Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një histori dhe një realitet: Hyrremi dhe bizhuteritë e llojit të saj që po shndërrohen në tendencë botërore

by te Sheshi
14/04/2015
in Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Një histori dhe një realitet: Hyrremi dhe bizhuteritë e llojit të saj që po shndërrohen në tendencë botërore
41
SHARES

WP_000463

Në faqen elektronike të shitjeve ebay në rrjetin e internetit tashmë mbizotërojnë llojet dhe format e ndryshme të bizhuterive “Hyrrem”. Të bukura, kryesisht me gurë gjysmë të çmuar dhe me çmime mjaft të leverdishme, ato tashmë janë pjesë e tregjeve botërore, por me burim shitjesh kryesisht nga Turqia.

HAREMI I HYREMITVendi ku Hyrremi erdhi si vajzë, për ta mbyllur jetën me shumë lavdi: e bija e një prifti ortodoks ukrainas, ajo vdiq si mbretëresha myslimane e gjithëpushtetshme e sulltanit më të fuqishëm turk të të gjitha kohëve,  që i shtriu caqet e perandorisë  së vet si asnjë tjetër gjatë periudhës historike të perandorisë më të fuqishme mesjetare të Lindjes. Pas ndarjes nga jeta të Sulejmanit të Madhërishëm, ishte djali i saj, Selimi II, që u ngjit në fronin perandorak dhe që e drejtoi Perandorinë Osmane për tetë vite, nga 7 shtatori i 1566-s deri më 15 dhjetor 1574.

Në vijim të suksesit të filmit serial turk, “ Sulejmani i Madhërishëm”,  në ekranet televizive të shumë shteteve, tregtarët e shkathët ia kanë dalë ta shfrytëzojnë atë në një fushatë të rrallë promovuese. Pjesë të kompleteve të argjendta “Hyrrem” kanë arritur tanimë dhe në Shqipëri.

Hyrremi dhe jeta e saj

Haseki_Huerrem_Sultan_Roxelane

Në gjuhët europiane ajo njihet si  Rokselana, në turqisht si Hürrem (nga persishtja, خرم, hurram, me kuptimin, e gëzuar), e në arabisht si, كريمة, Karima, me domethënien, grua  fisnike. Sipas burimeve historike që i përkasin fundit të shekullit të 16-të dhe fillimit të shekullit të 17-të, duke u mbështetur dhe në shkrimet e poetit polak Samuel Tvardovski, i cili ka kryer një sërë studimesh mbi Perandorinë Osmane, Hyrremi ishte e bija e një prifti ortodoks në Ukrainë, në qytetin Rohatin, 68 kilometra në juglindje të Lvovit, që i përkiste  Kurorës të Mbretërisë së Polonisë (sot në Ukrainën perëndimore). Ajo u kap më 1520-n nga rrëmbyesit  tartarë të Krimesë gjatë një prej bastisjeve të tyre të shpeshta në këtë rajon, dhe u mor si skllave. Pas mbledhjes në një qendër në qytetin Kaffa të Krimesë, ajo u përzgjodh për në haremin e sulltan Sulejmanit.

Sipas historianëve, Hyrremi arriti ta mposhtte xhelozinë e rivaleve të saj të fuqishme gjatë qëndrimit në harem, e të bëhej e parapëlqyera e sulltan Sulejmanit. Ajo kërkoi të kthehej në fenë islame para martesës me sulltanin, dhe ky gjest u prit me kënaqësi nga Sulejmani i Madhërishëm, me ç’rast ai i dha dhe lirinë.

S. Sulejmani

Menjëherë pas konvertimit, ajo i bëri me dije sulltanit  se feja e saj e re nuk i lejonte marrëdhëniet intime me një burrë me të cilin nuk kishte vënë kurorë. Sipas burimeve nga francezi Fontenelle, pasi i kishte qëndruar larg për tre ditë me radhë, Sulejmani vendosi të martohej me të. Përfundimisht ajo  u bë bashkëshortja e tij e ligjshme, dhe kështu Sulejmani qe sulltani i parë i Perandorisë Osmane që mori një grua me origjinë kristiane.

Ajo pati më vonë ndikim të madh dhe në politikë. Sipas kronikave të kohës, Hyrremi mund të ketë vepruar si këshilltare e  Sulejmanit në çështjet e shtetit, e, veç kësaj, duket të ketë ndikuar dhe në politikën ndërkombëtare të perandorisë. Angazhimi i saj u shtri dhe në ndërtimin e disa veprave të mëdha publike nga Meka në Jerusalem, mbase në ndjekje të shembullit të punëve bamirëse të Zybejdes, bashkëshortes së halifit Harun Reshidi.

Ndër vakëvet e saj renditen një xhami, dy shkolla të Kur’anit (medrese), një hamam, dhe spitali i grave në tregun e skllevërve (Avret Pazarı) në Stamboll. Për t’i shërbyer komunitetit të adhuruesve pranë Shën Sofisë, ajo porositi ndërtimin e banjave publike dhe të hamamit. Në vitin 1552 ngriti në Jerusalem një kuzhinë publike për të ushqyer të varfërit dhe nevojtarët.

Hyrremi vdiq më 15 prill 1558, dhe u varros në një tyrbe të veshur me pllaka të holla që përshkruanin kopshtin e parajsës, ndoshta në kujtim të natyrës së saj të qeshur dhe të lumtur. Tyrbja e saj gjendet brenda territorit të xhamisë Sulejmanije. Në Turqinë moderne, e më gjerë, në Europë, e ndeshim atë të kthyer në subjekt të veprave artistike me vlerë. Figura e saj ka frymëzuar piktura, vepra muzikore, mes të cilave Simfonia Nr. 63 e Jozef Hajdenit, një opera nga Denis Siçinski, balete, si dhe romane, të shkruara përgjithësisht në Ukrainë, por të ndeshura dhe në një sërë gjuhësh të tjera, si në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Muslimanët e Mariupolit, të një qyteti-port në Ukrainë, ndërtuan në vitin 2007 një xhami në nderim të Hyrremit, apo Rokselanës.

Përgatiti: Mark Brunga – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit
Kryesore

Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit

03/05/2025
Beteja e dëshpëruar e një familjeje në ditën e fundit të Pompeit
Kryesore

Beteja e dëshpëruar e një familjeje në ditën e fundit të Pompeit

03/05/2025
Next Post
“Bomba” e 20-të e Zaevit, strumbullarja e abuzimeve me pushtetin sërish ajo: Jankullovska

“Bomba” e 20-të e Zaevit, strumbullarja e abuzimeve me pushtetin sërish ajo: Jankullovska

Mes abstraksionizmit të bienales së veprave të artit në letër, edhe “Dimri i madh” i Kadaresë

Mes abstraksionizmit të bienales së veprave të artit në letër, edhe “Dimri i madh” i Kadaresë

Ja pse “grupi i Sirisë” kërkon Sali Berishën si dëshmitar në proçesin kundër tyre

Ja pse “grupi i Sirisë” kërkon Sali Berishën si dëshmitar në proçesin kundër tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni