Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Kur e djeshmja jopolitike e një kryeqeveritari kthehet në akuzë për të tashmen politike të tij

by te Sheshi
10/05/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
99
SHARES

Në thelb, këtë që ka shkruar më poshtë Justinan Topulli, një komentator social e fetar njëherësh, i njohur dhe si ligjërues islam, këtë ka tentuar të theksojë dhe ai që qeveris sot Shqipërinë, Edi Rama. Në vitet ’90 ai nuk ishte politikan e nuk aspironte pushtet; ishte ama një gjuhëshpuzë në kritikat e tij të forta politike e sociale, duke synuar të bëjë doktorin e një diagnoze të qartë se nga ç’sëmundje vuante individi shqiptar e shoqëria shqiptare, për të vijuar me përcaktimin e një terapie adekuate, edhe pse pa rol politik. Por sot ai nuk gjykohet me këtë kut, kutin e së djeshmes së tij, e cila është dhe denoncuesja më e fortë e mënyrës se si ai po qeveris, jo etikisht, jo moralisht, krejt materialisht.

Dhe ajo çfarë shkruan më poshtë hoxhë Justinian Topulli, është bash diagnoza, po ashtu dhe terapia, për atë se pse shoqërisë shqiptare vijojnë t’i shkojnë punët përsëprapthi, duke patur një stil qeverisjeje po përsëprapthi. E ka thënë vetë Edi Rama, ndonëse me fjalë të tjera e tjetër stil, tejet fshikullues.

Nga Justinian Topulli: 𝐌ë 𝐦𝐢𝐫ë 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐳ë 𝐬𝐨𝐭, 𝐚𝐩𝐨 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐥ë 𝐦𝐨𝐭?

“Në shoqërinë tonë – dhe jo vetëm – partitë politike, zakonisht, e ndërtojnë retorikën dhe fushatën e tyre mbi premtime që synojnë të zgjidhin nevojat më të ngutshme të njerëzve. Kjo nuk ndodh vetëm sepse këto janë përparësitë e dukshme në perceptimin kolektiv, por edhe sepse janë mjeti më i sigurt për të fituar pushtetin. Në fund të fundit, barku bosh nuk do shumë filozofi, dhe dhimbja e përditshme nuk lë vend për idealet e larta morale.

Shumica e njerëzve, të lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, bëhen njëherazi të prekshëm dhe të manipulueshëm. Ata kapen pas çdo premtimi për ndryshim radikal, që zakonisht reklamohet si një përmbysje e realiteteve brenda një cikli katërvjeçar – premtime që shpesh tingëllojnë aq joshëse, saqë sfidojnë edhe logjikën e historisë. Premtohen më shumë para, mirëqenie, rritje pensionesh, investime publike… etj. Dhe pastaj pyesim, se çfarë mund të kërkojnë më shumë sesa kaq njerëzit?

Por, ndërrimi i emrave në skenën politike, rrallë sjell ndryshim të vërtetë. Ndërsa elitat qarkullojnë, shpresa venitet. Në këtë rreth vicioz të pafund propagandash dhe zhgënjimesh, njerëzit bien në apati, u duken të gjithë njëlloj, nuk besojnë më askënd, nuk duan më asnjë, e shpesh nuk votojnë fare. Ata shndërrohen në spektatorë të heshtur të një teatri, që duket se luhet gjithmonë nga aktorë të njëjtë, por me kostume të ndryshme.

Ajo që shpesh mungon në këtë lojë pushteti, është vizioni i thellë i qeverisjes, sepse një qeveri e mirë nuk është ajo që thjesht jep më shumë para, apo bën ndërtimet më të shpejta, por ajo që ndikon në moralin, ndërgjegjen dhe vetëdijen kolektive të një kombi. Një shtet nuk zhvillohet në të vërtetë përmes përfitimit më të madh material të momentit, por përmes ngritjes morale, shpirtërore dhe intelektuale të popullit të tij. Rrogat mund të rriten, por pa rritje të ndërgjegjes, gjithçka përfundon në konsum pa vlerë.

Shumë nga plagët tona si shoqëri janë, në rrënjë, plagë të moralit dhe ndërgjegjes sonë kolektive. Ato burojnë nga një mungesë e virtyteve, nga një nënçmim i vetë edukatës dhe moralit të lartë, si themel i qëndrueshmërisë së çdo ndryshimi. Dhe për aq kohë sa morali ynë dhe i brezit të ri sidomos, mbetet në këtë nivel të ulët, edhe më keq seç e kemi pasur, asnjë lloj përparimi material nuk do të mund të zëvendësojë boshllëkun e brendshëm që ndiejmë si shoqëri.

Para se të bëhemi tifozë të një partie apo mbështetës të një lideri, duhet të bëhemi ithtarë të virtyteve: ndershmërisë, drejtësisë, përulësisë, përkushtimit ndaj së mirës. Këto janë themelet, mbi të cilat mund të ndërtohet një e tashme më e shëndoshë dhe një e ardhme më e denjë.

Fatkeqësisht, shumë prej nesh sillen siç thotë proverbi: ‘Më mirë një vezë sot, sesa një pulë mot’. Edukimi dhe arsimi janë gjithmonë të fundit në listën e prioriteteve, sepse i shohim si procese të ngadalta, që nuk ngopin barkun dhe nuk eksitojnë tangërllëkun tonë të përditshëm. Por, pikërisht këtu fillon ndryshimi i vërtetë.

Sikur të kishim investuar seriozisht në edukim që në fillim të këtij rrugëtimi post-komunist, sot nuk do të kishim këtë klasë politike të kalbur e të korruptuar dhe as një brez të ri, që shpesh ngjan më shumë me të vjetrin, sesa dhuron shpresë për të nesërmen.

Për aq kohë sa votojmë me bark, për rroga e pensione, për rrugë dhe pasaporta, dhe jo me mendje e zemër për të ardhmen tonë të përbashkët, koha do të ikë, dhe ‘e mira’ do të mbetet gjithnjë një premtim i largët që nuk na arrin kurrë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni