Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qasja e kritike Ali Pajazitit, reagon BFI dhe FSHI: Ja deklaratat e tyre

by te Sheshi
09/06/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Qasja e kritike Ali Pajazitit, reagon BFI dhe FSHI: Ja deklaratat e tyre

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhe Universiteti i Shkencave Islame, kanë reaguar ndaj një shkrimi të Ali Pajazitit të botuar në portalin “tesheshi.com”, Ku Pajaziti ka kritikuar perormancën e BFI në veprimtarinë e saj.

Me anë të një deklarate të BFI-së dhe FSHI, qasja e zotit Pajaziti cilësohet si tentativë për t’u bërë i rëndësishëm duke sulmuar një institucion të madh siç është edhe BFI-ja. Për transparencë dhe korrektesë ne po botojmë pasazhe nga të dyja qasjet për të kuptuar këtë debat në mënyrë sa më të qartë. Portali ynë është një tryezë e lirë e shprehjes së lirë të debatit dhe ne nuk mbajmë qëndrim …

Në opinionin e tij të datës 5 Qershor, Ali Pajaziti, thekson se: “Një gjë është e qartë: në Maqedoni, institucioni më i lartë fetar, BFI-ja, është në komë. Atë mund ta shpëtojnë vetëm ata që nuk kanë qenë poltronë të sulorexhepizmit, e jo ata të cilët synojnë që përmes puçit të arrijnë në fron, që për besimtarin e vërtetë nënkupton më shumë përgjegjësi, e jo privilegje. Se në çfarë gjendje absurde kemi arritur e tregon më së miri fakti se myftinitë e mbështesin reisin, kurse një myftini e vetme tenton ta monopolizojë tërë BFI-në. Të gjitha vëzhgimet flasin se teologët, të cilët momentalisht janë në konflikt mes vedit, e kanë humbur shpirtin e ulemasë, se janë shndërruar në identitet të veseve, dhe, për fat të keq, kanë arritur klimaksin – apogjeun e anarkisë e të kaosit, që nuk na shpie askund. Është e qartë se kripa është amështuar, dhe shtrohet pyetja se me çka do ta kripim gjellën e jetës fetare? Faktet tregojnë se hendeku mes “alimit faktik” dhe atij të teksteve fetare islame shkon duke u hapur gjithnjë e më tepër?”.

Ndërkaq, në deklaratën e BFI që i përgjigjet shkrimit të Pajazitit theksohet se çdo gjë që ngrihet nuk është aspak parimore, por personale. Në këtë deklaratë thuhet:

“Fushatës së egër mediale antiislame të disa mediave që janë afër Nikolla Gruevskit, e që natë e ditë derdhin helm e vrer kundër BFI-së, i bashkëngjitet edhe Ali Pajaziti! Ose, le të shtrohet ky problem më ndryshe! Kur Ali Pajaziti e ka dhënë më të voglin kontribut për avancimin e jetës institucionale islame? Pse këtë farë “alimi” e paskan margjinalizuar dhe e paskan mbajtur sa më në distancë të gjithë hoxhallarët e vendit, të gjithë profesorët dhe akademikët që janë mbështetësit më të fuqishëm të politikave të Sulejman Rexhepit, të po këtij kryetari i cili një herë e një kohë, e theu rregulloren duke e regjistruar në medrese një jetim që “kishte shprehur dëshirë” për t’u bërë hoxhë? Pse ky farë Ali Pajaziti mendon se vetëm ai mund të jetë doktor dhe jo edhe të tjerët? Nuk e dimë se si e definon sociologjia e tij këtë farë tipi por, me siguri e karakterizon në grupin e personave psikosomatikë. Psikologjia bashkëkohore do ta kualifikonte person me elemente të maniakut, i cili ka të fiksuar në trurin e tij të shkërmoqur një bashkësi fetare e shekujve të mëparshëm, pa administratë profesionale, me teologë të përkulur e të përvuajtur, me hoxhallarë fukarenj e me kapacitete intelektuale të autodidaktit. Vetëm në këtë mënyrë Ali Pajaziti do të ngelte doktori i vetëm, sociologu i vetëm, politikologu i vetëm, teologu i vetëm, profesori i vetëm, hoxha i vetëm që e meriton reisllëkun? Mos ia ka mësyer këtij posti Ali Pajaziti?! BFI në radhët e veta ka qindra doktorë e personalitete të përgatitur e të aftë për të udhëhequr me çfarëdo organi, institucioni, pse jo edhe me BFI-në. Dhe të gjithë këta janë qindra vite para të shkretit Ali Pajaziti.”

Ndërkaq, në reagimin e Fakultetit të Shkencave Islame të Maqedonisë, theksohet:

“Ndonëse e kishte bërë përshesh artikullin me akuza, shpifje dhe nënçmime, prej nga shihet qartë se atij iu është vjetërsuar ilmi dhe aspak nuk është në rrjedha të kohës. Me sa duket profesori i vetëbegenisur ende vazhdon të punojë me versionin operativ 3.11. Këtë radhë i sugjerojmë profesorit që herave të tjera të jetë paksa më i kujdesshëm për hir të intelektualizmit që e pretendon. Të mos plasojë gënjeshtra lidhur me Fakultetin e Shkencave Islame dhe të mos merret me nënçmimin e personelit akademik, të punësuarve dhe studentëve të kësaj vatre të lartë edukative dhe arsimore të vetme në vend, sepse është jo humane, jo njerëzore, jo islame dhe aspak intelektuale. Ndonëse i gjithë stafi akademik janë prej fshatrave, ashtu siç është edhe vetë ai, por kanë të ndërtuar karrierë profesionale intelektuale akademike solide, të njohur dhe të pranuar nga institucione relevante”.

/tesheshi.com/

Tags: pajazitireplika bfi fshi

Related Posts

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Next Post
Obama-Putinit: Po rrënon Rusinë

Obama-Putinit: Po rrënon Rusinë

Korrupsioni në drejtësi, ja shuma e ryshfeteve që merrnin sekserët, prokurorët dhe gjyqtarët

Korrupsioni në drejtësi, ja shuma e ryshfeteve që merrnin sekserët, prokurorët dhe gjyqtarët

Protestat e 13 qershorit, Kasami: Do të ketë mbi 10 mijë qytetarë, nuk bashkëpunojmë me Zaev

Protestat e 13 qershorit, Kasami: Do të ketë mbi 10 mijë qytetarë, nuk bashkëpunojmë me Zaev

TË FUNDIT

  • Të fundit
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni