Pa përmendur emra, kryeministri Rama la të kuptuar se pas dënimit të ish-kryeprokurorit Llalla, radhën do e kenë dhe politikanë të lartë.
Në një intervistë për Francë 24, shefi i qeverisë shqiptare tha se “nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE”.
“Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë.
Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”, tha Rama.
Këto deklarime të tij vijnë në kohën kur çështje dite është një “bombë” amerikane, ajo e shpalljes “non grata” të Berishës.
Nga ana tjetër, Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët.
“Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qënë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjën e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve.
Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qënë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë.
Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojme me Europën.
Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinohëshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë”, theksoi i pari i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/