Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

    Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

    “Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

    “Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

    Greqi-Turqi, natë e frikshme tërmetesh

    Greqi-Turqi, natë e frikshme tërmetesh

    Projekti cinik në “fqinjësi” me Gazën

    Projekti cinik në “fqinjësi” me Gazën

    Emër për emër: kush janë dhjetra gazetarë të vrarë nga Izraeli në Gaza

    Emër për emër: kush janë dhjetra gazetarë të vrarë nga Izraeli në Gaza

    Operacioni revolucionar ukrainas: mbi 40 bombardues rusë të bërë hi

    Operacioni revolucionar ukrainas: mbi 40 bombardues rusë të bërë hi

    Rajoni italian ndërpret zyrtarisht lidhjet me qeverinë izraelite

    Rajoni italian ndërpret zyrtarisht lidhjet me qeverinë izraelite

    Pse SHBA-së po i “ik truri”?

    Pse SHBA-së po i “ik truri”?

    Qendrat e ndihmës në Gaza, si kurthe vrasjesh masive për palestinezët

    Qendrat e ndihmës në Gaza, si kurthe vrasjesh masive për palestinezët

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

A ekziston dhe një lloj hakmarrje e rëndomtë njerëzore e Ramës ndaj Berishës me gjuhë elektorale?

by te Sheshi
14/05/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
85
SHARES

Edi Rama sapo ka korrur fitoren më të thellë në emër të siglave përkatëse partiake, PS-së ndaj PD-së, ç’prej këto dy forca politike nisën ekzistencën nën pluralizëm, për të qenë në mbi tre dekada dominuese në skenën politike shqiptare. Por më shumë se kaq, Rama ka korrur një fitore personale ndaj Berishës, e cila i ka rrënjët në rivalitetin e tyre, më saktë antagonizmin e tyre, që në vitin 1991.

Të ndodhur bashkë, por krejt panatyrshëm në lëvizjen dhjetoriste, ata nuk do të kishin në asnjë moment ndonjë përafërsi apo partneritet mes tyre. Ndarja mes tyre, diferenca, mospajtimi e më pas antagonizmi i ashpër, kishte sa rrënjë tipologjike po aq dhe kulturore. Edhe nënklasore deri diku brenda kastës komuniste, ku Berisha kishte lidhje të drejtpërdrejta, si komunist, e Rama të tërthorta si bir komunisti, për të qenë më pas një antikomunist në ato nivele sa berishizimi në PD-në e sapothemeluar do e etiketonte si anarkist.

Por ndarja më e thellë qe në aspektin kulturor, ku ndërfutet trashëgimia dhe statusi social, e cila do përcaktonte dhe ndarjen e tyre të thellë politike. Thagmat e njërit si pjesë e elitës kryeqytetase dhe të tjetrit të zbritur nga malësitë e Tropojës, do ishin dhe diferenca në thelb të antagonizmit mes tyre.

Fillimisht jo si lojtar politik, Rama do e kishte Berishën si lëndë të parë të afirmimit të tij publicistik në vitet ’90 me stil të ndërkyer shpotitjeje e përtallje. Dhe me kuotat e larta të penës më të lexuar në median opozitare ndaj Berishës, Rama do gjendej një ditë edhe elektoralisht përballë njeriut që sipas tij ishte vënë përçudnisht dhe paradoksalisht në krye të forcës kryesore antikomuniste, duke patur njëherësh teserën e PP-së në xhep.

Kështu, në vitin 2000, në kandidimin e parë politik të Ramës për kreun e Bashkisë së Tiranës, nis dhe përballja e tyre e drejtpërdrejtë politike, ku secili do tentonte ta sfidonte tjetrin me grushta elektoralë në ringun e fushatave të njëpasnjëshme. Rama do ishte dukshëm në avantazh fushatë pas fushate, deri në përballjen e 2009-ës në zgjedhjet e përgjithshme dhe asaj të 2011-ës në zgjedhje lokale. Ishin dy precedentë elektoralë të rezultateve të ngushta ku në finale vendosi forca e atij që ishte në pushtet, Berishës. Në 2009-ën vendosi mos’hapja e kutive, aty ku Rama pretendonte deri në tre mandate të fituara, ndërsa dy vjet më vonë do vendoste hapja e kutive nga pushteti, pas një fitore me dhjetë vota të Ramës kundrejt Bashës për Tiranën. Dhjetë votat që u përmbysën dhe kundër çdo logjike të thjeshtë aritmetike çuan në perceptimin se Berisha s’mund të rrëzohej kollaj, siç sot me Ramën. Por sistemi funksionoi dhe dy vjet më vonë ndodhi rrokopuja në vota, duke çuar në ndryshim pushteti.

Dhe kjo që po ndodh nga 2013-ta e deri më sot, me një shpartallim elektoral që Rama po i bën Berishës, referuar faktit se brenda tyre gëlojnë dhe sentimente të rëndomta njerëzore veshur me kostum politik, ka dhe leximin e një hakmarrjeje që zë fill në fillimvitet ’90, fiksuar në të vetmen foto që vjen nga ajo kohë ku Berisha, Rama e Ardian Klosi për diç nuk arrijnë të merren vesh te Qyteti Studenti, siç dhe u vërtetua vitet pasuese e siç po shpërfaqet edhe sot pas 34 vitesh me gjuhë elektorale. /tesheshi.com/  

Related Posts

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë
Kryesore

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

03/06/2025
Analisti izraelit: Bota po na kthen shpinën!
Analizë

Analisti izraelit: Bota po na kthen shpinën!

03/06/2025
Pse ky njeri është tashmë objektivi numër një i Putinit?
Konflikti

Pse ky njeri është tashmë objektivi numër një i Putinit?

03/06/2025
Next Post
Trump në Katar: megamarrëveshje prej 1.2 trilionë dollarë

Trump në Katar: megamarrëveshje prej 1.2 trilionë dollarë

Fillon gjuetia teknologjike për nëndetëset ruse

Fillon gjuetia teknologjike për nëndetëset ruse

“Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

“Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një Haxh “teknologjikisht” i freskët

Një Haxh “teknologjikisht” i freskët

03/06/2025
Ambasadori i SHBA-së në Ankara: Turqia, vend model me dronët më të mirë në botë!

Ambasadori i SHBA-së në Ankara: Turqia, vend model me dronët më të mirë në botë!

03/06/2025
Sinqeriteti tronditës i këtij ish-zyrtari amerikan: Gënjyem…!

Sinqeriteti tronditës i këtij ish-zyrtari amerikan: Gënjyem…!

03/06/2025
Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

03/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni