullatës dhe në krahasim me performancën e bizneseve. Sipas tij, kjo po bëhet në një treg bankar pa kontroll nga shteti dhe në një sistem të drejtësisë shumë fragjil i cili nuk ka mundësi luftimin e oligopoleve që ekziston prej vitesh në Kosovë.

“Duke i mbajtur kamatat e larta, bankat komerciale po e presin degën në të cilën qëndrojnë. Varfërimi i popullatës dhe dëmtimi i bizneseve nëpërmes kredive me kamata të larta do t’ju kthehet bankave bumerang, sepse një ditë do të vijmë në një situatë kur bizneset për shkak të kamatave të larta do të falimentojnë, ndërsa familjet do të kenë pamundësi kthimi të kredive”, thotë Gashi, duke shtuar se atëherë efektet e krizës bankare do të kenë efektin domino dhe këtu përgjegjës, përveç bankave do të jetë edhe banka qendrore e Kosovës dhe sistemi i drejtësisë të cilët po bëjnë sehir kur para syve të tyre bankat komerciale po e shkatërrojnë ekonominë dhe po e varfërojnë popullatën.

Qeveria dhe BQK-ja duhet të ndryshojnë politikat e kredidhënëse

Gjithashtu edhe profesori tjetër i ekonomisë Osman Ejupi, ka thënë për tesheshi.com se bankat komerciale në Kosove me vite kanë norma më të larta të interesit në kredi dhe norma më të ulëta të interesit në depozita.  Ai thotë se megjithë një ulje simbolike të normës efektive të interesit të kredit prapë paraqesin një barrë e cila nuk munde ta mbulojë në të shumtën e rasteve pjesën e profitit të bizneseve.

“Prandaj numri dhe emri më i madh i kredimarrëseve është pothuajse i njëjtë, qoftë në riprogramimin apo marrjen e kredisë së re. Dhe kjo ndodhe vetëm në Kosovë, askund në Evrope nuk munde të jetë norma e interesit më e lartë se norma e profitit”, theksoi Ejupi.

Profesori Ejupi thotë se Qeveria dhe BQK-ja duhet të ndryshojnë politikat e kredidhënës të ato biznese qe janë në shërbim të prodhimit në Kosove si përkrahja e prodhimit në bujqësi e të ngjashme.

“Vetëm me këto politika kreditë do ishin në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me ketë edhe të krijimit të vendeve të reja të punës që duhet të jetë prioritet i parë që gjeneron rritje të njëmendët ekonomike”, mendon Ejupi.

Marrin kredi të reja për të paguar kreditë e vjetra

Një dukuri shqetësuese që po ndodh viteve të fundit është fakti se qytetarët dhe bizneset nuk po arrijnë që t’ia dalin për t’i kthyer kreditë për shkaka të normave të larta të interesit dhe profitit të ulët, janë të detyruar që për t’i shpëtuar hipotekat e tyre, që të marrin kredi të reja në mënyrë që t’i fshijnë kreditë e vjetra, e që si përfundim dalin edhe më të zhytur në borxhe.

Instituti GAP në vazhdimësi bën publikime të raporteve nëpër bankat komerciale në vend, të quajtur “Bankometri”, ka konstatuar se ajo që mbetet shqetësuese është se nuk është rritur numri i qytetarëve që kanë marrë kredi, por është rritur vetëm vlera e kredive, që do të thotë se qytetarët e njëjtë vazhdimisht marrin kredi.

Profesori Naim Gashi thotë se marrja e borxhit për të shlyer borxhet nëpër bankat komerciale në Kosovë është dukuria më e keqe që mund t’ju ndodh bizneseve dhe familjeve, sepse në këtë mënyrë kreditë nuk merren për zgjerimin e bizneseve ose përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, por për të shlyer kreditë, apo siç thotë ai fajdet nëpër bankat komerciale.

“Aksionarët e bankave komerciale (shumica janë jashtë vendit), janë duke u mashtruar nga menaxherët në Kosovë për gjoja performancë pozitive në afarizmin e tyre. Në fakt kur menaxherët e bankave komerciale po hasin në një biznes që nuk mund ta kthejë një kredi, ata po ia japin edhe një kreditë të re, për ta shlyer atë të vjetrën dhe në fakt po vështirësojnë edhe më tepër likuiditetin e tyre dhe po i zvogëlojnë gjasat që ai biznes të ketë afarizëm pozitiv. Në këtë mënyrë ne do të vijmë një ditë kur këto biznese do të falimentojnë dhe kredia që ata kanë marrë në banka do të regjistrohet në librat e tyre të kontabilitetit si neto humbje. Vetëm atëherë aksionarët e bankave komerciale do ta kuptojnë se janë mashtruar për shumë vite nga menaxherët e tyre”. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Depardieu mëson të përdorë kosoren nga presidenti i Bjellorusisë, dikur drejtor ferme

Depardieu mëson të përdorë kosoren nga presidenti i Bjellorusisë, dikur drejtor ferme

Bullgaria, vendi më i varfër i BE-së, “parajsë “ për grekët e arratisur nga kriza

Bullgaria, vendi më i varfër i BE-së, “parajsë “ për grekët e arratisur nga kriza

Si të veproni për të shmangur rënien e flokëve

Si të veproni për të shmangur rënien e flokëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni