Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Shënime të pamjaftueshme

by Te Sheshi
07/11/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Shënime të pamjaftueshme

Kosova nuk është një vend ku mendimi konsiderohet vlerë.* Kosova është një vend ku çmohet ai që di t’i nënshtrohet rrjedhës së kohës, ku fjalën kryesore e ka politika dhe liderët politikë. Në Kosovë çmohet i forti, dhe jo i urti. Eshtë forcuar kultura e nënshtrimit, duke e plagosur rëndë atë pak ndërgjegje qytetare, e cila rrallë e për mall jep shenja se po merr frymë.

Kështu nuk ka qenë. Mbase kjo përmbysje vlerash është në natyrën e vendeve që kalojnë nëpër një periudhë të gjatë tranzicioni. Kur çdo gjë e mëparshme, çdo vlerë, e, herë-herë, i tërë sistemi paraprak i vlerave, futet në krizë, vihet në pikëpyetje. Dhe, sigurisht, kështu duhet të jetë.

Sidoqoftë, vlerat universale që në thelb i ka një kulturë përherë ia dalin t’u mbijetojnë përplasjeve nëpër të cilat kalon shoqëria, të vogla apo të mëdha qofshin (por cilët do të mbeten bartësit e këtyre vlerave?!). E keqja nuk gjendet te pikëpyetjet: Çdo gjë vihet në krizë, por a jemi duke i shtruar drejt pyetjet? Për më tepër, a kemi filluar të pyesim? Sepse, nëse po, atëherë jemi pranë aktit të lindjes së mendimit.

Ismet Ozel thotë në librin e tij Shkrime të Padobishme: “Sfondi për lindjen e mendimit formohet atëherë kur aksioni konsiderohet i pasuksesshëm për plotësimin e nevojave të njeriut.” Por, ta lëmë në një anë politikën ditore. Le të përpiqemi që ta shtrojmë këtë çështje në një rrafsh më të gjerë, duke e patur në mendje atë se çfarë thotë filozofi turk. Edhe Ozeli vë në pah se puna nuk përfundon me aktin e lindjes së mendimit: “Mendimi nuk është një vegël që e bënë të mundshëm suksesin, por prapëseprapë gjithmonë presim që mendimi të jetë sukses.”

Me këto fraza në mendje nga libri i Ismet Ozelit, i avitemi pyetjes: A jemi duke menduar? Para se të vihemi në gjueti të përgjigjes, po e bëjmë një digresion për ta ilustruar më me shumë ngjyra gjendjen në të cilën jemi. Ditë më parë, në një emision televiziv, një historian i njohur për shikuesit – shkaku i paraqitjeve të shpeshta televizive – ndër të tjera shprehu çudinë rreth asaj se si disa hoxhallarë po shtrojnë dilema rreth mësimeve të historisë. Ai i kujtoi me “nostalgji” vitet e rinisë, kur, sipas tij, hoxhallarët flisnin vetëm për dashurinë ndërvëllazërore, për mirëkuptimin, tolerancën, mirësinë e pafund në ndihmën që mund t’i ofrojmë njëri-tjetrit, etj. Shikuesi që mund ta ketë ndjekur emisionin, po qe se do t’i llogariste vitet e historianit, do ta kuptonte që ai e kishte fjalën për vitet kur kosovarët i qenë nënshtruar një regjimi politik (që më vonë përfundoi me politikat e spastrimit etnik dhe luftën e përgjakshme për çlirimin e vendit) që nuk e duronte mendim ndryshe. Pra, pa dyshim që edhe veprimtaria e hoxhallarëve qe e kontrolluar, e, rrjedhimisht, edhe fjalimet e tyre i nënshtroheshin censurës, për të mos rënë në konflikt me regjimin.

Sot është absurditet të kërkohet një cungim i tillë i fjalës, për të mos thënë që nuk është as në natyrën e vet Islamit. Kur bëhet fjalë për Islamin, nuk nënkuptohet një doktrinë, e as një rrudhje deri në përmasat e një religjioni, paçka se fjalorët e gjuhës standarde u japin shpjegime jo vetëm të rrudhura nocioneve islame, por edhe të shtrembëruara.

Në realitet, mendësia e “shkencëtarëve” të sojit të historianit (që u bë shkak i këtij trajtimi) s’e ka kapërcyer “dijen” e fjalorëve të ‘72-shit kur bëhet fjalë për terminologjinë islame. Kjo dije, e prodhuar kryesisht nën diktatet e komunizmit, vazhdon të ripërtypet me nge nga dembelë të tillë. Studiuesi i mirënjohur shqiptar Hasan Kaleshi, punimet shkencore të të cilit ende janë të shpërndara nëpër botë (punime të publikuara në shumë revista shkencore, në disa gjuhë të botës), qe ndër të rrallët që provoi të ecë përtej vijave të ngushta që i kishte vënë literatura komuniste. Punimet e tij dëshmojnë që kjo literaturë përmban aq shumë pasaktësi, sa që është e dëmshme të vazhdohet e të ripërtypet.

Për shembull, punimi i tij me titull, “Prizreni qendër kulturore gjatë periudhës turke” , i botuar së fundmi në numrin e dhjetë të revistës shkencore Hikmet, e cila del në Prishtinë, nxjerr në pah fakte të rëndësishme, se si Prizreni, veç tjerash, qe edhe një vatër e poetëve. Natyrisht, nuk e kemi qëllimin ta përballim historianin që merr pjesë shpesh në debatet televizive me punimet  e shkencëtarit të njohur botërisht, sepse nuk janë as për së afërmi të barabartë, por të nxjerrim konkluzionin se ne ende nuk jemi çliruar nga literatura komuniste dhe nga ata që ndoshta edhe pavetëdijshëm i kontribuojnë këtij robërimi. E po qe se qëndrojmë aty ku kjo literaturë na ka mësuar, kurrë nuk do të dinim se në periudhën e sundimit osman Prizreni qe një vatër e poetëve, dhe jo vetëm…

Nuk është çudi që një historian të mendojë se një hoxhë po i kalon caqet e profesionit të tij edhe kur ai shtron pyetje të drejta. Një historian që për ushqim ka literaturën komuniste nesër a pasnesër do përpiqet t’u mësojë fëmijëve tanë se xhihadi është shtylla e pestë e Islamit! (http://www.evropaelire.org/content/article/24733446.html ).

Kur historiani gabon rëndë dhe ende vazhdon të mendojë se nuk ka hyrë në bahçen e tjetrit, e përpiqet të sigurohet që të mbetet një autoritet i pakontestueshëm, ose, thënë më mirë, një diktator i vogël në mbretërinë e vet, s’bëhet gjë tjetër, veçse një vrasës i mendimit.

Të merremi vesh, ata që ushqehen me literaturë komuniste nuk janë vetëm një pjesë e historianëve; ka për shembull edhe gjuhëtarë. Përderisa ka historianë që mendojnë se kualifikimi që i është bërë pushtimit osman në literaturën komuniste nuk guxon të ndryshohet, nga ana tjetër gjenden plot gjuhëtarë që mendojnë se standardi i ‘72-shit duhet të mbetet po ai, të mbrohet në qe nevoja edhe me ligj (një absurd tjetër i kohës). E përgjigja për pyetjen që e shtruam më lart – a jemi duke menduar? –  vjen vetiu: një pjesë e historianëve, gjuhëtarëve, e mbase edhe e njerëzve të fushave të tjera, nuk kanë menduar kurrë që nga koha e komunizmit!

Pra, Kosova nuk është një vend ku mendimi konsiderohet vlerë. Kosova është një vend ku çmohet ai që di t’i nënshtrohet rrjedhës së kohës, ku fjalën kryesore e ka politika dhe liderët politikë. Në Kosovë çmohet i forti, dhe jo i urti. Eshtë forcuar kultura e nënshtrimit, duke e plagosur rëndë atë pak ndërgjegje qytetare, e cila rrallë e për mall jep shenja se po merr frymë. Të shumtët vazhdojnë t’i nënshtrohen padijes dhe ta shndërrojnë vendin në një gropë ku mendimi po vdes.

  • Kështu e nis librin e tij, Shkrime të Padobishme, kushtuar gjendjes kulturore e politike turke, poeti e filozofi turk Ismet Ozel. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Shpëtojeni ish-të burgosurin Zija!

Shpëtojeni ish-të burgosurin Zija!

Qytetarët britanikë të mbetur në Sharm el-Sheikh do të fluturojnë drejt Londrës

Qytetarët britanikë të mbetur në Sharm el-Sheikh do të fluturojnë drejt Londrës

Rumania ka një kryeministër të ri të përkohshëm

Rumania ka një kryeministër të ri të përkohshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni