Kukësi do të luajë me Torpedon e Bjellorusisë në rrethin e parë të Ligës së Evropës. Shorti i tërhequr pak më pak, ka bërë që skuadra shqiptare të përballet me bjellorusët.
Partizani do të luajë me norvegjezët e Stromsgodsedit, kurse Laçi me Inter Baku të Azerbajxhanit.
Nga skuadra shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija takohet me Aberdenin e Skocisë, kurse Renova me Dacia Chisinau të Moldavisë.
Të gjitha skuadrat shqiptare, ndeshjet e para i luajnë si vendas.
Short me fat për Skënderbeun
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu do të luajë në rrethin kualifikues të Ligës së Kampionëve me fituesin e ndeshjes: Levadia Tallin e Estonisë – Crusaders e Irlandës.
Pra, në rrethin e parë Skënderbeu pushon, kurse më pas pret fituesin e takimit në fjalë. /tesheshi.com/