Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një muaj pas zgjedhjeve lokale, partitë refuzojnë të tregojnë burimin e milionave nga u financuan

by te Sheshi
23/07/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një muaj pas zgjedhjeve lokale, partitë refuzojnë të tregojnë burimin e milionave nga u financuan

Nga Entela Canaj

Partitë politike nuk kanë bërë transparencë të plotë për paratë që kanë shpenzuar gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit. Edhe pse ka kaluar një muaj nga data e përfundimit të zgjedhjeve dhe pak nga pak kryetarët e rinj po marrin detyrat, lista reale e financimit të fushatës nuk është bërë publike. Deri më tani është bërë publike shuma e  transaksioneve të dhëna nga shteti për partitë politike, por pjesa e donacioneve mbahet e fshehur.

Kërkesa

Instituti Shqiptar i Shkencave dhe  Open Data Albania i janë drejtuar me shkresa zyrtare partive politike të cilat kanë refuzuar t`i përgjigjen kërkesës së dërguar prej tyre, për të treguar shpenzimet gjatë fushatës dhe burimin e financimit. “Në vijim të kësaj pune në fillim të fushatës zgjedhore 2015, organizata ju drejtua me një kërkesë zyrtare tre subjekteve ndër më kryesore në fushatë si Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Kërkesa synonte aksesin dhe informimin publik në kohë reale, mbi donatorët, shumat dhe shpenzimet, por nuk është marrë përgjigja e kërkuar” thotë Aranita Brahaj, drejtoreshë e organizatës

Fondi shtetëror 2015

Lidhur me fondin shtetëror për zgjedhjet vendore, 2015 janë dhënë rreth 255 milionë lekë. KQZ-ja, në mbështetje të ligjit “Për partitë politike” dhe ligjit “Për buxhetin e vitit 2015”, në mbledhjen e 3 shkurtit,  miratoi ndarjen e fondit vjetor prej 190 milionë lekësh të reja për partitë politike, fond ky që u shpërnda në bazë të numrit të deputetëve që ato kanë marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, por dhe numrit të votave. Në bazë të kësaj formule, PS-ja përfitoi rreth 73.67 milionë lekë, PD-ja përfitoi 57.17 milionë lekë, ndërsa LSI-ja mori 20.57 milionë lekë. Më vonë edhe Këshilli i Ministrave vendosi në dispozicion të partive politike fondin shtesë prej 65 milionë lekësh të reja, për fushatën e zgjedhjeve vendore.

Fushata e vitit 2013

Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2013, sipas statistikave dhe analizës që ka bërë Open Data Albania, PS ka shpenzuar për fushatën elektorale 80.1 milionë lekë; nga këto 45.3 milionë ishin donacione; 26.1 milionë fonde nga buxheti i shtetit; dhe 8.7 milionë të ardhura të vetë subjektit. Partia Demokratike ka shpenzuar 94.5 milionë lekë (63.3 mln donacione), dhe 25.7 milionë fonde nga buxheti i shtetit; të ardhurat e vetë partisë ishin 5. 473.551 lekë. LSI për fushatën e vitit 2013 ka shpenzuar në total 25.3 milionë lekë; nga këto 3.1 milionë kanë qenë fonde nga buxheti i shtetit; 15.5 mln të ardhura sipas nenit 84, pika 6 Kodi Zgjedhor; dhe donacione, 1.270.489 lekë.

Refuzimi

Konkretisht  organizatat në fjalë, i kërkuan partive politike  listën e dhuruesve të fondeve jopublike të përfituara në datat 21 maj deri 21 qershor 2015 dhe që janë mbi shumën 100 000 (njëqindmijë) lekë ose shërbime dhe sende të barasvlershme me të; po ashtu edhe lista e çdo shpenzimi të kryer eventualisht prej datës 21 maj 2015 me fonde vjetore të përfituara  nga Buxheti i Shtetit 2015. “Kjo kërkesë megjithëse e dërguar dhe marrë në dorëzim nga subjektet përmes postës zyrtare nuk mori përgjigje sipas interesit. Duke i konsideruar Partitë Politike si subjekte të rëndësishme për publikun, dhe transparencën me financat e tyre të një rëndësie të veçantë, i jemi drejtuar edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me një Ankesë kundrejt subjekteve,” thotë Brahaj, ndërsa sqaron se kërkesa do të ndiqet në rrugë gjyqësore. Kërkesa ODA-s bazohet në nenin 9, paragrafi i tretë i Kushtetutës, neni 87/1, neni 89 dhe 90 i Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit ” neni 2 shkronja c, neni 3 dhe neni 11.

Gjykata

“Me dëshirën për të kontribuuar në krijimin e kulturës demokratike të transparencës, në javët apo muajt në vijim në bashkëpunim më një nga studiot më të mira në trajtim e çështjeve për të drejtë publike dhe ekspertizë në legjislacionin elektoral, do t`i drejtohemi institucioneve përfshi edhe gjyqësorit.  Megjithëse fushata ka përfunduar, dhe ndërkohë raportet e auditimit të subjekteve elektorale mund të publikohen, ne shohim me vend një interpretim doktrinar të çështjes nëse janë partitë politike subjekte të të drejtës për informim publik, sikurse a duhet ato të bëjnë publike në kohë reale të dhënat mbi donatorët dhe shpenzimet në fushatë,” argumenton ODA.

Sipas legjislacionit shqiptar, juristët shpjegojnë se jo vetëm organizatat por edhe qytetarë të thjeshtë kanë të drejtë t`i dërgojnë një kërkesë partive politike për të mësuar shumën e shpenzuar gjatë fushatës. Në rast refuzimi kërkesa mund t`i drejtohet edhe gjykatës. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Kukësi mund Mlladostin në futboll: ja pse është dhe një fitore e dinjitetit kombëtar

Kukësi mund Mlladostin në futboll: ja pse është dhe një fitore e dinjitetit kombëtar

CNN: Shpikjet myslimane që i dhanë formë botës moderne

CNN: Shpikjet myslimane që i dhanë formë botës moderne

Avionët turq F-16 godasin objektivat e ISIS-it

Avionët turq F-16 godasin objektivat e ISIS-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni