Nga Blendi Gashi
Ashtu si edhe minsitrat e qeverive të kaluara, edhe ata të kabinetit qeveritar “Haradinaj” janë tejet të pasur, ku posedojnë shtëpi, banesa, lokale, aksione në shoqëri aksionare, shuma të majme parash të ruajtura në banka e vetura të shtrenja.
Shumicën prej pasurisë ministrat në fjalë e kanë deklaruar si të trashëguar në emër të prindërve, kurse disa prej tyre kanë arritur t’u blejnë vetura edhe fëmijëve dhe t’iu ruajnë jo pak para në banka.
Vlen të theksohet se ka prej minsitrave që kanë rreth 200 mijë euro para të kursyera, kurse dy prej ministrave nga komuniteti serb kanë deklaruar fare pak pasuri.
Ja pasura e ministrave:
Dhurata Hoxha – ministre e Integrimeve – Ka deklaruar dy shtëpi, njërën 400 m2 në vlerë 200 mijë euro të përbashkët të blerë nga kursimet, kredi,pagat si dhe tjetrën 250 m2 në pronësi të bashkëshortit në vlerë 250 mijë euro.
Vozitë veturë Dacia Duster në vlerë 16.900 euro të cilën thotë se e ka blerë me kredi.
Posedon 56 % aksione në shoqëri komerciale në Kolegjin “Elsig” në vlerë 56 mijë euro dhe 100% aksione në kompainë “Abellardo” në vlerë 1 mijë euro.
Para të gatshme posedon 2 mijë euro në emër personal dhe 33 mijë i ka të ruajtura bashkëshorti.
Ka deklaruar tre kredi, një në emër të saj në vlerë 16.900 euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro si dhe një kredi në emër të bashkëshortit në vlerë 13 mijë euro.
Valdrin Llula, ministër i Zhvillimit Ekonomik – Ka deklaruar shtëpi në vlerë 202 m2 në vlerë 170 mijë euro, veturë personale në vlerë 9 mijë euro dhe një veturë në emër të prindit në vlerë 18 mijë euro.
Posedon aksione në katër kompani. 25% aksione në “Smart Farms”, në vlerë 10 mijë euro, në “Dardanica Group” 50% aksione në vlerë 2500 euro, në “Big Bang” 25 % aksione (nuk e ka cekur vlerën) dhe në “BI Valoni” 100 % aksione (nuk e ka cekur vlerën).
Të ruajtura ka në bankë vetëm 5 mijë euro, kurse detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik ka në vlerë 54 mijë euro.
Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – Ka deklaruar tre shtëpi, njërën në emër të tij në vlerë 393 m2 në vlerë 232 mijë euro, tjetrën 260 m2 në vlerë 500 mijë euro si pronë të përbashkët dhe një tjetër 300 m2 në vlerë 250 mijë euro poashtu si pronë të përbashkët.
Poashtu ka deklaruar tokë dhe mal mbi 10 hektarë në vlerë 1 milion e 500 mijë euro.
Posedon një veturë personale të tipit Mercedes në vlerë 25 mijë euro dhe një në emër të gruas 12.500 euro.
Para të gatshme të ruajtura në bankë në emër të tij, të gruas dhe fëmijëve ka gjithësejt mbi 182 mijë euro, ndërsa ka dy kredi për t’i shlyer në vlerë 110 mijë euro.
Mahir Jagxhilar, ministër i Administratës Publike – Ka deklaruar shtëpi së bashku me lokal në vlerë 110 mijë euro, dy banesa në vlerë 97 mijë euro si dhe truall e mal në vlerë 28.570 euro.
Posedon dy vetura njërën në vlerë 6 mijë euro, kurse tjetrën në vlerë 5 mijë euro.
Ka dy kredi në vlerë të përbashkët 161 mijë euro (njëra ndaj personit fizik)
Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë – Ka deklaruar tre shtëpi, njërën 330 m2 në vlerë 360 mijë euro, tjetrën 250 m2 në vlerë 150 mijë euro si dhe shtëpinë malore 130m2 në vlerë 30 mijë euro. Poashtu një lokal afarist 300 m2 në vlerë 250 mijë euro.
Ka të ruajtura në bankë 1700 euro, ndërsa ka një kredi në vlerë 30 mijë euro.
Bedri Hamza, ministër i Financave – Posedon dy banesa, njërën 98m2 në vlerë 46 mijë euro dhe tjetrën 120 m2 në vlerë 70 mijë euro.
Poashtu ka 2 hektarë tokë në vlerë 100 mijë euro.
Ka tre vetura, njërën në emër të tij të tipit Mercedes në vlerë 7 mijë euro, tjetrën Renault në emër të bashkëshortes në vlerë 12 mijë euro dhe veturë BMW në vlerë 5 mijë euro në emër të fëmijëve.
Para të gatshme në emër të vet ka 3559 euro dhe në emër të bashkëshortes 362 euro, kurse detyrime financiare ka në vlerë 11.907 euro.
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës – Posedon shtëpi 360 m2 në vlerë 280 mijë euro, si dhe 3 hektarë tokë në vlerë 1 milion e 500 mijë euro.
Ka në pronësi dy vetura të tipit Mercedes njërën në vlerë 22 mijë euro dhe tjetrën 15 mijë euro.
Detyrime financiare ndaj bankave ka në vlerë 75 ijë euro.
Rrsutem Berisha, ministër i FSK-së – Pasuri të palujatshme, tokë, shtëpi, stane druri ka deklaruar në vlerë 847 mijë e 375 euro.
Kurse pasuri të luajtshme, traktor, paisje bujqësore dhe veturë ka deklaruar në vlerë mbi 37 mijë euro.
Para të gatshme të ruajtura ka deklaruar diç më shumë se 960 euro, kurse detyrime financiare ka deklaruar mbi 112 mijë euro.
Kujtim Gashi, ministër i Kulturës – Ka delaruar se posedon dy shtëpi me 10 ari truall me gjithësejt 570 m2 në vlerë 200 mijë euro si prone e përbashkët.
Posedon poashtu edhe 1 hektarë e 20 ari tokë në vlerë 140 mijë euro.
Në pronësi ka edhe katër vetura gjithësejt në vlerë 34 mijë euro.
Para të gatshme ka të ruajtura në bankë 9300 euro kurse 8 mijë euro detyrime financiare.
Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë – Posedon banesë 151 m2 në vlerë 135 mijë euro, 3 ari tokë në vlerë 20 mijë euro.
Ka 33% aksione në vlerë 3 mijë euro në tre lokale afariste, Bon Vivant, Matisse e Printques në Prishtinë.
Detyrime financiare ndaj bankave.ka në vlerë 47.985 euro.
Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit – Posedon banesë 98 m2 në vlerë 68.500 euro, një veturë Tiguan 14 mijë euro.
Para të gatshme të ruajtura ka 3927 euro, kurse 100 % aksione në kompaninë BI në vlerë 10 mijë euro.
Bajram Hasani, ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Ka deklaruar shtëpi me oborr 366 m2 në vlerë 200 mijë euro, fabrikë 1340 m2 në vlerë 250 mijë euro dhe truall në vlerë 228.700 euro.
Në emër të vet dhe prindërve posedon tre vetura në vlerë 78 mijë euro.
Poashtu ka deklaruar paisdje të prodhimit në vlerë 100 mijë euro.
Posedon 33 % aksione në kompaninë “City Projekt” në vlerë 620 mijë euro.
Para në banka ka të ruajtura gjithësejt 33 mijë euro, kurse detyrime financiare ka në vlerë 225 mijë euro.
Skender Reçica ministër i Punës – Ka deklaruar dy shtëpi, njërën 540 m2 në vlerë 250 mijë euro dhe tjetrën 880 m2 në vlerë 50 mijë euro në pronësi të përbashkët.
Poashtu dy banesa, njërën 72.25 m2 në vlerë 46 mijë euro, dhe tjetrën 87.73 m2 në vlerë 55 mijë e 936 euro, si dhe posedon 1 hektarë tokë në vlerë 100 mijë euro.
Ka në pronësi veturë në vlerë 5 mijë euro, ndërsa ka një kredi për ta shlyer në vler1ë 20 mijë euro.
Dalibor Jevtiç, ministër për Komunitete dhe Kthim – Ka deklaruar dy shtëpi, njërën 378 m2 në vlerë 160 mijë euro dhe tjetrën 90 m2 në vlerë 120 mijë euro, ndërsa plac mbi 500 m2 në vlerë 78 mijë euro.
Ka në pronësi dy vetura, njërën të tipit Passat në vlerë 30 mijë euro dhe tjetrën Smart në vlerë 5 mijë euro.
1% të aksioneve ka në “Telekon Serbija” në vlerë 500 euro, ndërsa 40 mijë euro para të gatshme.
Nenad Rikalo, ministër i Bujqësisë – Nuk ka deklaruar shtëpi, banesa, vetura e para të gatshme si kolegët e tij.
Krejt çfarë ka deklaruar është një kredi në vlerë 10 mijë euro. Poashtu 100 % aksione në kompaninë Future Fystem por nuk ka treguar vlerën.
Ivan Todosjeviç, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal – Shtëpi 120 m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të prindit.
Posedon veturë në vlerë 8 mijë e 500 euro.
/tesheshi.com/