Goli ndaj Liverpoolit në fundjavën që lëmë pas nuk ishte i zakontë për mbrojtësin e Çelsit John Terry. Ai ishte goli i 39-të i realizuar në Premier Ligën Angleze që nga sezoni 1998/99 për Terryn.
Ish-mbrojtësi anglez që tani ka mbushur 34 vjeç, ka udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit kampion në ishull duke qëlluar shumë shpesh portat rivale. Të gjithë janë të befasuar nga ky numër i lartë i golave nga qendërmbrojtësi, mirëpo kjo nuk është për t`u habitur pasi Terry ka veçori shumë të mira edhe si sulmues, pasi para portës kundërshtare është një vrasës i vërtetë.
Nga 39 golat e realizuar ,të gjithë janë brenda zonës dhe një tërësi e madhe e tyre janë me kokë. Fakt interesant është se asnjë gol nuk është realizuar nga pika e penalltisë që e bën edhe më të vlefshëm këtë rekord. /tesheshi.com/