Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur Edi Rama lexohet si i “rrezikshëm” prej “Open Balkan”

Sipas një analize, Ballkani ka liderë me dy fytyra, të llojit “euroskeptikë pro-BE”

by te Sheshi
11/09/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kur Edi Rama lexohet si i “rrezikshëm” prej “Open Balkan”
62
SHARES

Nga Katerina Kolozova

Në vitet e fundit, qëndrimet ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian në shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithnjë e më negative. Në vende si Serbia, dëshira për t’u anëtarësuar në union ka rënë në 40 për qind nga 57 për qind në vitin 2014; në Maqedoninë e Veriut – në 68 për qind nga 84 për qind në vitin 2012.

Ndërsa zhgënjimi për ritmin e ngadaltë të procesit dhe sfidat e ndryshme gjatë rrugës mund të jetë një nga shtysat kryesore të këtij trendi, ekziston një faktor tjetër, që është anashkaluar në masë të madhe: një pjesë e shoqërisë civile në këto vende, të cilët zakonisht identifikohet si pro-BE, ka filluar të përqafojë qëndrime që në fakt janë anti-BE.

Në të vërtetë, ka pasur një përputhje të pashpjegueshme midis mbrojtësve të demokracisë dhe vlerave evropiane dhe kundërshtarëve të tyre ideologjikë – ata që mbështesin tendencat autoritare të Aleksandar Vuçiçit në Serbi, Hristijan Mickovskit në Maqedoninë e Veriut dhe Edi Ramës në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur gradualisht, përmes promovimit të ideve që duken neutrale, si projekte rajonale të ngjashme me integrimin e BE-së, nevoja për stabilitet dhe respektimi i sovranitetit kombëtar, si dhe kritika ndaj forcave anti-demokratike brenda BE-së.

Gjatë dekadës së fundit, kanë qarkulluar ide të ndryshme në mesin e aktorëve të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor për mënyrën e qasjes ndaj integrimit rajonal. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe në propozimin dhe mbështetjen e këtyre iniciativave, disa prej tyre janë promovuar si prioritet ndaj anëtarësimit në BE. Disa kanë argumentuar se integrimi rajonal duhet të ndodhë fillimisht për të “përgatitur” vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në Union.

Problemi me këtë argument është se integrimi rajonal kthehen në një justifikim për të vonuar pafundësisht veprimet serioze për anëtarësimin në BE. Një shembull i qartë është nisma “Ballkani i Hapur” e nisur në vitin 2019 dhe e promovuar nga Vuçiç dhe Rama. Qëllimi i saj i deklaruar ishte integrimi ekonomik i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përmes rritjes së tregtisë, levizjes së lirë të qytetarëve, përmirësimit të aksesit në tregjet e punës dhe të tjera.

Pavarësisht objektivave ambicioze të “Ballkanit të Hapur” dhe deklaratave frymëzuese të liderëve të përfshirë, është bërë pak përparim në zbatimin e tij. Ndonëse disa aktorë të shoqërisë civile e kanë kritikuar këtë nismë, të tjerë kanë vazhduar të promovojnë mantrën e integrimit rajonal, duke mos parë rrezikun që ajo paraqet në shtyrjen pa afat të anëtarësimit në BE dhe promovimin e euroskepticizmit më mesin e popullatës së gjerë.

Një tjetër ide që ka depërtuar në shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor është ideja se anëtarësimi në BE ka sjellë ndarje të brendshme dhe paqëndrueshmëri dhe ka cenuar sovranitetin kombëtar të vendeve kandidate. Kjo ide ka qenë veçanërisht popullore në Maqedoninë e Veriut, ku korniza negociuese për anëtarësim është perceptuar si e dëmshme për interesin kombëtar për shkak të kushteve të veçanta të vendosura nga Bullgaria, lidhur me minoritetin bullgar në vend.

Kjo ka bërë që disa mbështetës publikë të anëtarësimit në BE të kërkojnë “ndalimin” e procesit të anëtarësimit derisa të rikthehet kohezioni kombëtar dhe stabiliteti. Ashtu si integrimi rajonal, promovimi i idesë që vendet kandidate duhet të “rregullojnë veten” fillimisht nënkupton që anëtarësimi në BE do të shtyhet pa afat dhe mund të mos ndiqet fare.

Së fundi, është paraqitur edhe pohimi se anëtarësimi në BE nxitet nga/ose fuqizon forcat anti-demokratike. Kjo mund të duket e paqartë për disa, ndaj do ta ilustroj me një shembull. Në një aktivitet të mbajtur në Shkup në vitin 2023, ku isha e pranishme, një studiues nga një institut mendimi prezantoi një studim që theksonte se autokratë si Viktor Orbáni i Hungarisë duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Përfundimi nga ky prezantim ishte se, meqë dikush si Orbáni na dëshiron në BE – pavarësisht se edhe dikush si Olaf Scholzi i Gjermanisë dëshiron të njëjtën gjë – duhet të jemi të kujdesshëm në ndjekjen e anëtarësimit në BE.

Të tjerë kanë argumentuar në artikuj dhe konferenca që kam ndjekur se aspekte të procesit të zgjerimit të BE-së inkurajojnë tendenca autokratike dhe anti-demokratike. Implikimi është që anëtarësimi duhet të shtyhet pafundësisht, gjoja në emër të demokracisë: “për të mos shpërblyer autokratët si Vuçiçi”.

Ka pasur gjithashtu kritika të zëshme ndaj BE-së: se ajo është “jodemokratike” dhe “jo parimore” në trajtimin e kandidatëve. Studimi im më i fundit mbi monitorimin e mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor tregon se ky diskurs përkon pothuajse në mënyrë të përkryer me narrativat pro-Kremlinit mbi zgjerimin e BE-së në rajon.

Ky euroskepticizëm që depërton në shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor mund të jetë i mbështjellë me retorikë “pro-demokracisë”, por në thelb është i njëjtë me atë që mbështetet nga liderët me tendenca autokratike në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

BE-ja nuk është një organizatë e përkryer dhe ekzistojnë shqetësime dhe arsye legjitime për kritikë ndaj historikut të saj. Megjithatë, duke përqafuar retorikën euroskeptike, duke bërë thirrje për një “ndërprerje” të përpjekjeve për anëtarësim dhe duke përhapur mosbesim brenda publikut të gjerë ndaj BE-së, të vetëshpallurit pro-BE po ndihmojnë forcat që dëshirojnë të sabotojnë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Duhet të jemi realistë për mjedisin aktual gjeopolitik. Ideja e sovranitetit absolut – që përjashton përafrimin gjeopolitik me fuqitë e mëdha rajonale – është një fantazi politike. Ideja e mosangazhimit u shemb me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ringjallja e saj në rrethanat aktuale është e pamundur.

Vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria përballen me një zgjedhje gjeopolitike. BE-ja mund të ketë problemet e saj, por me strukturat dhe organizimin e saj, ajo ofron stabilitet gjeopolitik – diçka që përafrimi me Rusinë dhe Kinën nuk e ofron. Kjo është bërë edhe më e qartë pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Ndjekja e rrugës euroskeptike në këtë kohë është e rrezikshme. Dalja nga procesi i anëtarësimit do të vendoste një precedent që do të destabilizonte ekuilibrin gjeopolitik rajonal dhe kontinental. Nuk është për t’u habitur që Turqia është ende, të paktën formalisht, një vend kandidat për anëtarësim në BE. Aktorët e shoqërisë civile do të bënin mirë të konsideronin rreziqet e përhapjes së “alternativave” ndaj anëtarësimit në BE dhe minimin e besimit të publikut duke menduar se kjo është rruga e duhur. /Tesheshi.com/

Mendimet e shprehura ne artikull janë të autorës e nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e portalit Tesheshi.com

Katerina Kolozova është profesore e filozofisë dhe teorisë politike. Ajo është gjithashtu autore e librit The Cut of the Real: Subjectivity in Poststructuralist Philosophy (2014).

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Kohë të zymta në futbollin brazilian

Kohë të zymta në futbollin brazilian

Tre vendet më të mira për pensionistët, njëra është në Evropë

Tre vendet më të mira për pensionistët, njëra është në Evropë

E nisën duke shtrënguar duart, pastaj….

E nisën duke shtrënguar duart, pastaj….

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni