Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pragzgjedhje/ Turqia ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme; kërcënimi gylenist përhapet në SHBA

by Te Sheshi
31/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pragzgjedhje/ Turqia ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme; kërcënimi gylenist përhapet në SHBA

Editoriali sotëm i Daily Sabah-ut

Turqia po u drejtohet edhe një herë kutive të votimit këtë të dielë. Me një traditë të fortë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe me një shkallë pjesëmarrjeje që afrohet thuajse te 90 përqindëshi, shumë më lart se në SHBA apo në vendet e BE-së, demokracia e Turqisë mbetet tërë jetë. Elektoratit iu kërkua të kthehej në votime pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, sepse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila e kishte patur qeverinë që nga 2002-shi, doli si fituese, por nuk arriti të sigurojë një shumicë parlamentare. Dështimi i bisedimeve pasuese për koalicion çoi në thirrjen për zgjedhje të parakohshme.

Çështja kritike e zgjedhjeve të së dielës është nëse ato do të prodhojnë një qeveri me një parti të vetme. Si Daily Sabah, ne besojmë se Turqia, me një ekonomi në zgjerim, ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme, çka është gjithashtu një domosdoshmëri në një kohë trazirash rajonale dhe të një dëshire në rritje për stabilitet politik. BE-ja, SHBA-të, Turqia, e shumë vende rajonale, përballen me një sërë problemesh ndërkombëtare që kërkojnë të trajtohen në një mënyrë bashkëpunuese. Zgjidhja e shumë krizave me të cilat përballet BE-ja, duke përfshirë eksodin në shtim të refugjatëve, vendosjen e paqes në Siri dhe përgjigjjen e NATO-s ndaj zhvillimeve rajonale, kërkon një dorë të sigurt në timon.

Qeveritë e paqëndrueshme të koalicionit, që kanë qenë normë në historinë e Turqisë para ardhjes së AKP-së, kujtohen për performancën e pashkëlqim ekonomike, si dhe për dështimin pr t’i zgjidhur problemet kronike sociale dhe politike, të bëra barrë serioze për përparimin e Turqisë.

Duket thuajse e sigurtë se katër partitë do ta kalojnë pragun elektoral të 10 përqindëshit, të nevojitur për të hyrë në parlament më 1 nëntor. Për rrjedhojë, edhe nëse AKP-ja del me një shumicë parlamentare, ajo ka për t’u përballur me një opozitë të fuqishme, gjë që është e mirë për shëndetin e demokracisë turke.

Po qe se fiton stabiliteti dhe lind një qeveri me një parti të vetme, administrata e re duhet të përqendrohet menjëherë në rigjallërimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në lidhje me problemin e refugjatëve, qeveria e re duhet të përpilojë një politikë të përbashkët me BE-në. Situata e komplikuar siriane kërkon gjithashtu një strategji të gjithmbarshme dhe efektive, të bërë në bashkëpunim me aleatët turq të NATO-s.

Megjithatë, përparësi e qeverisë së re duhet të jetë garantimi i vazhdimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike, dhe një shtytje për të përshpejtuar zbatimin e reformave që synojnë të përmirësojnë liritë dhe të drejtat demokratike. Një tjetër kërkesë kyçe e elektoratit është kushtetuta e re, për të zëvendësuar këtë të tanishmen, të vjetëruar, që është trashëgimi e puçit ushtarak të 1980-ës.

Nuk duhet të ketë pushim në luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht ndaj PKK-së dhe Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), e të bëhet çdo përpjekje për të krijuar një mjedis që ka për të lejuar rifillimin e procesit të pajtimit, të ngrirë aktualisht.

Zgjedhjet e së dielës do ta shpalosin edhe një herë demokracinë shumëpartiake të Turqisë në më të mirën e saj, dhe rezultatet, pak rëndësi ka se si dalin, duhet të respektohen nga të gjithë të interesuarit.

Kërcënimi gylenist përhapet në SHBA

Historia ekskluzive e gazetës USA Today mbi lëvizjen e fshehtë Gylen ka nxjerrë përsëri në dritë rrezikun e paraqitur nga grupi, që duhet ta shohin të gjithë. Sipas historisë, lëvizja Gylen financoi ilegalisht që nga 2008-ta deri në 200 udhëtime në Turqi për stafin dhe anëtarët e Kongresit, duke shkelur dukshëm në mënyrë të përsëritur rregullat e Dhomës së parlamentit, e ndoshta ligjin federal. Lëvizja e udhëhequr nga imami i ikur Fethullah Gylen, i cili është në listën e Ministrisë së Brendshme turke të terroristëve më të kërkuar, njihet nga Turqia si kërcënim kombëtar. Aleati amerikan, Turqia, po kryen një fushatë të përgjithshme kundër këtij grupi që depërtoi në institucionet kryesore shtetërore dhe u përpoq të rrëzonte qeverinë. Rrethi i imunitetit që e rrethon grupin në SHBA po ngushtohet dita-ditës, me rrjetin e tyre të shkollave të deleguara të shumëraportuara, dhe aktualisht të hetuara, në SHBA që u shtohet shqetësimeve të ngritura nga zyrtarët lokalë. Lëvizja Gylen u rrek në të shkuarën ta shfrytëzojë procesin elektoral amerikan, përmes donacioneve për politikanë të ndryshëm, për t’u mbrojtur nga hetimet e hollësishme. Politikanët amerikanë duhet t’i ruhen lidhjes me një lëvizje të njohur nga një aleat i ngushtë si një grup terrorist. Marrja në sy e rreziqeve të tilla të panevojshme vetëm për të mbledhur para nuk do të qe e denjë për politikanët seriozë në SHBA. Raportet tregojnë se një numër në rritje politikanësh po e refuzojnë pa mëdyshje çdo donacion nga ky grup i rrezikshëm, i cili pritet të bëhet një shkak shqetësimi në rritje për publikun amerikan ndërsa rrjeti i tyre i shkollave të deleguara dhe aktivitetet e tjera ilegale në vend dalin në dritë. Politikanët amerikanë, për hir të karrierës së tyre, duhet të jenë më të kujdesshëm, për ta distancuar veten nga ky grup.

Përktheu Bujar M. Hoxha – tesheshi.com 

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Mënyrat më natyrale dhe efikase për të shëruar ulçerën e gojës

Mënyrat më natyrale dhe efikase për të shëruar ulçerën e gojës

Rrëzohet një avion rus në Egjipt: në bord kishte 200 udhëtarë

Rrëzohet një avion rus në Egjipt: në bord kishte 200 udhëtarë

Pas protestave: KiE ndalon Shkupin të ndërtojë hidtrocentral në lumin Radika

Pas protestave: KiE ndalon Shkupin të ndërtojë hidtrocentral në lumin Radika

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni