Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur njeriun nga kafsha një fije e ndan: tërbim sionist me mbështetje amerikane

Reagimet botërore ndaj valës së sulmeve barbare të Izraelit në Gaza

by te Sheshi
18/03/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 5 mins read
A A
Kur njeriun nga kafsha një fije e ndan: tërbim sionist me mbështetje amerikane
154
SHARES

Izraeli nisi një valë të madhe sulmesh ajrore në Gaza, duke vrarë qindra njerëz dhe duke thyer një armëpushim të brishtë dy-mujor me Hamasin.

Sulmi i së martës, i cili ndodhi në të gjithë Gazën, ishte më intensivi që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar, me Ministrinë palestineze të Shëndetësisë që konfirmoi se të paktën 326 njerëz u vranë.

Ja si po reagon bota ndaj këtyre sulmeve të reja, gjithaq brutale sa të gjitha më herët që zgjatën në më shumë se një vit:

Hamasi

Hamasi, i cili sundon Gazën, tha se i shikonte sulmet izraelite si një refuzim të njëanshëm të armëpushimit që filloi më 19 janar.

“Netanyahu dhe qeveria e tij ekstremiste po marrin vendimin për të anuluar marrëveshjen e armëpushimit, duke i ekspozuar të burgosurit në Gaza me një fat të panjohur”, tha Hamasi në një deklaratë.

Më vonë, zyrtari i Hamasit, Izzat al-Risheq tha në një deklaratë se “vendimi i Netanyahut për të vazhduar luftën” ishte “një vendim për të sakrifikuar të burgosurit dhe për t’i dënuar ata me vdekje”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt tha se Izraeli u konsultua me “administratën Trump dhe Shtëpinë e Bardhë” në lidhje me sulmet.

“Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthi-t, Irani, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shohin çmimin që do të paguajnë – i gjithë ferri do shpëthejë”, tha ajo.

Rusia

Kremlini paralajmëroi për një “spirale përshkallëzimi” pas sulmeve izraelite.

“Sigurisht, raportet për viktima të mëdha në mesin e popullatës civile janë veçanërisht shqetësuese”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe sigurisht presim që ajo të kthehet në një kurs të qetë”.

Familjet e të burgosurve izraelitë

Forumi i pengjeve dhe personave të zhdukur, i cili përfaqëson familjet e të burgosurve të Gazës, tha në një postim në X se vendimi i qeverisë izraelite për të sulmuar tregoi se kishte vendosur të “heqë dorë nga pengjet”.

“Jemi të tronditur, të zemëruar dhe të tmerruar nga çmontimi i qëllimshëm i procesit të kthimit të të dashurve tanë nga robëria e Hamasit”, tha grupi. Ata e pyetën qeverinë pse “u largua nga marrëveshja e armëpushimit” me Hamasin.

Egjipti

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit tha se sulmet ajrore izraelite përbënin një “shkelje të hapur” të marrëveshjes së armëpushimit dhe përfaqësonin një “përshkallëzim të rrezikshëm” që kërcënonte stabilitetin e rajonit.

“Egjipti përsërit refuzimin e tij të plotë të agresionit izraelit që synon ri-shkaktimin e tensionit në rajon dhe minimin e përpjekjeve për të arritur de-përshkallëzimin dhe rivendosjen e stabilitetit,” shtoi ai.

مشاهد قاسية بعد قصف الاحتلال عائلة داخل مركبة مدنية في عبسان شرق خانيونس pic.twitter.com/MrnHnyDbZ0

— فلسطين أون لايـن (@F24online) March 18, 2025

Turqia

Ministria e Jashtme turke dënoi ashpër valën e fundit të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në zonë.

“Masakra e qindra palestinezëve në sulmet izraelite në Gaza tregon se politika gjenocidale e qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re”, thuhet në deklaratë.

“Izraeli sfidon njerëzimin me shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe vlerave universale në mënyrën më serioze”, shtoi ministria, duke argumentuar se një agresion i tillë kërcënon të ardhmen e rajonit.

UNRWA

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), lëshoi ​​një deklaratë për bombardimet e rënda të Izraelit ndaj Gazës.

“Skena të tmerrshme të civilëve të vrarë, përfshirë fëmijë, pas valëve të bombardimeve të forta nga forcat izraelite gjatë natës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Nxitja e ‘ferrit në tokë’ duke vazhduar luftën do të sjellë më shumë dëshpërim dhe vuajtje”, shtoi Lazzarini. “Kthimi në një armëpushim është i nevojshëm.”

 Malta, Belgjika dhe Zvicra, thirrje për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza

Dënimi i valës vdekjeprurëse të sulmeve të Izraelit në enklavë po rritet, me deklaratat e fundit që vijnë nga qeveritë e Maltës dhe Belgjikës, ndërkohë që Zvicra po kërkon gjithashtu një “kthim të menjëhershëm të armëpushimit”.

Në një postim në rrjetin X, kryeministri maltez Robert Abela i quajti “barbare” sulmet, ku u vranë të paktën 300 njerëz.

Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot kritikoi gjithashtu “sulmet e reja izraelite dhe numrin e tyre të rëndë njerëzor”.

“U bëj thirrje palëve të zbatojnë fazën e dytë të marrëveshjes, e cila duhet të hapë rrugën për rindërtim dhe paqe për të gjithë”, ka shkruar ai në X.

Ministria e Jashtme zvicerane iu përgjigj sulmeve izraelite, duke theksuar “detyrimin për të mbrojtur popullsinë civile”.

“Zvicra bën thirrje për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit, lirimin e të gjithë të burgosurve dhe dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare”, tha ministria.

Norvegjia

Kryeministri Jonas Gahr Store tha se sulmet izraelite ishin një “tragjedi e madhe” për popullin e Gazës.

 “Ata janë pothuajse pa mbrojtje, shumë prej tyre jetojnë në tenda dhe rrënojat e asaj që ishte shkatërruar më parë,” tha ai.

Holanda

Ministri i Jashtëm holandez Casper Veldkamp, ​​duke reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza, thotë se “të gjitha armiqësitë duhet të pushojnë përgjithmonë”.

Ai u bëri thirrje palëve ndërluftuese që të respektojnë kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe të mbrojnë të gjithë civilët. Ai tha gjithashtu se të burgosurit e mbetur izraelitë duhet të lirohen dhe se ndihma humanitare duhet t’u vihet në dispozicion atyre në nevojë.

Holanda ka qenë një aleat i vendosur i Izraelit në të kaluarën, duke bërë që grupet pro-palestineze në vend të padisin qeverinë holandeze për dështimin për të ndaluar gjenocidin në Gaza në nëntor të vitit të kaluar.

Xhihadi Islamik Palestinez

Grupi i armatosur Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ) akuzoi Izraelin për “sabotim të qëllimshëm të të gjitha përpjekjeve për të arritur një armëpushim”.

Kinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Pekini ishte “shumë i shqetësuar” për situatën, duke u kërkuar palëve “të shmangin çdo veprim që mund të çojë në një përshkallëzim të situatës dhe të parandalojë një fatkeqësi humanitare në shkallë të gjerë”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR)

CAIR, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave civile dhe myslimane me bazë në Uashington, tha në një deklaratë se dënon qeverinë e Netanyahu “për vazhdimin e sulmeve të tmerrshme dhe gjenocidale ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në Gaza, duke vrarë qindra civilë brenda disa orësh”.

“Netanyahu në mënyrë të qartë do të masakronte fëmijët palestinezë në kampet e refugjatëve sesa të rrezikonte kolapsin e qeverisë së tij duke shkëmbyer të gjithë ata që mbahen nga të dyja palët dhe duke i dhënë fund përgjithmonë luftës gjenocidale, siç kërkohet nga marrëveshja e armëpushimit që Presidenti Trump ndihmoi ndërmjetësuesit dhe të cilën ai duhet ta shpëtojë”, tha organizata. /tesheshi.com/

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Harvardi heq kriterin “200,000 dollarë”

Harvardi heq kriterin “200,000 dollarë”

Tre aleatë ballkanikë, pakt në kohë të trazuara

Tre aleatë ballkanikë, pakt në kohë të trazuara

Pse aeroporti i Zyrihut ndalon njoftimet në frengjisht?

Pse aeroporti i Zyrihut ndalon njoftimet në frengjisht?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni