Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Shteti me koncesion dhe qytetari si klient

by Te Sheshi
07/11/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Shteti me koncesion dhe qytetari si klient
5
SHARES

Me ardhjen e një qeverie deklarativisht të majtë pritej një ndryshim kursi, jo aq për shkak të influencave ideologjike, pasi në shumicë dërrmuese shoqëria shqiptare është pragmatiste, pra, e aftë të përqafojë këdo që mendon se do t’i sigurojë përfitime të larta dhe të shpejta, por kryesisht për shkak të modelit të dështuar të ofruar nga qeveria paraardhëse e djathtë.

Nëse paraardhësit u shndërruan në simbol të klientelizmit apo të kapjes së shtetit përmes privatizimeve dhe koncesioneve në sektorë strategjikë, një pjesë e mirë e të cilave të akorduar ethshëm në muajt e fundit përpara humbjes së pushtetit, duket se të ashtuquajturit të majtë po gërmojnë të njëjtin tunel. Në këto rrethana, kjo tingëllon akoma më absurde, pasi janë vetë ata që mallkojnë e vajtojnë privatizimet dhe koncesionet e dështuara të paraardhësve, si dhe gropat e lëna bosh, që duhet t’i mbushin me kreditë e majme dhe barrërënda, të cilat si gjithmonë i mbeten në kurriz të shumëduruarit popull.

Për të përligjur vijimësinë e të njëjtave politika të së djathtës së djeshme, e majta e sotme ofroi si argument “metodologjinë” e ndryshme përmes së cilës po i jep koncesionet. Kryeministri sqaroi se shteti nuk ka para për të bërë investime, kështu që i duhet të afrojë privatin, dhe se koncesionet nuk janë marrëveshje politike, por llogari të ftohta matematike dhe ekonomike, ndaj kohëzgjatja e tyre nuk mund të përcaktohet sipas tekave të njërit apo tjetrit. Ajo që Kryeministri nuk na shpjegoi ishte se mbi ç’bazë apo mbi ç’analizë rezultoi se dhënia me koncesion ishte me përfitim më të lartë se, për shembull, marrja e një kredie për të kryer investime dhe shlyerja e saj në po aq vite sa do të zgjaste koncesioni? Pra, cili është përfitimi real ekonomik nga kryerja e një operacioni të tillë krahasuar me alternativa të tjera që do t’i mundësonin shtetit t’i kryente vetë investimet, shoqëruar me ofrimin e shërbimeve?

Megjithëse debatet mbi metodologjitë e koncesioneve dhe analizave të tipit “make or buy” janë shterpë, pasi bazohen në variable të ndryshëm e fleksibël, që kurrsesi nuk janë në gjendje të masin saktësisht efektet e një koncesioni (lexo, politike koncesionare), për shkak se eksternalitetet e politikave të caktuara në komunitet, mjedis, apo në të ardhmen e shoqërisë janë të vështira të kuantifikohen, ato vlejnë për diçka. Ato nxjerrin zbuluar “vizionin” qeverisës, atë të aplikuarin, pasi ndodh që të mos jetë i njëjtë me atë që deklarohet, dhe që deri në çastin që flasim rezulton të jetë – i majtë as që bie erë, madje as i djathtë tradicional, as përtej të majtës e të djathtës, që ndoshta i bie diku në mes – strikt neoliberal.

Pa dashur të përqendrohem në diskutime të pamundura për t’u shteruar në një shkrim të vetëm, po mjaftohem duke thënë se predikimi neoliberal ngrihet mbi këto shtylla: mbi privatizimin e sektorëve shtetërorë, eliminimin apo pakësimin në minimumin e mundshëm të ligjeve dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e sipërmarrjeve private (bazuar në dogmën e verbër të “dorës së fshehtë të Smithit”), dhe në kufizimin e shpenzimeve të qeverisë, kryesisht në fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së shtresave vulnerabël. Maksima “sa më pak shtet” shoqërohet gjithashtu nga një ligjërim dhe nga metafora të zgjedhura me kujdes për ta zhveshur shtetin nga ekskluziviteti i përfaqësimit dhe i mbrojtjes së sferës publike, që edhe pse inferiore, vazhdon të anatemohet në emër kinse të mbrojtjes më efektive të saj.

Efekti shkatërrues i politikave të tilla qëndron në faktin se përmes privatizimeve dhe koncesioneve shteti transferon jo thjesht një pjesë të domenit të tij, por të drejta monopoliste, të cilat, duke iu shkëputur shtetit, kalojnë në duart e sipërmarrjeve private, që, sado të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj qytetarëve, ekzistojnë për një qëllim të ndryshëm nga ai i shtetit, e që është maksimizimi i fitimit. Për çdo privatizim apo koncesion të dhënë kemi një monopol të krijuar. Dhe, siç thotë një profesor ekonomie, nëse do të pasurohesh, mos harxho kohën të ngresh biznese, por krijo monopole. Pasojat e politikave të tilla janë akoma më të rënda në vende ku shteti është i korruptuar dhe i pafuqishëm, dhe si rrjedhojë është i paaftë t’i kontrollojë operatorët privatë pasi i ka transferuar këto të drejta. E nëse qytetarët kanë të drejtë t’i rrëzojnë qeveritë me votë kur besojnë se nuk po e mbrojnë si duhet interesin publik, përballë sipërmarrësve të këtyre të drejtave ekskluzive publike gjenden krejt të pambrojtur. E tha edhe kryeministri, që arbitrazhi është kauzë e humbur.

Një tjetër reflektim i politikave të tilla është edhe mendësia e qeverisë mbi raportin që duhet të ketë me qytetarët. Në faqen zyrtare të ADISA-s (Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara) promovohej plot pompozitet se në kuadër të reformimit të shërbimeve publike, tashmë në zyrat e hipotekës qytetari do të fillonte të trajtohej si “klient”. Eshtë e vërtetë që në këto 25 vite tranzicioni qytetari nuk është trajtuar siç e meriton, pra, si qytetar, por ç’do të thotë ta trajtosh atë si klient? Do të thotë ta konceptosh shtetin si një megakorporatë që i shikon qytetarët si klientë, pra, si mundësi për të gjeneruar fitime (të ardhura)? Po nëse unë si klient jam i pakënaqur me shërbimin e ofruar, a kam alternativa të tjera për të zgjedhur? Sepse të qenit klient mbart të drejtën thelbësore për të zgjedhur, pra, për të hequr dorë nga një ofrues, duke shkuar tek një tjetër, kur nuk je i kënaqur me shërbimin e ofruar. Dhe nëse i përmbahemi të njëjtës metaforë që e paraqet shtetin si një megakorporatë, pse të mos i konsiderojmë qytetarët si aksionerë, dhe jo si klientë. Aksionerët kanë të drejtë të vendosin, të ndryshojnë politikat e korporatës dhe të kërkojnë llogaridhënie nga ekzekutivët kur nuk shikojnë të materializohen interesat e tyre, në këtë rast, interesi qytetar dhe publik në tërësi.

Procesi i implementimit të politikave të privatizimit dhe të dhënies me koncesion të domenit shtetëror shoqërohet paralelisht edhe me ridimensionimin e raportit që shteti duhet të ketë me qytetarët, edhe pse ky i fundit është rrjedhojë apo pasojë e të parit. Njësoj siç shteti humbet qëllimin e tij duke devijuar nga shtrati i interesit publik dhe i mbrojtjes së qytetarit, edhe qytetari shndërrohet thjesht në klient që nuk meriton t’i ofrohet më shumë nga ç’është i aftë të paguajë. Ndërkohë që me interes publik dhe mbrojtje të tij nga shteti nënkuptohet më së pari garantimi i dinjitetit njerëzor përmes ofrimit të kushteve dhe shërbimeve bazë për jetesë modeste, përtej shifrave dhe llogaritjeve të ftohta të konkurrencës së egër për të fituar klientë.

Kredhja e qeverisë në moçalin e thellë dhe ujëturbullt të koncesioneve është gjithashtu një tregues i dëshpërimit dhe i besimit të verbër se nuk ka alternativë tjetër, se noliberalizmi është “ilaçi” i pashoq që do të na shpëtojë. Një frymë kjo që imponohet edhe nga paaftësia për të kryer reforma të thella dhe të vërteta, duke ushqyer veten me shpresën boshe se duke ia transferuar monopolet publike “privatit”, që mendon e punon për fitimet e veta, do të mbrohet e mbrothësohet edhe e mira e përgjithshme. Një besim ky që rrezikon ta mbysë qeverinë bashkë me klientët e saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Deputetët e Kosovës nën lupën e qytetarëve: ja ç’mendojnë për ata që kanë votuar

Deputetët e Kosovës nën lupën e qytetarëve: ja ç’mendojnë për ata që kanë votuar

Nuk kishte shpresë: fëmija e sëmurë me leucemi shpëton falë një teknike të re

Nuk kishte shpresë: fëmija e sëmurë me leucemi shpëton falë një teknike të re

Qeveria: Vizita e pelegrinëve serbë, dëshmi e tolerancës fetare në Kosovë

Qeveria: Vizita e pelegrinëve serbë, dëshmi e tolerancës fetare në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni